Del në ankand ditari i Kennedyt: "Hitleri, figurë misterioze si prej legjendash"
Sot Donald Trump është krahasuar me Hitlerin në disa veprime. Ai madje thuhet edhe se ka një admirim për ish-diktatorin gjerman. Diçka e tillë u tha edhe për presidentin rus Vladimir Putin gjatë fushatës së Krimesë. Por këto janë spekullime mediatike ndërkohë që një tjetër figurë e njohur e politikës në shekullin e 20-të ka shprehur me dorën e tij admirimin për Adolf Hitlerin. Ish-presidenti amerikan, John F Kennedy ka lënë një ditar, në të cilin ai shkruante për liderin nazist fjalë përlavduese.
Mbështetje për Shqipërinë nga arbëreshët e Siçilisë para ndeshjes me kombëtaren italiane
KQZ rrëzon Prokurorinë për Peçin e Zotkaj
Ndonëse Prokuroria kërkoi heqjen e mandatit për bashkiakët socialistë të Poliçanit dhe Tepelenës, katër përfaqësuesit e mazhorancës në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve hodhën poshtë kërkesën e organit të akuzës për Adriatik Zotkajn dhe Tërmet Peçin. Argumentimi i Prokurorisë ishte se Zotkaj dhe Peçi kishin fshehur dënimet që kishin marrë të të kaluarën edhe pse ato nuk ishin shkak për ndërprerjen e mandatit. Por sipas organit të akuzës vetëm mosdeklarimi mjafton për heqjen e mandatit të bashkiakëve socialistë.
Pushohen hetimet për marrëveshjen e detit me Greqinë
Akuzat për marrëveshjen e detit me Greqinë janë rrëzuar pasi Prokuroria e Tiranës ka pushuar hetimet për ish-sekretarin e Përgjitshëm të Ministrisë së Jashtme, Ferit Hoxha, kryenegociator i marrëveshjes, kundëradmiralin Kristaq Gërveni, dhe ish - sekretarin e Përgjitshëm të ministrisë, Gazmend Turdiu. Tv Klan referon burime nga organi i akuzës, sipas të cilit personat në fjalë janë marrë në pyetje, por nga dëshmitë e tyre nuk janë gjetur element të veprës penale. Gjithsesi arsyet e vendimit nuk janë bërë të ditura.
Miratohen katër ministrat e rinj. Asnjë votë kundër për Fatmir Xhafën. Mungon Meta dhe PDIU
Parlamenti i Shqipërisë ka votuar sot katër ministrat e rinj duke i dhënë fund debatit dhe dilemës që lindën kryesisht nga emri i Fatmir Xhafës. Ky i fundit zëvendëson Sajmir Tahirin në Ministrinë e Brendshme, mori 76 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, në një votë ku mungoi PD-ja dhe PDIU-ja. Ogerta Manastirlu që emërohet ministre e Shëndetësisë, mori 79 vota, Eduard Shalsi në detyrën e ministrit të Çështjeve Vendore, mori 76 vota, kurse Olta Xhaçka në detyrën e ministres së Mirëqënies Sociale, 79 vota pro.
Ministrja e Arsimit Nikolla, në qendër të sulmeve gjatë seancës plenare të sotme
Seanca plenare e sotme është përshkruar nga debate dhe fyerje mes deputetit Blushi dhe ministres së Arsimit, Lindita Nikolla. Në debat është përfshirë edhe kryeministri Edi Rama. Më poshtë pjesë të debatit:
Gara për të kapitalizuar ndryshimin e politikës së jashtme të SHBA në Ballkan
Ditët e fundit në Washington është zhvilluar një takim i 68 anëtarëve të Koalicionit Ndërkombëtar kundër ISIS, i kërkuar ky nga sekretari i ri i Departamentit amerikan të Shtetit, Rex Tillerson. Aktivitetet e këtij takimi i ka përcjellë gjerësisht edhe ministri ynë i Jashtëm, Ditmir Bushati, i cili ka marrë disa kontakte. Kështu ai ka pritur në ambasadën tonë në Washington, sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Stoltenberg, akt ky që flet për rëndësinë e Shqipërisë në një rajon që po nxehet sërish.
Rusia futet në Europë me Poseidonin, rivalitet me TAP
Kompania ruse e naftës Gazprom dhe Eni e Italisë nënshkruan një memorandum mirëkuptimi në lidhje me furnizimin me gaz të Europës dhe Italisë nëpërmjet "Korridorit Jugor të Transportit" të gazit.Memorandumi u nënshkrua në Moskë nga CEO i Gazprom Aleksei Miller dhe CEO i grupit Eni S.P. Claudio Descalaci. Në komunikatën e vet, Gazprom, thotë se "Përditësimi i kontratave konsiston në ndryshimin e pikave të shpërndarjes së gazit që do transportohet përmes Korridorit Jugor."
Problemi i ujit prek 4 miliardë njerëz
Grushti i shtetit në Turqi, një pretekst i mirëpritur. Lëvizja Gulen nuk është eskremiste, e as terroriste
Shefi i Shërbimit sekret gjerman, BND, Bruno Kahl, i ka dhënë një intervistë revistës “Spiegel” përmeës së cilës jep disa përgjigje për terrorizmin, survejimin në botën e tanishme, ndryshimin e administratës amerikane, por edhe zhvillimet në Turqi. Duke qëndruar te kjo e fundit, vlerësimet e Kahl kanë rëndësi pasi ato marrin edhe nota politike, përderisa kreu gjerman i inteligjencës thotë se argumenti i Ankarasë zyrtare për grushtin e shtetit të muajit korrik, nuk ka bindur kënd në Perëndim.