Turp/Axhenda e fshehtë e Erjon Veliajt: Në mandatin e dytë prezantohet sistemi i llotarisë për të jetuar në Tiranë

Postuar në 27 Mars, 2017 14:38

Ideja ka ardhur nga llotaria amerikane, si shprehje e "American Dream". Veliaj i ka mbushur mendjen vetes se kryeqyteti shqiptar ka ndryshuar kaq shumë saqë tani është koha që të prezantohet "Albanian Dream". Tarifat shkojnë për buxhetin e Bashkisë dhe mendohet se vitin e parë do të përjashtohen nga detyrimi për aplikim vetëm italjanët që duan të vijnë këtu, por edhe tepelenasit meqë shoku Gramoz vazhdon të jetë i fuqishëm. 

Bullgari, Borisov drejt detyrës së kryeministrit për të tretën herë

Postuar në 27 Mars, 2017 13:02

Boyko Borisov, kreu i qendrës së djathtë në Bullgari, mund të jetë për të tretën herë kryeministër i vendit. Partia e tij ka dalë e para në zgjedhjet e së djelës ndonëse nuk ka arritur të marrë shumicën e nevojshme.

Rrugë vetëm për fushatë, 3 korridore mbetën në vend

Postuar në 27 Mars, 2017 11:48

Qeveria po mbyll mandatin e parë 4-vjeçar dhe në bilancin e vet duket se do ketë një defiçit të madh që ka të bëjë me investimet publike dhe kryesisht ato në infrastrukturë, ku qeveria e kaluar bazoi strategjinë e saj të zhvillimit. Tre korridore që u lanë pa përfunduar nga mandati paraardhës janë pothuajse në gjendjen e 4 viteve më parë.

Drejtuesi i dikurshëm i Top-Channel, Enkel Joti, emërohet drejtor i QSUT-së

Postuar në 27 Mars, 2017 10:41

Ogerta Manastirliu la detyrën e drejtoreshës së Qendrës Spitalore Universitare pasi erdhi në atë detyrë si zgjedhje personale e kryeministrit Edi Rama. Manastirliu njihet si pjesë e atij që quhet si Stafi i Bashkisë, njerëz që kanë punuar me Ramën kur ishte kryebashkiak dhe që aktualisht katapultohen në detyra më të larta pikërisht për këtë kredencial: njohjen me kryeministrin.

Shqipëria në Luftë me mullinjtë e erës

Postuar në 27 Mars, 2017 10:34

Në mars bëhen tre vjet që Shqipëria është kandidate për në BE, por hapja e negociatave shkon vetëm duke u shtyrë. Një ndër problemet kryesore janë deficitet në shtetin ligjor dhe kapja e instiucioneve nga krimi i organizuar. Problem është edhe korrupsioni në gjyqësor. Në Shqipëri, gjyqtarët dhe prokurorët janë të detyruar të bëjnë publike të ardhurat e tyre. Komisioni i BE, ka kritikuar se shkeljet e ketij detyrimi nuk janë ndëshkuar. Në dhjetorin e vititi të shkuar u publikuan të ardhuart e 81 gjyqtarëve të apelit, të cilat u pesëfishuan.

Milan në dorë të kinezëve

Postuar në 27 Mars, 2017 10:16

Si në filma/Nisën operacion të përbashkët, Mossad i kthen partnerët francezë në agjentë të dyfishtë

Postuar në 27 Mars, 2017 10:11

Shërbimi sekret izraelit, i njohur edhe si Mossad, është bërë sërish pjesë e telenovelave mediatike. Kësaj radhe në Francë. Një raport i brendshëm i shërbimeve franceze është publikuar nga gazeta e njohur “Le Monde” nxjerr në pah përpjekjet e agjencisë izraelite për të kthyer agjentë francezë në burime të dyfishta informimi. Dhe me sa duket ia ka dalë më sukses.

Zaev hedh poshtë ofertën e Gruevskit për qeveri pa shqiptarët: Çon në federalizim

Postuar në 27 Mars, 2017 09:35

Kreu i LSDM-së në Maqedoni, Zoran Zaev, ka hedhur poshtë ofertën e ish-kryeministrit Nikoll Gruevski, për krijimin e një qeverie pa shqiptarët, për të cilën VMRO-DPMNE do të jepte mbështetjen. Sipas Zaev një qeveri pa shqiptarët do të çonte në federalizim të shtetit, duke çuar në një ndarje faktike.

Selk’nam/Nga djem në burra. Një kulturë mijëravjeçare e zhdukur pak dekada më parë

Postuar në 27 Mars, 2017 09:21

Fotot e mëposhtme paraqesin imazhe thuajse ekskluzive të një kulture të epokës së gurit që vijoi të jetonte për 7000 vjet në Tierra del Fuego në Argjentinën Jugore. Selk’nam – ky është emri i fiseve që janë fotografuar këtu nga misionari Martin Gusinde.

Regjizori Kame: “Filmi duhet klasifikuar"

Postuar në 27 Mars, 2017 08:47

Regjizori Gëzim Kame ka bërë disa komente mbi debatin për ndalimin apo kushtëzimin e transmetimit të filmave të prodhuara para viteve ’90 nga televizionet kombëtare. Përmes një interviste në gazetën “Panorama”, Kame thotë se filmat duhen parë për atë që përfaqësojnë në raport me historinë, me figura të caktuara dhe me frymën e kohës. Çështja është që disa prej tyre kërkojnë sqarime, të tjerë nuk ka pse jepen në tv kombëtare.

Asnjërit nga atyre që kanë qenë pjesë, nuk i ka shpëtuar debati rreth ndalimit të filmave në komunizëm. Ç’mendoni?

Pages

Subscribe to ResPublica RSS