Rilindjen se pengon dot asgje, reformat po: Tautologji quhet?

Postuar në 25 Mars, 2017 19:39

Ballkani Perëndimor, në kryqëzim të tensionit ndërkombëtar. Asnjë garanci për politikën e ShBA

Postuar në 25 Mars, 2017 19:05

Derek Chollet, zv. President Ekzekutiv dhe Këshilltar i Lartë për Sigurinë dhe Politikën e Mbrojtjes në Fondin Marshall të ShBA thotë se politika amerikane ndaj Ballkanit është e paqartë. Chollet ka qenë Ndihmës Sekretar i Mbrojtjes dhe Ndihmës i posaçëm i Presidentit dhe është njohës i çështjeve të rajonit. Komentet e tij në intervistën për Europeanwesternbalkans.com paraqesin rëndësi pasi politika e vendeve si Shqipëria po luan së fundmi me fiksionet e një mbështetjeje dhe vazhdimësie që nuk rezulton me ndërrimin e administratës amerikane.

Lavrov: Shqiptarët, minoritet në Maqedoni

Postuar në 25 Mars, 2017 16:35

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov ka bërë disa komente për situatën në Ballkan dhe rritjen e ndikimit rus në rajon, siç cilësohet kjo gjë nga perëndimi. Në një leksion të zhvilluar me oficerët e Akademisë së Shtabit të Përgjithshëm të Rusisë ai ka cilësuar se “shumë gjak rus është derdhur në Ballkan”, duke nënvizuar se konsideratat për ndikimin rus në fakt injorojnë një histori të vjetër marrëdhënies. 

Edi Rama ofron President me mirëkuptim

Postuar në 25 Mars, 2017 16:14

Për herë të parë kryeministri ka folur për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit në një muhabet pensionistësh që e transmetoi liv në fb. Duke iu përgjigjur merakut të një të moshuari se a i ka mazhoranca votat për të zgjedhur Presidentin e Republikës kryeministri sipas njoftimit  pasi shpjegoi procedurën parlamentare të zgjedhjes së kreut të shtetit nënvizoi se “ndonëse mazhoranca i ka votat për ta zgjedhur që në raundin e parë, do tentojmë që presidenti apo presidentja të jetë një figurë që të ketë një mirëkuptim dhe mbështetje”.

Avokatia kineze për vlerën e filmave të komunizmit

Postuar në 25 Mars, 2017 13:26

Debatit për ndalimin ose jo të filmave të komunizmit i është shtuar edhe një këndvështrim i Top Channel mbi këtë temë. Për të dëshmuar një lloj anjanësie në debat, Top Channel ka udhëtuar deri në Kinën e largët ku ka konstatuar se  “Filmat nga Shqipëria ishin një dritare e botës për miliona adhurues kinezë të filmit, në kohën kur marrëdhëniet mes dy vendeve shënonin kulmin e tyre”. Por  Top Channel thotë se edhe sot kinezët vazhdojnë t’i ndjekin me interes të madh filmat shqiptarë, ndërsa te ne diskutohet ndalimi i atyre të periudhës komuniste.

Paralizohet trafiku në Tiranë nga koncerti i Leonard Bombajt (Video)

Postuar në 25 Mars, 2017 13:10

Një aktivitet i Sirea Film për Rekordet Guinnes është bërë shkak që ndonëse ditë e shtunë trafiku në Tiranë të paralizohet. Me lejen e Bashkisë së Tiranës, koncerti do të mbahet në sheshin mes Ministrisë së Transporteve dhe Ministrisë së Energjisë për dy ditë. Për këtë arsye Policia e Rrugore të Tiranës është urdhëruar të bllokojë trafikun edhe në disa akse të rëndësishme, duke këshilluar qytetarët të evitojnë qarkullimin në drejtim të “Dëshmorëve të Kombit” dhe rrugët “Çamëria”, “Myslym Shyri”.

Rritja abuzive e çmimit të gazit me marrëveshje

Postuar në 25 Mars, 2017 12:37

Autoriteti i Konkurrencës do të nisë një hetim të thelluar për të gjitha segmentet e tregut të ngarkim, shkarkim, import, depozitim dhe shitje me shumicë të gazit të lëngshëm të naftës për konsum familjar dhe biznes. Ky vendim vjen pas hetimit paraprak të kryer nga ky institucion për produktin e gazit të lengshëm. Në hetim do të përfshihen 9 kompani të tregtimit të këtij produkti për periudhën kohore maj 2015 deri në shkurt 2017.

Trafik droge me vulën e shtetit, policia kishte mohuar implikimin

Postuar në 25 Mars, 2017 11:06

Një hetim i Prokurorisë së Krimeve të Rënda implikon strukturat e policisë në trafikun ndërkombëtar të drogës. Bëhet fjalë për përfshirjen e 4 policëve të pikës kufitare të Qafë Thanës në trafikimin e 8 tonë kanabis nga Maqedonia drejt Belgjikës, me një kamion që kaloi tranzit nga Shqipëria dhe u kap në Ankona të Italisë.

Opozita mbetet vetëm, Basha nuk merr mbështetje nga SHBA

Postuar në 24 Mars, 2017 22:16

Vizita e kryetarit të Partisë Demokratike në Shtetet e Bashkuara u mbyll me një intervistë në Zërin e Amerikës, ku Basha u pyet për takimet që pati në Uashington. Deklaratat e tij duhet thënë se nuk sollën asgjë të re në qëndrimet e opozitës, përveç konfirmimit se PD do të bllokojë zgjedhjet edhe pse nuk do të marrë pjesë në proces.

O vlla, si i bëhet që nuk i bie, apo ky specialitet i LSI-së?

Postuar në 24 Mars, 2017 21:45

Pages

Subscribe to ResPublica RSS