Shqipëria kërkon thellimin e bashkëpunimit strategjik me Trump
Qeveria shqiptare nuk u tregua shumë entuziaste për zgjedhjen e Donald Trump në presidencën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Kjo për shkak të pozicionimit politik dhe ekspozimit të panevojshëm të kryeministrit shqiptar, Edi Rama pro kandidates demokrate, Hillary Klinton.
Reagon Presidenti: Për Zhitin, dëshmi bashkëpunimi në Spaç. Konstatova edhe paqëndrueshmëri psikike
Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, ka reaguar ndaj komenteve të Visar Zhitit, i Ngarkuar me Punë i Shqipërisë në Vatikan, i cili një ditë më parë akuzonte kreun e shtetit për dekretimin e Fatmir Xhafës si ministër i Brendshëm. Përmes një interviste të shkurtër në gazetën “Panorama”, Nishani zbulon disa arsye se përse nuk u dekretua Zhiti si ambasador në Vatikan, çështje kjo që ka lënë pezull përfaqësimin e Shqipërisë në Selinë e Shenjtë.
Dialogu kombëtar për të shkuarën është i nevojshëm
Shqipëria ka pasur një fillim të ngadaltë për krijimin e një kuadri më të gjerë, në të cilin të angazhohet për t’u përballur me të shkuarën komuniste. Aktualisht, mund të shohim kalimin nga heshtja në një angazhim aktiv me të shkuarën në fusha të ndryshme. Kjo është inkurajuese, pasi do të garantojë të ardhmen demokratike të Shqipërisë.
Trump kërkon punëtorë të huaj për vjeljen e rrushit
Një nga sloganet e fushatës së Donald Trump ishte: "Të blejmë produkte amerikane, për të punësuar amerikanët", por siç është shpallur së fundmi nga gazeta lokale Daily Progress, Kantina e Verës së familjes Trump në Charlottesville në Virginia kërkon punëtorë të huaj për të vjelur rrushin! Kompania, e kryesuar nga djali 33 vjeçar i presidentit ka aplikuar me anë të një programi të veçantë për të rekrutuar 29 punëtorë të huaj sezonale për vjeljen e rrushit, pasi qytetarët amerikanë nuk kanë qenë të gatshëm për të punuar në këto pozicione.
Bashkimi doganor i Ballkanit Perëndimor mund të hyjë në fuqi brenda 6 muajve
Bashkimi doganor i vendeve të Ballkanit Perëndimor mund të hyjë në fuqi brenda këtyre 6 muajve. Lajmi raportohet nga një gazetë e Banja Lukës, “Nezavisne novine” dhe referohet nga disa media në rajon. Sipas kësaj gazete marrëveshja për koordinimin e procedurave dhe dokumentacionit pritet të nënshkruhet në panairin e Mostarit dhe mendohet të jetë një hap konkret në krijimin e një hapësire të vetme ekonomike mes Serbisë, Bosnjes. Malit të Zi, Kosova dhe Shqipërisë.
As për kryeministër, as për president...
Kryeministri Edi Rama ka qenë dje në studion e “News24” për një intervistë për aktualitetin politik. Ai ka dhënë disa përgjigje për zhvillimet kryesore mes të cilave atë se vettingu do të bëhet, se kërkesa për qeveri teknike as që diskutohet, për shkak se mandati i tij buron nga votat. Për koalicionin dhe rikonfirmimin e tij, Rama ka qenë i paqartë, nëse është në rrugën e një marrëveshjeje të re me Ilir Metën. Por ai ka qenë më i hapur kur ka folur për detyrën e kryeministrit, e cila sipas tij i takon partisë që del e para në zgjedhje.
Berisha akuzon edhe SHBA për kanabizimin e Shqipërisë/Krahason Edi Ramën me Manuel Noriegën
Ish-kryeministri Sali Berisha ka pritur sot në zyrën e vet ambasadorin amerikan në Tiranë, Donald Lu. Raportimin mbi takimin e bën vetë Berisha që shkruan në profilin e vet në Facebook se takimi ishte me natyrë informative mbi qëndrimet e opozitës. Berisha ka bërë një ekspoze për arsyet se përse PD-ja është në protestë, për drogën që ka mbuluar vendin dhe ka krijuar fondin e financimit elektoral. Në pasazhet e veta, Berisha ka akuzuar hapur edhe Lu si mbështetës të politikës së kanabizimit, duke mbështetur Edi Ramën kryeministër, të cilin ai e krahasoi me Manuel Noriegën e Panamasë.
Lupimaris – peshkatarët e fundit
Lupimaris – kështu titullohet foto dokumentari i Christian Stemper i cili ka sjellë disa fotografi nga jeta dhe aktiviteti i peshkatarëve grekë të ishullit Paros. Peshkatarë me varkën e tyre, në stilin e Heminguejit, ata vetëm në Paros numërojnë 99 varka për 31 peshkatarë. Gjysma e varkave të fotografuara në vitin 2010 nuk ekzistojnë më pasi askush nuk do të bëhet më peshkatar. Po vjen pra fundi i një tradite mijëvjeçare, që i ka lënë vendit peshkimit industrial dhe të mekanizuar duke na kujtuar sesi ato aktivtetete që shenjuan njeriun, sot po braktisen.
Rama bën monologje, tjetërkush vendos rregullat e lojës
Ilir Meta përforcoi sot mesazhin e dhënë nga Luan Rama se zgjedhje pa opozitën nuk mund të ketë, duke treguar se është ai që vendos rregullat e lojës, pavarësisht se çfarë thotë kryeministri i vendit. “Më vjen keq për këtë pyetje. Njoftoheni të gjithë se pluralizmi ka ardhur që në 12 dhjetor të 1990-ës në Shqipëri dhe ne duhet të gjithë të punojmë që këto të jenë zgjedhje të shkëlqyera, larg qëndrimeve kategorike që mund të na sillnin pasoja katastrofike, të padëshiruara për Shqipërinë dhe shqiptarët dhe sidomos këta fëmijë”- tha Meta.
Ngrohja/7 000 fluska metani gati të shpërthejnë në Arktik
Shkencëtarët rusë kanë identifikuar 7000 fluska metani gati për të shpërthyer, në gadishullin Yamal dhe Gaydan në Arktik. Fluskat janë krijuar si pasojë e presionit të metanit nëntokësor që gjen daljen në sipërfaqe për shkak të rritjes së temperaturës dhe shkrirjes së akullit nëntokësore që shërben si kapak. Dukuria është e ngjashme me gropat e mëdha që u konstatuan në Yamal vitin e kaluar e që krijuan shqetësim të madh te komuniteti i shkencëtarëve. Shpërthimi i fluskave do të krijonte kratere të reja duke sinjalizuar se çfarë efekti sjell ndryshimi i temperaturës.