Debati për filmin, nuk mjafton interneti vallë?
Fatos Tarifa ka vendosur të përfshihet në një debat që është hapur së fundmi për transmetimin e filmave të prodhuar nga Kinostudio në kohën e regjimit të Enver Hoxhës. Tarifa shfaqet menjëherë si dashamirës i artit dhe i atyre që i quan “vlera kulturore të popullit tonë”, duke deklaruar se ndalimi i filmave është censurë neobolshevike.
Macron, fitues i debatit presidencial në Francë
3 orë e 24 minuta mbajti debat televiziv i pesë kandidatëve për zgjedhjet presidenciale në Francë, ku nuk munguan konfrontimet. Protagonistë ishin padyshim Marine Le Pen dhe Emmanuelle Macron. Temat e diskutuara nga burkini, ekonomia e BE-së dhe marrëdhëniet me Rusinë e Putinit. Fituesi? Në fund të mbrëmjes rrjeti BFMTV bëri një anketë të shpejtë ku rezultoi se Makron ishte më bindës, ndërsa Francois Fillon dhe Marin Le Pen u renditën pas tij.
Nga Lindja e Mesme në SHBA - jo më shumë se celularin me vete
SHBA do të ndalojë pajisjet elektronike më të mëdha se celulari udhëtarëve që hyjnë Lindja e Mesme.
"Mëkatet e ish- Kinostudios jo të vogla, kleri mysliman vuajti propagandën"
Debatit mbi shfaqjen ose jo të filmave të periudhës së komunizmit i shtohet edhe këndvështrimi i klerikëve, të cilëve regjimi u jepte një rol pezhorativ deri dhe tallës. Nëkryetari i Komunitetit Musliman, Gazmend Aga thotë në një intervistë për Gazeta Shqiptare se religjonet ishin më të goditura nga sistemi i propagandës që materializohej në filmat e Kinostudios.
"Lufta e Parë Botërore nuk ka përfunduar akoma"
Mendimi strategjik turk duket se bashkohet në domosdoshmërinë e zgjerimit territorial dhe ndikues të vendit në rajonet ku dikur sundonte Perandori Osmane. Ish-kryeministri Davutoglu ishte një nga propozuesit e kësaj ideje që synon të shpallë legjitimitetin e kërkesave turke, por pas tij edhe analistë të tjerë nuk shohin drejtim tjetër për stabilitetin dhe zhvillimin e vendit.
Teatër në çadrën e pushtetit, LSI mund të mos hyjë në zgjedhje (Video)
Edi Rama rrezikon të hyjë i vetëm në zgjedhje, pasi LSI duket se nuk do e ndjekë nga pas pasi i qëndron parimit për zgjedhje me opozitën. Një ditë pasi Edi Rama ose partneri në koalicion tha se nuk e tremb një vetëpërjashtim i Partisë Demokratike nga sistemi, shfaqet LSI dhe nënkryetari i saj Luan Rama që deklaron se zgjedhjet pa opozitën do ishin farsë dhe do cënonin standardet demokratike të vendit.
E merr kush seriozisht shtetin tonë?
Çfarë lloj shteti është Shqipëria e sotme? Çfarë përfaqëson ajo në arenën ndërkombëtare përveç ekzistencës nominale? A e merr kush seriozisht këtë lloj krijese pa formë dhe pa përmbajtje që ushtron talentin e vet për gjullurdi të vogla si prej sarhoshi që ka rënë në dy pare xhepi? Me sa duket jo dhe këtë mund të kuptosh në një politikë pa sens dhe pa kuptim, që kryqëzon çdo akt dhe çdo korrent, kondensuar natyrshëm vetëm nga parëndësia e saj.
Apologji publike nga Xhafaj: Kam qenë hetues, por jo dhunues
Pas dekretimit nga Presidenti Nishani si Ministër i Brendshëm Fatmir Xhafaj ka sqaruar me një deklaratë publike akuzat mbi të kaluarën e tij si hetues i Prokurorisë Krujës. Deklarata vjen si përgjigje ndaj rezervave të shprehura nga Nishani për figurën e tij, duke përcjellë edhe mesazhin se nuk ka ndërmend të tërhiqet.
Opinioni pozitiv për punën e Trump-it bie në 37%
Kompania amerikane e sondazheve, Gallup, ka 80 vjet që mat nivelin e aprovimit të punës së presidentëve nga publiku amerikan. Nga sondazhin e sotëm i saj, rezulton se vetëm 37% e amerikanëve kanë opinion pozitiv për punën e Presidentit Trump. Në ditët e para të punës së tij si president, nivlei ishte 45%.
Në historinë 80-vjeçare të sondazheve Gallup, asnjëherë nuk ka ndodhur që aprovimi i punës së presidentëve nga publiku amerikan të ketë qenë poshtë 50-përqindëshit, në tre muajt e parë të mandatit të parë.
E.Zaloshnja
Greqia braktis stërvitjen e NATO-s
Tension dhe shqetësim ka shkaktuar në Athinë vendimi i komandës së NATO-s për të përjashtuar nga harta e stërvitjes ushtarake ishullin grek të Lemnos, pas një kërkese të ardhur nga Turqia. Shefi i komandës turke që shërben në Ramstain të Gjermanisë, thuhet se kërkoi përjashtimin e ishullit nga stërvitja e NATO-s e planifikuar për këtë të hënë. Vitin e kaluar ishulli i Lemnos ishte pjesë e hartës.