Turqia drejt sulltanatit të Erdogan si realitet kushtetues
Me përdorimin e dhunës fizike ndaj demonstruesve në parkun Gazi në Stamboll në periudhen 27 maj-15 qershor 2013 dhe rritjes së presionit ndaj fjalës së lirë dhe medias, u detyrova për herë të pare në jetën time publicistike të shkruaja kundër politikës së Erdoganit, edhe pse deri në atë kohë kisha shumë rezerva për objketivat afatmesme dhe afatgjata të partisë islamike që drejtohet prej tij.
Rusia, sfidë për nacionalizmin shqiptar në Ballkan*
Kriza ekonomike dhe politike që po përshkon Evropën qysh prej fillimit të viteve 2010, po shoqërohet së fundmi me shenja të dukshme të destabilitetit të rajonit të Ballkanit. Kjo nuk do të thotë se destabiliteti lindi pikërisht pas vitit 2010, për vetë faktin – apo mitin – se Ballkani njihet si “fuçi baruti”. Megjithatë, grindjet politike në Malin e Zi në Tetorin e vitit 2016, u shoqëruan me krizën e trenit serb në Kosovë në Janar të 2017, ndërsa kohët e fundit iu la vendi krizës elektorale dhe ndëretnike në Ish Republikën Jugosllave të Maqedonisë.
Postieri i mirë i Bullgarisë
“Postieri i mirë” – këtë epitet ka marrë Ivani, një postier në një fshat të braktisur bullgar, në kufi më Turqinë për shkak të qëndrimeve të veta ndaj emigrantëve sirianë. Ivani është subjekt i një dokumentari po me këtë titull – e ku deklaron se do të garojë për zgjedhjet lokale në Golyam Dervent, i boshatisur nga banorët. Dhe nëse fiton do të lejojë që imigrantët sirianë të vendosen në fshat për t’i dhënë sërish jetë atij. “Postieri i mirë” u shfaq në Amsterdam në vitin 2016 dhe ka marrë vlerësime.
Më 25 mars zyrtarizohet një tjetër BE - Europa e shumë shpejtësive
Gjermania, Franca, Italia dhe Spanja kanë rënë dakord se shpëtimi i BE-së nga “shpërthimi” siç e quan presidenti francez, Hollande, është vetëm kalimi drejt një Europe me shumë shpejtësi. Gjatë një takimi në Versaille të Francës, drejtuesit e këtyre shteteve kanë dakordësuar ndryshimin e modelit ekzistues të integrimit, që do të shërbente si për të relaksuar tensionet e brendshme, ashtu edhe për të dhënë një përgjigje nga daljes së Britanisë së Madhe nga blloku I 27 vendeve.
7 mars 1887 - Mësonjtorja e parë shqipe
Mbushen 130 vjet nga hapja e shkollës së parë shqipe. Respekte për mësuesit e vërtetë të shkollës shqipe!
Valentina Tereshkova, astronautja e parë femër
Në vitin 1963 ajo oriboti 48 herë rreth Tokës.
http://www.smithsonianmag.com/smart-news/happy-80th-birthday-first-woman...
Sondazh: 67% të kënaqur me punën e policisë, vetëm 55% me të kryeministrit
Nga dy sondazhe elektronike të veçanta të zhvilluara nga Questia.al, rezulton se 67% e të anketuarve janë të kënaqur me punën e policisë dhe 33% janë të pakënaqur, ndërsa vetëm 55% janë të kënaqur me punën e kryeministrit dhe 45% janë të pakënaqur. Kampionët e anketimit përbëhen kryesisht nga votues të moshës 18-64 vjeç, dhe treçereku i tyre banojnë në zona urbane.
E. Zaloshnja
Hungaria vë në lëvizje diplomacinë në BE kundër Platformës Shqiptare
Hungaria ka ndërmend të vërë në lëvizje institucionet e Bashkimit Europian për të dënuar të ashtuquajturën Platformë Shqiptare, mbi të cilën partitë në Maqedoni po negociojnë të drejtat e tyre. Sipas agjencia maqedonase MIA, ministri i Jashtëm hungarez, Peter Szijjarto u tha reporterëve se “Hungaria e dënon platformën dhe ndërhyrjen e një kryeministri të huaj në punët e brendshme të një vendi fqinj”.
Ministrja e Mbrojtjes flet për buxhetet e Mbrojtjes nga Maqedonia
Ministria e Mbrojtjes do të shtojë fondet për t'i përdorur për një projekt madhor për mbrojtjen e Shqipërisë. Lajmi është bërë i ditur nga Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli gjatë një leksioni përpara studentëve të Universitetit Ndërkombëtar të Strugës, ku ndër të tjera shpjegoi dhe rëndësinë e pjesmarrjes së Shqipërisë në NATO.
"TemaTV"
Mbi "politikën" e provokimit
Italishtja ka një fjalë shumë të përshtatshme për ata që premtojnë shumë e bëjnë pak, në mos asgjë: Farabolano. Edhe në shqip fjala duket sikur përligjet mirë: të jep përshtypjen e një tullumbaceje që çahet për të lëshuar vetëm ajrin që mban brenda duke u lëshuar me nxitim drejt tavanit ku përplaset e mandej bie në tokë.