Çfarë loje luan opozita?
Sot pas ofertës së përfaqësuesve të koalicionit qeverisës, PD-ja, apo më saktë kryetari i saj, mbajti disa qëndrime. Ose një qëndrim me disa shprehje. Në darkë, përmes një postimi në Facebook, Basha ka lënë të kuptohet se qeveria teknike është kush i panegociueshëm.
Suksesi i allosojtë: Në 2016, suksese në luftën kundër kanaibisit. Mars 2017: Duhet Plan Kombëtar kundër kanabisit
Shtator 2016: Citohet DASH për suksesin e Policisë dhe punën e saj të shkëlqyer
Mars 2017: Plan Kombëtar pë kanabisin dhe liri për të shkruar:
Kontenierët e mbetjeve, hetimi duhet zhvendosur në dogana
Zef Preçi, ekonomist dhe drejtor i Qendrës për Kërkime Ekonomike, poston sot në profilin e vet në Facebook disa komente mbi çështjen e 1300 kontenierëve me mbetje që dyshohet se kanë kaluar në Shqipëri, Çështja kërkon hetim dhe qartësim nga qeveria shqiptare e cila deri më tani ka deklaruar se asgjë nuk është e vërtetë. Por Preçi ngre disa dyshime dhe sugjeron se hetimi duhet të zhvendoset në Doganat shqiptare, aty ku operon edhe një konçesionar për skanimin. Më poshtë po përcjellim komentet e z. Preçi, meqenëse parashtrojnë dyshime të ligjshme:
BE-ja i flet vetëm një pjese të Ballkanit - protesta kundër BE-së në parlamentin serb(video)
Rajoni po kalon një moment shumë të vështirë - këto thotë Mogherini në Parlamentin e Serbisë ndërkohë që një pjesë proteston me thirrjet pro Serbisë.
Protesta të sllavëve kundër Platformës së Tiranës. Në sheshe edhe aktorë e këngëtarë
Menjëherë sapo Federica Mogherini kërkoi nga presidenti maqedonas Ivanov që të rishikojë vendimin e tij për të mos I dhënë mandatin Zoran Zaevit për krijimin e qeverisë, protestat kanë nisur në disa qytete të këtij vendi. Siç raporton agjencia MIA, protestat janë mbajtur për të kundërshtuar Platformën e Tiranës. Aty janë përfshirë edhe artistë, si aktorja Snezana Konevska Rusi, e cila duke iu bashkuar shoqatës “Për një Maqedoni të Bashkuar” u bëri thirrje të gjitha partive që të mos votojnë për një vend bilingual.
Ofertë për dialog nga mazhoranca, koalicioni opozitar pranon opsionin e bisedimeve
Drejtuesit e koalicionit zgjedhor, Edi Rama dhe Ilir Meta, i kanë bërë thirrje sot opozitës shqiptare, konkretisht Partisë Demokratike, që të paraqesë propozime konkrete, realiste për çështjet kryesore të reformës zgjedhore dhe asaj në drejtësi. Përmes një deklarate, dyshja e koalicionit, i ka lënë PD-së të zgjedhë tryezën, formatin dhe vendin e dialogimit.
Takim i "shfryrë" Kotzias-Bushati në Athinë
Takimi i radhës mes ministrit të Jashtëm Ditmir Bushati dhe homologut të tij grek Nikos Kotzias, duket se futi në një hulli normaliteti marrëdhëniet mes dy vendeve, të provokuara nga retorika e fortë nacionaliste e kryeministrit shqiptar mbi çështjen çame dhe ligjin e luftës. Takimi mes tyre nuk u shoqërua me një konferencë për shtyp, për të mos i dhënë karatkter mediatik kësaj vizite siç thonë burime të Ministrisë së Jashtme Greke. Shkak, evitimi i çdo ndikimi në prag të fushatës zgjedhore në Shqipëri.
AKIP: Informacion nga prokuroria dhe Ministria e Financave për lajmin e kontenierëve me mbetje nga Italia
Zaev: Nuk kemi biseduar për asnjë Platformë me Ahmetin
Zoran Zaev, kreu i LSDM-së dhe personi që sot mbështetet nga Perëndimi në Maqedoni, ka deklaruar dje në emisionin “Otvoreno” në Tv 24 se me Ali Ahmetin nuk ka biseduar asnjë lloj Platforme.
Bota agresive e Trump, shkrimtari Oz: Mëngjesin që ai fitoi, i shkruajta Merkelit
Amos Oz, shkrimtari izraelit, i ka dhënë një intervistë revistës gjermane “Spiegel”, e cila ka luajtur me një titull që ka të bëjë me presidentin amerikan Donald Trump. Një përpjekje thuajse e përditshme për të delegjitimuar dhe diskredituar administratën e re amerikane, e cila duhet thënë se në strukturimin e stafeve të saj nuk ka bërë ndonjë gabim. Në çdo rast, Oz flet për situatën në Lindjen e Mesme, për Palestinë, Izraelin, konfliktin.