“Leximi serb” për krizën maqedonase: Perëndimin e shqetëson vija ortodokse
Në krizën maqedonase ka hedhur një vështrim edhe Serbia. Në Maqedoni ka një parti të pakicës serbe, kryetari i së cilës është Ivan Stoilkoviç i cili dje i ka dhënë një intervistë gazetës serbe “Informer”. Intervista ka njëfarë interesi pasi ajo duket se shkon në shtratin e përpjekjeve sintetizuese që synojnë amplifikimin e rrezikut shqiptar në Ballkan dhe rolin e nacionalizmit shqiptar si dorë e zgjatur e Perëndimit.
Ngjela shkruajti dje se ka nisur "albanizimi i Maqedonisë'. Kujdes: Jo, shqiptarizimi. Duket se sllavët e kanë pikasur këtë projekt
Qenkan të thella këto punë
Ali Ahmeti, me qetësi dhe dashuri.“Ujit” kokat e “nxehta”: Do ta gjejmë zgjidhjen
Ndërkohë që politikanët në Tiranë janë ngritur për të folur për albanofoninë primitive të George Ivanovit, Ali Ahmeti, ose ndryshe “ustai” i kësaj situate, ka ujitur nervat e shqiptarëve me fjalë pastori.
Fati i Maqedonisë vendoset në Tiranë. Madje në një lagje të saj
Hapet rruga për trajtimin antibakterial te pacientët me Sindromën e Zorrës së Irritueshme
Një studim i fundit nga universiteti McMaster hedh dritë mbi disa aspekte të ndikimit që ka flora bakteriale e zorrës në pacientët që vuajnë nga Sindroma e Zorrës së Irritueshme, çrregullimi gastrointenstinal më i përhapur në botë. Dhimbjet e përhapura në abdominal, diare dhe konstipacion, parehati dhe ndjenjë pasigurie në konsumin e ushqimeve, këto janë disa simptoma të personave që preken nga sindroma, e cila thuhet se nuk shkakton pasoja për sëmundje terminale. Sindroma njihet edhe si koliti nervor.
Pushteti i vërtetë në dorë të burokracisë?
Angelo Panebianco shkruan sot në “Corriere della Sera” mbi një libër të ri që ka dalë në qarkullim në vendin fqinj me Shqipërinë, e I cili sugjeron një lexim “ndryshe” të pushtetit të vërtetë në Itali. “Zotërinjtë e kohës së humbur”, titullohet libri që ka për autorë Francesco Giavazzi dhe Giorgio Barbieri. Në libër tema qendrore është ai proces i zëvendësimit të pushtetit të vërtetë që është mbajtur deri më dje nga politika, me pushtetin e administratës. Burokracisë.
Kriza maqedonase, dyshja Ivanov – Gruevski dhe një rol i paqartë i Ali Ahmetit
Deklarata dhe vendimi i djeshëm i Presidentit të Maqedonisë, George Ivanov, për të mos mandatuar për krjimin e qeverisë së re, Zoran Zaev të LSDM-së, ka shtuar pikëpyetjet rreth daljes nga kriza politike. Në dukje akti i Ivanov shkon në mbrojtje të Gruevskit dhe oferta të tij, duke i dhënë kohë dhe duke sugjeruar se agjenda nacionaliste e sponsorizuar nga jashtë nuk do të pranohet. Ky është në fakt një mesazh për sllavët maqedonas dhe një përpjekje për të izoluar Zaev në kurthin e varësisë së plotë nga shqiptarët.
Reagimi i parë jozyrtar nga Tirana për qëndrimin e Presidentit maqedonas
“Zoti Ivanov, gjuha shqipe s'është e armikut po e një populli shtetformues në Maqedoni. Pa shqiptarët nuk ka Maqedoni i dashur President!”
Votim elektronik për gjyqtarët, por jo për shqiptarët
Një aventurë me një përfundim të qartë: dështimin. Kështu ui cilësua votimi elektronik nga kryeministri Edi Rama më 20 janar të këtij viti. Si përherë, “argumenti” teknik është opinioni negativ i OSBE-ODIHR. E teksa rrëfen me siguri se dështimi është drejtimi ku të çon votimi elektronik, kryeministri dhe aleati i tij në qeveri, pranojnë që të “luajnë kumar” me këtë aventurë, kur e vënë atë në përdorim për shortin e gjyqtarëve.