Ankandi i parë për veprat erotike
Për herë të parë në 275 vjet pune, shtëpia e ankandit Sotheby mbajti një ankand vetëm për veprat e artit erotik. Ankandi u zhvillua në Londër, dy ditë pas Shën Valentinit, dhe përfshiu vepra nga Pablo Picasso, Egon Schiele, Camille Bombois dhe Ettore Sottsass. Femra të zhveshura në periudhat e kubizmit, portrete topless të Rilindjes dhe skulptura mashkullore parakaluan për blerësit, duke u dhënë mundësinë për eksploruar historinë e artit erotik.
Izmir Smajlaj, kampion i Europës
Atleti shqiptar Izmir Smajlaj fitoi medaljen e artë në Kampionatin Europian të sallave të mbyllura që zhvillohet në Beograd të Serbisë, në garën e kërcimit së gjati. Shkodrani kërceu 8.08 metra, që është edhe rekordi i ri kombëtar në këtë disiplinë.
Pankorrupsion në Shqipëri - raporti i DASH-it për 2016-ën
Raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit për vitin 2016 nxjerr sërish zbuluar qeverinë për problemet që ka në raport me korrupsionin, ndërhyrjen e politikës në sistemin gjyqësor dhe mungesën e transparencës. Raporti thotë se qeveria nuk e ka zbatuar në mënyrë efektive ligjin që parashikon dënime penale për zyrtarëve publikë dhe kjo ka bërë që funksionarët publikë të angazhuar në praktika korruptive shpesh të mbeten pa u ndëshkuar.
Peticioni i Vetting-ut, sa gjysma e firmave për referendumin e mbetjeve
“Ka një vullnet mbarëpopullor, të shprehur në të gjitha format, edhe përmes kësaj forme, me një nisëm të shoqërisë civile që Partia Socialiste e mbështet plotësisht dhe fuqimisht, në funksion të çlirimit të këtij vendi nga diktatura e korrupsionit dhe e kriminalitetit në sistemin e drejtësisë. Është një diktaturë që “de fato” ka bërë shumë viktima në këto 20 e kusur vite dhe të cilës i ka ardhur fundi, falë kësaj reforme jetike, transformuese dhe shtetndërtuese”.
Rikthimi i “militarizmit” serb
A rrezikohet që Ballkani të përfshihet sërish në një konflikt ushtarak? Asgjë nuk përjashtohet, por të paktën nisur nga ajo që ndodhi në vitet ’90, lufta e ardhshme, me gjasë do të jetë luftë e të tjerëve në Ballkan. Para disa javësh bëri lajm deklarata e sekretarit amerikan të Mbrojtjes, James Mattis, i cili në raportimin para Senatit deklaroi se angazhimi i SHBA-së në Kosovë do të reduktohet nëse FSK-ja kthehet në ushtri. Në thelb kjo do të thotë se SHBA ruan pozicionimin e vet.
Loja tinzare e qeverisë me taksën e re të pronës dhe adresarin e OSHEE
Para pak javësh Operatori i Shpërndarjes së Energjisë nisi një fushatë verifikimi të adresave përmes një formulari që u është hedhur qytetarëve poshtë derës dhe ku kërkohen të dhëna për banesën, sipërfaqen dhe të tjera hollësi në lidhje me pronësinë e banesave. Siç ka ndodhur shpesh me këtë qeveri, nismat nuk janë shoqëruar asnjëherë me transparencë dhe kjo për shkak të qëllimeve që fshihen pas tyre.
Kritikë e drejtpërdrejtë e Gjermanisë ndaj vendimeve të presidentit maqedonas Ivanov
Gjermania, një vend që ka angazhim të posaçëm për stabilitetin e Maqedonisë, ka kritikuar vendimin e presidentit të këtij vendi, George Ivanov, për të refuzuar mandatimin e Zoran Zaev.
“Acarimi i gjendjes në ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë është shumë shqetësues. Tendosjet e brendshme politike po cënojnë që ta largojnë edhe më shumë këtë vend nga rruga e anëtarësimit në Bashkimin Evropian", deklaroi ministri i Jashtëm gjerman Sigmar Gabriel gjatë një vizite në Ukrainë, raporton "Deutsche Welle".
Qeveria greke kërkon 3 miliardë euro borxh
Qeveria greke ka kërkuar ndihmë financiare nga Banka Botërore, raporton në Politico. Artikulli citon deklaratën e një përfaqësuesi të Bankës, i cili tha se "Athina ka kërkuar asistencë teknike dhe financiare për të adresuar sfida të tilla si papunësia afatgjatë, konkurrenca, rritja ekonomike dhe mbrojtja
sociale. Sipas procedurës së ndjekur në raste të tilla, çdo vendim
Turi i Mogherinit dhe rënia e mitit të BE-së në Ballkan
Ballkani mbetet zona më e padisiplinuar politikisht e Europës, duke pritur periodikisht emisarët e Brukselit për të zhbllokuar situatat që krijohen në raport me funksionimin e demokracisë dhe integrimin e këtyre vendeve në Bashkimin Europian.
Maqedoni/BDI deklaron pjesëmarrje në qeveri me LSDM
Bashkimi Demokratik për Integrim ka dhënë dritën jeshile për bashkëqeverisje me LSDM-në. Vendimi është marrë nga kryesia e partisë 24 orët e fundit, duke rrëzuar paqartësinë më të madhe që qëndronte mbi ekuacionin politik të Zoran Zaev dhe refuzimit prej tij të mandatit nga presidneti maqedonas, George Ivanov.