Ministri i Jashtëm austriak: Për imigrantët të krijohen qendra pritëse në Egjipt, Gjeorgji apo në Ballkanin Perëndimor

Postuar në 05 Mars, 2017 22:16

Ministri i Jashtëm Sebastian Kurz propozon krijimin e qendrave të pritjes për refugjatët në Gjeorgji apo në Ballkanin Perëndimor. Ai e ka hedhur këtë ide gjatë një interviste për gazetën “Bild am Sonntag” duke dëshmuar vizionin e mbajtjes të pastër të Europës. 

200 mijë refugjatë të rinj si pasojë e betejës në Mosul

Postuar në 05 Mars, 2017 21:54

Namuzi në PE: Femrat duhet të marrin më pak sepse janë më pak inteligjente(video)

Postuar në 05 Mars, 2017 19:06

Në debatin e zhvilluar në Parlamentin Europian, eurodeputeti polak Janusz Korwin-Mikke bëri disa komente fyese ndaj socialistes spanjolle  Iratxe Garcia-Perez. 

“Kartel” në tregun e sigurimeve, çmimet vendosen me marrëveshje

Postuar në 05 Mars, 2017 16:48

Tregu i sigurimeve në Shqipëri një nga më kaotikët. Kështu vlerëson Autoriteti i Konkurrencës në raportin vjetor të depozituar në Kuvendin e Shqipërisë. Në raport argumentohet se janë bërë hetime të shumta dhe ka rezultuar se të gjitha shoqëritë që operojnë në këtë fushë, në datën 24 gusht 2016-të kanë rritur çmimet në të njëjtën masë dhe në të njëjtën ditë.

Marëveshja me FMN-në, pa bereqet

Postuar në 05 Mars, 2017 15:40

Biznesi i industrisë prodhuese në vend, i grupuar pranë Konfindustrias ka dhënë vlerësimet e tij lidhur me rezultatet e pritshme të marrëveshjeve të qeverisë me FMN-së. Kreu i Konfindustrisë, Gjergj Buxhuku, ka deklaruar se këto marrëveshje nuk sollën rritje ekonomike të mjaftueshme, që të justifikojnë rritjen e borxhit. 

"TemaTv"

Video/Ndërrim rolesh në bulevard

Postuar në 05 Mars, 2017 14:05

Edhe shfaqja e sotme përfundoi me sukses. 

4838303-3929392 by e-d21

Parkimi me sms - vetëm 100 lekë, apo më shumë?

Postuar në 05 Mars, 2017 13:01

Ka disa ditë që kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj, po i bën publicitet nismës për prenotimin e parkimit të makinës me sms. Ja si e përcillte lajmin televizioni kombëtar Top-Channel, një ditë më parë duke i marrë prononcim një inspektori: 

Frikë për konfrontim në Maqedoni. Gruevski kërkon zgjedhje të parakohshme

Postuar në 05 Mars, 2017 12:19

Partia e Nikolla Gruevskit, VMRO-DPMNE, ka kërkuar që me zgjedhjet lokale që mbahen së afërmi në Maqedoni të mbahen edhe zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Sipas kësaj partie prioritarizimi i platformës shqiptare ka ndryshuar raportet shtetërore dhe qytetarët kanë dalë në plan të dytë. 
Paralel me këtë qëndrim politik, duket se Gruevski ka mobilizuar edhe njerëzit e vet duke krijuar klimë tensioni dhe pasigurie. Kjo aq sa edhe kreu i LSDM-së, Zoran Zaev, nuk jep shumë siguri nëse në vend nuk do të ketë përplasje fizike. 

“Ne nuk jemi oportunistë”. Rreshtimi në zgjedhje mbetet për t’u zbardhur në prill?

Postuar në 05 Mars, 2017 12:00

Kreu i LSI-së, Ilir Meta, ka nisur fushatën elektorale duke lënë të kuptohet se opsionet e kësaj partie në zgjedhe janë disa. Në këtë drejtim ai ka bërë disa insinuata duke theksuar se “LSI nuk i do të rinjtë vetëm për fasadë”, për të ecur më tej në dhënien e një note pozitive për partinë që drejton. 

“Thriller” i Jacksonit, top - albumi i të gjitha kohërave në “R&B/Hip-Hop”

Postuar në 05 Mars, 2017 11:39

Albumi “Thriller” i legjendës Michael Jackson është top albumi i të gjitha kohërave në kategorinë “Top R&B/Hip-Hop Albums” më 1983-84. “Thriller” ishte për 37 javë në krye të kësaj liste të Billboard, transmeton. Ndërsa në vend të dytë është albumi i vitit 2009 nga Black Eyed Peas “The E.N.D.” Në vend të tretë është përsëri Jackson me “Off the Wall”. Dhe top pesëshen e përmbyllin Whitney Huston me albumin debutues të titulluar sipas saj, si dhe M.C. Hammer me albumin “Please Hammer Don't Hurt 'Em” është në vendin e pestë.

 

Pages

Subscribe to ResPublica RSS