Miratohen katër ministrat e rinj. Asnjë votë kundër për Fatmir Xhafën. Mungon Meta dhe PDIU

Postuar në 23 Mars, 2017 14:22

Parlamenti i Shqipërisë ka votuar sot katër ministrat e rinj duke i dhënë fund debatit dhe dilemës që lindën kryesisht nga emri i Fatmir Xhafës. Ky i fundit zëvendëson Sajmir Tahirin në Ministrinë e Brendshme, mori 76 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, në një votë ku mungoi PD-ja dhe PDIU-ja. Ogerta Manastirlu që emërohet ministre e Shëndetësisë, mori 79 vota, Eduard Shalsi në detyrën e ministrit të Çështjeve Vendore, mori 76 vota, kurse Olta Xhaçka në detyrën e ministres së Mirëqënies Sociale, 79 vota pro.

Ministrja e Arsimit Nikolla, në qendër të sulmeve gjatë seancës plenare të sotme

Postuar në 23 Mars, 2017 13:46

Seanca plenare e sotme është përshkruar nga debate dhe fyerje mes deputetit Blushi dhe ministres së Arsimit, Lindita Nikolla. Në debat është përfshirë edhe kryeministri Edi Rama. Më poshtë pjesë të debatit: 

Gara për të kapitalizuar ndryshimin e politikës së jashtme të SHBA në Ballkan

Postuar në 23 Mars, 2017 11:40

Ditët e fundit në Washington është zhvilluar një takim i 68 anëtarëve të Koalicionit Ndërkombëtar kundër ISIS, i kërkuar ky nga sekretari i ri i Departamentit amerikan të Shtetit, Rex Tillerson. Aktivitetet e këtij takimi i ka përcjellë gjerësisht edhe ministri ynë i Jashtëm, Ditmir Bushati, i cili ka marrë disa kontakte. Kështu ai ka pritur në ambasadën tonë në Washington, sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Stoltenberg, akt ky që flet për rëndësinë e Shqipërisë në një rajon që po nxehet sërish.

Rusia futet në Europë me Poseidonin, rivalitet me TAP

Postuar në 23 Mars, 2017 11:33

Kompania ruse e naftës Gazprom dhe Eni e Italisë nënshkruan një memorandum mirëkuptimi në lidhje me furnizimin me gaz të Europës dhe Italisë nëpërmjet "Korridorit Jugor  të Transportit" të gazit.Memorandumi u nënshkrua në Moskë nga CEO i Gazprom Aleksei Miller dhe CEO i grupit Eni S.P. Claudio Descalaci. Në komunikatën e vet, Gazprom, thotë se "Përditësimi i kontratave konsiston në ndryshimin e  pikave të shpërndarjes së gazit që do  transportohet përmes Korridorit Jugor."

Problemi i ujit prek 4 miliardë njerëz

Postuar në 23 Mars, 2017 10:28

Grushti i shtetit në Turqi, një pretekst i mirëpritur. Lëvizja Gulen nuk është eskremiste, e as terroriste

Postuar në 23 Mars, 2017 10:14

Shefi i Shërbimit sekret gjerman, BND, Bruno Kahl, i ka dhënë një intervistë revistës “Spiegel” përmeës së cilës jep disa përgjigje për terrorizmin, survejimin në botën e tanishme, ndryshimin e administratës amerikane, por edhe zhvillimet në Turqi. Duke qëndruar te kjo e fundit, vlerësimet e Kahl kanë rëndësi pasi ato marrin edhe nota politike, përderisa kreu gjerman i inteligjencës thotë se argumenti i Ankarasë zyrtare për grushtin e shtetit të muajit korrik, nuk ka bindur kënd në Perëndim.

Londra në shënjestrën e terrorizmit (Foto)

Postuar në 23 Mars, 2017 09:32

Skena paniku dhe tmerri përfshinë dje zemrën e Londrës, ku një agresor me shumë gjasë terrorist islamik shtypi me makinë këmbësorët dhe pastaj shkoi përpara godinës së parlamentit duke vrarë me thikë policin 48-vjeçar Keith Palmer. Vrasësi sipas Daily Mail ka pasur tipare aziatike dhe ishte rreth 40 vjeç. Bilanci i sulmit është 4 të vrarë,  40 të plagosur, mes të cilëve 29 janë në spital

Lavatriçja globale - 20 mld$ të pastruara përmes bankave kryesore në Perëndim

Postuar në 23 Mars, 2017 09:31

Gazeta britanike “The Guardian” ka raportuar këto ditë për një nga skemat më të mëdha të pastrimit të parave. Për lindjen e Europës ajo është skema më e madhe e realizuar ndonjëherë dhe arrin shifrën e 20 miliardë dollarëve. Origjina dhe autorësia e operacionit i faturohet rusëve dhe me këta nënkuptohet aktorë të lidhur me qeverinë ruse dhe KGB-në. Skema përfshinte kompani fictive britanike, banka ruse dhe një gjykatë në Moladvi.

Kenia, fotografohet një lloj i rrallë maceje

Postuar në 23 Mars, 2017 08:47

Shpërthen Erdogan, kërcënim të hapur Europës

Postuar në 22 Mars, 2017 22:31

Mesazh Europës për të respektuar të drejtat e njeriut dhe demokracinë ka dërguar Rexhep Tajip Erdogan, duke bërë deklarata provokuese dhe kërcënime për sigurinë e qytetarëve evropianë. Duke folur me gazetarët në Ankara, Erdogan "paralajmëroi" evropianët se nëse do të vazhdojnë në këtë mënyrë, nuk do të jetë në gjendje të ecin të sigurtë në rrugë.

Pages

Subscribe to ResPublica RSS