Ish-ministri që kërkonte faktet dhe mesa duket i gjeti(video)

Postuar në 17 Tetor, 2017 14:56

Dalin përgjimet e Habilajt, përmendet emri "Saimir"

Postuar në 17 Tetor, 2017 12:57

“30 mijë euro i duhet t’ia japë Saimirit”. Kjo deklarate eshte nje pjese nga pergjimet e bandes se droges kryesuar nga Moisi Habilaj, arrestuar të hënën ne Itali dhe qe theksohet edhe nga media italiane Meridioneës.it se eshte kusheri i ish-ministrit te Brendshem, Saimir Tahiri.

“Një lidhje farefisnie mund të thote shume, sidomos nëse e ke me një ish-ministër – i larguar nga detyra në mars – tepër i përfolur, pasi në vendin e tij akuzohet se mbron një klan trafikantësh droge”, nis shkrimin gazeta italiane.

Elektrifikimi i dytë, sakrificën ta bëjnë fshatarët

Postuar në 17 Tetor, 2017 12:28

Ngjan si situatë surrealiste por disa rajone të Jugut prej afro dy javësh nuk furnizohen me energji nga ora 8  e paradites deri në orën 16 të pasdites. Kohë që mesa duket është edhe orari zyrtar i punonjësve të OSHEE-se të angazhuar në punimet për rikonstruksionin e linjës 35 kV të rajonit të Jugut.

Procesi "Shullazi", Rektori nuk mban mend gjë. Oficeri i policisë dëshmon për "aq sa kishte dëgjuar në radio"

Postuar në 17 Tetor, 2017 11:55

Rektori i universitetit të Tiranës, Mynyr Koni ka dëshmuar procesin gjyqësor që po zhvillohet ndaj Emiljano Shullazit. Rektori që u bë sebep për ndalimin e tij, ka deklaruar se nuk e ka përmendur emrin e Shullazit në dëshminë që ka dhënë më herët. Sipas Rektorit ai është thirrur nga disa persona në një makinë të zezë dhe pasi është future brenda, i është kërkuar që të hiqte dorë nga gara për rektor. Mediat raportojnë se Emiljano Shullazi e ka pyetur nëse ka qenë ai në makinë dhe përgjigja e rektorit ka qenë:

“Ishte shumë errësirë, nuk kujtoj gjë”.

Aleks Buda – ngritja dhe rënia e Akademisë

Postuar në 17 Tetor, 2017 10:30

Ditë më parë, kryeministri Rama deklaroi me një mesazh të shkurtër në “Facebook” se nuk do ta financonte më Akademinë e Shkencave nëse ky institucion nuk “reformohej”, dhe se financimet për Akademinë do t’ua kalonte universiteteve për kërkime shkencore. Ky është qëndrimi i tij pas kritikave publike bërë më parë ndaj Akademisë së Shkencave nga prof. Artan Fuga; Akademia e Shkencave, sipas tij, është kthyer në një gërmadhë që nuk u jep më asgjë Shqipërisë, shkencës, albanologjisë.

"Të arrestohet Sajmir Tahiri"

Postuar në 17 Tetor, 2017 09:43

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka kërkuar përmes një konference për shtyp arrestimin e ish-ministrit të Brendshëm, Sajmir Tahiri, pas ndalimit në Itali të Moisi Habilajt.

Në Butrint ka ndërtim dhe jo rehabilitim

Postuar në 17 Tetor, 2017 00:18

Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro i ka vënë detyrë vetes të bindë njerëzinë se në Butrint “nuk po ndërtohet asgjë”. Se aty po zhvillohet një mjedis ekzistues, “një gati kasolle” që t’u shërbejë turistëve që lodhen duke ecur. E pyetur sot nga Top-Channel, ministrja ndër të tjera tha:

Rusia emeton KriptoRublën, monedhën shtetërore digjitale

Postuar në 16 Tetor, 2017 22:19

Rusia do të jetë vendi i parë me monedhën e parë difjitale. Kriptorubla pritet të jetë Kriptomonedha kombëtare e Rusisë e cila do të bazohet mbi softin që përgjigjet për asetet digjitale – blockchain-  por do të gjurmohet nga qeveria. Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Komunikacioneve Nikolay Nikifirov dhe raportohet nga agjencia Sputnik. KriptoRubla do të emetohet dhe menaxhohet vetëm nga qeveria ruse, mund të shkëmbehet në çdo kohë me rublën, por nëse poseduesi nuk sqaron burimin e kriptomonedhës do të ngarkohet me 13% taksë.

Atentat me telekomandë gazetares së "Panama Papers"

Postuar në 16 Tetor, 2017 22:02

Gazetarja që udhëhoqi investigimin e “Panama Papers” për çështje të korrupsionit në Maltë, Daphne Caruana Galizia mbeti viktimë e një atentati të hënën pasdite kur makina e saj, një Peugeot 108, u shpërbë plotësisht pas një shpërthimi të telekomanduar. Shpërthimi ishte aq i fortë sa pjesët  e makinës u shpërndanë në fushat përreth rrugës.

Përplasja e yjeve neutronikë në origjinë të elementëve si ari, argjendi, uranium…

Postuar në 16 Tetor, 2017 18:32

Shkencëtarët kanë detektuar për herë të parë bashkimin e dy yjeve neutronikë të cilët kanë çliruar energji dhe ndriçim që është kapur në Tokë. Yjet neutronikë janë yje të shuar që kanë dendësi shumë të madhe. Vëzhgimi i kësaj ngjarjeje të ndodhur në një galaktikë 130 milionë vjet dritë larg - NGC 4993 në yjësinë Hydraka  - ka rëndësi shumë të madhe, pasi shkencëtarët kanë mundur të identifikojnë origjinën e disa elementëve të tabelës së Mendelejevit, përfshirë elementë të rëndë.

Pages

Subscribe to ResPublica RSS