21 bashki në vend pa Shërbim Zjarrëfikës (Video)

Postuar në 05 Gusht, 2017 20:28

Në gjithë vendin mësohet se  janë djegur më shumë se 500 hektarë pyje e kullota nga zjarret e shpërthyera që prej qershorit. Edhe këtë vërë Emergjencat Civile kanë kërkuar ndihmën e avionëve nga Greqia dhe Italia pasi  vendi ynë nuk ka avionë ujëhedhës. Tv Klan raporton se 20 bashki nga 61 që ka i gjithë vendi, nuk kanë fare shërbim zjarrfikës, ndaj dhe sytë jane drejtuar nga vendet fqinje ku është kërkuar dergimi i avionëve për të shuar nga ajri zjarret e shumta që janë shënuar këtë verë . Sipas Emergjencave Civile 90 për qind e rasteve janë zjarrvënie të qëllimshme.

Julian Assange akuzon publikisht CIA-n

Postuar në 05 Gusht, 2017 18:30

Themeluesi i Wikeleaks, Julian Assange në një opinion të botuar në gazetën "Washington Post"  akuzon publikisht CIA-n dhe kreun e saj, Mike Pompeo se janë kundër fjalës së lirë. Asange thotë se Mike Pompeo, në fjalimin e tij të parë si drejtor i CIA-s, zgjodhi t’i shpallë luftë fjalës së lirë dhe jo kundërshtarëve të vërtetë të Shteteve të Bashkuara, duke e konsideruar WikiLeaks si një "shërbim informacioni armiqësor".

Nuk ka asnjë fitore diplomatike apo politike në Maqedoni

Postuar në 05 Gusht, 2017 18:09

Ka një përpjekje tinzare në mediat e pushtetit të Tiranës për të amplifikuar atë që ka ndodhur këto ditë në Maqedoni me ligjin për gjuhët. “Zyrtarizohet gjuha shqipe”, ky është titulli që po synohet t’i ngulitet në mendje shqiptarëve, si e si që të shitet një sukses diplomatik i Tiranës zyrtare që mori pjesë aktivisht në minimin e stabilitetit politik e institucional të Maqedonisë në muajt e fundit.

"Xhonturqit" e Erdoganit*

Postuar në 05 Gusht, 2017 16:31

Më 16 prill qytetarët turq votuan në favor të disa amendamenteve tërësore kushtetuese që e rishkojnë sistemin qeverisës drejt një modeli të presidencës me fuqi ekzekutive, një lëvizje e konsideruar si fillimi i një ere të re në Turqi. Në frymën e këtyre amendamenteve, presidenti Recep tayyip Erdogan u zgjodh kryetar i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim(AKP) në muajin maj por do të duhet të presim deri në zgjedhjet e vitit 2019 – nëse jo më shpejt – të ndjejmë zbatimin e kushtetutës së amenduar.

Pas firmës ruse Kaspersky, ushtria amerikane ndalon përdorimin e dronëve kinezë

Postuar në 05 Gusht, 2017 15:25

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, vendi që përcaktoi dhe imponoi rrugëtimin e botës drejt epokës së informacionit online dhe komunikimit, duket se është kujtuar për rreziqet e mëdha që paraqet ajo. Pas kërkesës së Senatit për të hequr nga përdorimi produktet e firmës ruse Kaspersky(http://www.respublica.al/2017/07/29/tensionet-shba-rusi-kongresi-amerika...), në shënjestër kanë ardhur edhe kinezët.

Kërkesë për referendum për rivendosjen e monumentit të Enver Hoxhës

Postuar në 05 Gusht, 2017 11:12

Gazeta “Dita” publikonte dje në faqen e vet online një letër që thuhet se është nënshkruar nga 93 veteranë dhe pasardhës veteranësh të Luftës Antifashiste Nacionaçlirimtare. Letra në fjalë sugjeron për autoritetet më të larta të vendit heqjen e monumentit të Ahmt Zogut dhe një referendum për rehabilitimin e figurës së Enver Hoxhës. Thuhet ndër të tjera në letër: 

Reparacionet ndaj Polonisë - taktikë çorientuese e Kaczyński-t

Postuar në 05 Gusht, 2017 10:52

Me të vërtetë, monstruoziteti i krimeve gjermane edhe ndaj polakeve dhe polakëve jo hebrenj, dhe veç të tjerash masakrimi i 150.000 civilëve vetëm në Kryengritjen e Varshavës në vitin 1944, mbeten përgjithmonë një turp dhe një padrejtësi skandaloze. Kjo aq më tepër, kur thuajse askush nga përgjegjësit gjermanë nuk dha llogari ndonjëherë për këtë para drejtësisë.

Droga, patentë (pu)shtetërore e Republikës së Shqipërisë

Postuar në 05 Gusht, 2017 10:42

Zëri i Amerikës raporton sot për një rritje të trafikut të drogës nga Shqipëria drejt Italisë. Media në fjalë, e imunizuar ndaj rromuzeve të sforcuara dhe nga halli të qeverisë në Tiranë, i referohet raporteve të Antidrogës italiane që “bllokoi gjatë muajit qershor rreth 6 tonë lëndë narkotike kanabis”. Shkruan ZA: 

Shqipja, gjuhë e dytë zyrtare në Maqedoni. Një draft i ngjashëm u propozua edhe nga Gruevski

Postuar në 05 Gusht, 2017 10:13

Sot media në Tiranë njoftojnë me gëzim se qeveria maqedonase miratoi ligjin për gjuhën shqipe, një kërkesë këmbëngulëse kjo nga partitë shqiptare të Maqedonisë të dirigjuara nga Shqipëria zyrtare. Televizioni maqedonas Alsat Tv, njofton se drafti i kaluar parashikon:

Bashkia u kërkon pronën falas banorëve për të shmangur procedurat

Postuar në 04 Gusht, 2017 22:11

Bashkia e Tiranës shpërndau të premten një material mbi inspektimin e kryebashkiakut Veliaj në zonën e Selitës, e cila po i nënshtrohet një rikualifikimi urban. Veç të tjerash Veliaj kërkoi nga banorët të bëjnë një sakrificë dhe t’i lirojnë bashkisë 1 metër nga avllitë e tyre në në funksion të projektit në fjalë.

Pages

Subscribe to ResPublica RSS