Arrestimi i Habilajt në Itali, Ramës i kërkohen sqarime për Audin e Tahirit
Pas lajmit të bërë publik në mediat italiane për kapjen e Moisi Habilajt, i akuzuar si pjesë e një rrjeti ndërkombëtar të trafikut të drogës, kryetari i Partisë Demokratike i ka kërkuar Edi Ramës të japë sqarime për lidhjet e denonbcuara nga opozita të ish-ministrit Tahiri dhe vëllezërve Habilaj.
S’ka bashkim të Tatimeve me Doganat
Ishte në top listën e prioriteteve të qeverisë “Rama 2” si një reformë që të do të ulte korrupsionin dhe do të lehtësonte procedurat për biznesin, madje ministria e Financave ishte duke shqyrtuar eksperiencën e tre vendeve: Gjeorgjisë, Kanadasë dhe Suedisë pwr bashkimin e Tatimeve me doganat. Por vizita e Fondit Monetar Ndwrkombwtar duket se i ka vwnw fre kwtij projekti.
Dinjitarët e replikave!
Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme ka dalë në media për të replikuar në distancë me presidentin grek Prokopis Pavlopulos, i cili i quajti amatoreske lëvizjet e Shqipërisë në lidhje me ligjin për minoritetet.
Dimtir Bushati është shfaqur i prerë dhe si të thuash i është përgjigjur drejtëpërdrejtë akuzave duke mos kursyer nënkuptimet. “Amatorizimi kam frikë se duhet kërkuar nëpër kryeqytetet e vendeve të tjera, por kurrësesi në Shqipëri”- ka thënë Bushati.
Po i numëron të gjithë që t'u nisë faturat. Burimet: Së shpejti taksë solidariteti me kombëtaren. Propozim i Armando Dukës
Dielli i kuq që la pas uragani Ofelia
Fenomeni u vu re në disa pjesë të Anglisë dhe sipas meteorologëve është shkaktuar nga rëra sahariane që solli me vete uragani.

Kroaci, arrestohen pesë ish-anëtarë të bordit menaxhues të Agrokor
Policia kroate ka arrestuar disa prej drejtuesve kryesorë të kompanisë “Agrokor” e cila ka kalur aktualisht nën menaxhimin e një administrate të emergjencës caktuar nga qeveria.
Hiletë e OSHEE-së në aplikimin për çmimin e ri të energjisë
Enti Rregullator i Energjisë ka hapur procedurën për të miratuar tarifat e reja të energjisë elektrike për konsumatorët fundorë në 2018-tën. Tashmë pritet që dy kompanitë OSHEE dhe OST të dërgojnë aplikimin pranë Entit për të bërë propozimin e çmimit të ri.
ERE do të marrë dy vendime të ndryshme në fund të muajit dhjetor, një për përcaktimin e tarifës që Operatori i Transmetitmit do të vendosë mbi kompaninë e shpërndarjes për përdorimin e rrjetit, dhe një tjetër për çmimin që OSHEE u shet energji konsumatorëve.
Kohezioni social po zbehet. E ardhura bazë e garantuar, si alternativë
Një e ardhur minimale duhet garantuar për të gjithë qytetarët pavarësisht nëse punojnë ose jo”.
Bertrand Russell
Radhë e madhe te Bashkëqeverisja...
Zaev, sovrani i ri i skenës politike në Maqedoni
Fitore të madhe që tejkaloi të gjitha parashikimet arriti LSDM-së e kryeministrit Zoran Zaev në raundin e parë të zgjedhjeve komunale që u mbajtën të dielën në Maqedoni. Partia e tij arriti të dominojnë që në raundin e parë në 37 nga 81 bashkitë e vendit, ndërsa VMRO e Nikolla Gruevskit fitoi vetëm në 3 bashki.
Partia e Zoran Zaev fitoi në Kumanovë, Manastir (Manastir), Prilep, Ohër, Strumicë dhe shumë bashki të tjera. Lideri i LSDM-së duke folur në mesnatë për mbështetësit e tij foli për një fitore të madhe dhe një votëbesim të qeverisë.
