Njerëzit nuk përjetojnë të njëjtat përvoja të Prag Vdekjes

Postuar në 27 Korrik, 2017 14:27

Një tunel dhe një dritë e fortë, ndjesi paqeje, shkëputje nga trupi. Këto janë disa nga shenjat që raportohen nga persona të ndryshëm që kanë përjetuar përvoja të prag vdekjes. Në një studim të publikuar në Frontiers in Human Neuroscience ka marrë në shqyrtim këto raportime për të kuptuar sa prej tyre janë universale dhe sa janë përvoja unike të një individi. Një nga çështjet më pak të studiuara është rregullsia e mundshme e shfaqjes së këtyre dukurive te personat që përjetojnë përvoja të ngjashme.

Ministria e Kulturës pranon prezencën e minoritetit kombëtar grek në Dhërmi

Postuar në 27 Korrik, 2017 12:19

Dje u bë e ditur se Ministria e Jashtme greke kishte reaguar zyrarisht për prishjen e dy shtëpive në Dhërmi të Himarës, të cilat ajo I konsideron se I përkasin pjesëtarëve të minoritetit grek.

Sipas deklaratës bëhet e qartë se mënyra si procedon Tirana zyrtare është e papranueshme dhe se ajo bie ndesh me vetë ligjet e shtetit shqiptar. Këtu ka rëndësi se ndërhyrja e Greqisë që I kujton Tiranës zyrtare pasojat në procesin e Integrimit, përligjet me faktin se sipas Athinës, po preken prona të minoritetit kombëtar grek.

Drejt kanonizimit

Postuar në 27 Korrik, 2017 11:36

Alolzije Stepinac duket se do të kanoizohet nga Vatikani. Kardinali kroat që ka shkaktuar shumë polemika mes Serbisë dhe Kroacisë, do të hyjë në panteonin e katolicizmit, pavarësisht akuzave që  i bëhen për mbështetjen morale dhe verbale që i dha regjimit të ustashëve të Paveliçit në Luftën e Dytë Botërore. Në lojë kanë hyrë edhe aktorë të jetës publike në Izrael, si profesori I historisë Gideon Greif dhe rabini Avraham Krieger, meqenëse regjimi i ustashëve krijoi dhe administroi kampin e Jasenovacit, i cilësuar ndër më të tmerrshmit.

Uji dhe energjia, koha e realizimit të premtimit për TVSH-në 6%

Postuar në 27 Korrik, 2017 09:18

Erjon Veliaj gënjeu paq edhe kësaj radhe dhe i eci. Ai tha se çmimi i ujit rritet për ta barazuar të paktën me Kamzën dhe si shembull tjetër solli Korçën ku sipas tij uji paguhet me 99 lekë/m3. Sot televizioni i mikut të tij, Carlo Bolino, “ReportTv” që për këtë çështje është pozicionuar kundër kryebashkiakut, raporton se kjo është e pavërtetë. Sipas këtij televizioni në Korçë uji paguhet me 65 lekë/m3 dhe çmimi nuk ka ndryshuar për 15 vjet.

Peticion online kundër praktikave shkatërruese të peshkimit

Postuar në 26 Korrik, 2017 23:48

As në pushtet, as në opozitë. Thjesht në Pazar

Postuar në 26 Korrik, 2017 23:19

Ajo që ndodhi sot në mbrëmje në Këshillin Bashkiak të Tiranës na rikonfirmon shijen e hidhur të poshtërimit që buron nga një klasë politike që është aty për të bërë biznes. Si fillim duhet të pranojmë se propozimi për rritjen e çmimit të ujit nuk është absurd në vetvete, as edhe nuk i mungon objektiviteti.

Video/Incidenti detar në Gjirin Persik mes marinës së SHBA dhe njësive iraniane

Postuar në 26 Korrik, 2017 21:57

Departamenti Amerikan i Mbrojtjes ka publikuar videon e incidentit të 25 korrikut mes anijes USS Thunderbolt dhe një anijeje iraniane në gjirin arabik siç quhet Gjiri Persik në komunikimin radio të marinës amerikane. Sipas lajmeve të publikuara nga mediat pranë Marinës amerikane, anija iraniane ka refuzuar të pranojë komunikimin radio dhe për këtë arsye USS Thunderbolt ka kryer qitje paralajmëruese. Kjo ka sjellë ndryshimin e kursit nga anija e Gardës Revolucionare, duke shënuar kështu një incident të rëndë mes të dyja vendeve në një zonë shumë të nxehtë.

Çmimi i ujit pagëzon mandatin e dytë të Rilindjes - LSI-ja "del sërish në semaforin" e politikës

Postuar në 26 Korrik, 2017 18:31

LSI-së iu plotësuan të ashtuquajtura kushte për çmimin e ujit në Tiranë. Shtresat në nevojë nuk peken, as bizneset e mallrave të shportës, ndërkohë që prezupozohet se do të priten lidhjet e paligjshme, të cilat me siguri që do të vazhdojnë.

Në këtë kuadër është për t’u sqaruar se a preket “plani i biznesit” të Erjon Veliajt nga ky ndryshim dhe nëse po si do të pasqyrohet kjo në të ashtuquajturën kërkesë për kredi. Pasi siç pamë në rastin e CEZ, një nga arsyet që çuan në atë sjellje të kompanisë, ishte pikërisht mosfaturimi i një pjese të konsumatorëve.

Zbulohet peshkaqeni i errësirës(i familjes Squaliformes: Etmopteridae)

Postuar në 26 Korrik, 2017 14:41

Ksamil, ujërat e zeza vërshojnë drejt plazhit(video)

Postuar në 26 Korrik, 2017 14:15

Një video nga Ksamili tregon shpërthimin e ujërave të zeza(duken të kuqe në fakt) drejt plazhit. Një autorioni kjo për atë debatin për cilësinë e ujit dhe të ashtuquajturat përmirësime në vitin 2016 e cila i bashkohet vdekjeve të ndryshme në plazhe për shkak të mungesës së rojeve. Mrekullia shqiptare siç e quajnë sazexhinjtë e pushtetit shfaq kështu edhe mrekullinë e paaftësisë, pasi emër tjetër nuk ka kjo që ndodh.

Pages

Subscribe to ResPublica RSS