Gjermanë në Bullgari - prapakthim në rrënjët e natyrës
Italianët preferojnë Shqipërinë dhe Rumaninë, gjermanët me gjasë Bullgarinë. Është fjala për një lloj tjetër emigrimi, jo thjesht për arsye ekonomike, por një rikthim në një lloj jete që perëndimi e ka asgjësuar përfundimisht. Al Jazeera shkruan për zhvendosjen e disa gjermanëve në Bullgari, një vend që ka përjetuar shpopullim masiv të fshatrave. Fshati Odrintsi është një prej tyre, me vetëm dy banorë: një grua e shkuar në moshë dhe një bari. Tani kanë ardhur gjermanët, 14 të rritur dhe 5 fëmijë. Blenë 8 shtëpi të vjetra dhe i rregulluan.
Edhe Polonia pritet të rihapë çështjen e reparacioneve me Gjermaninë
Me Gjermaninë është e lehtë të bësh diplomaci. Mjafton të përmendësh reparacionet e luftës. E bëri Greqia gjatë kohës më të vështirë të krizës financiare, por së fundmi po e vendos në axhendë edhe Polonia. Bloomberg raporton se deputetët e partisë Ligj dhe Drejtësi, që ka shumicën, po rishikojnë mundësinë nëse do të kërkojnë reparacione të mëtejshme nga Gjermania ose jo për LIIB. Kreu i partisë Jaroslaw Kaczynski deklaroi një javë më parë se “Polonia po përgatit një kundërfensivë historike”, ndonëse Polonia e regjimit komunist e ndërpreu kërkesën për reparacione pas vitit 1953.
SHBA dhe BE në Ballkan
Samiti i Podgoricës mbajtur me iniciativën amerikane, rikonfirmoi angazhimin e SHBA-së në çështje të sigurisë për rajonin e Ballkanit Perëndimor. Nuk është e rastit që vizita e Pence në Mal të Zi formalisht u realizua nën ombrellën e Kartës së Adriatikut, një krijim amerikan për promovimin e anëtarësimit në NATO të vendeve të Ballkanit. Karta e Adriatikut u nënshkrua në Tiranë në vitin 2003 dhe që prej themelimit, nismës i janë shtuar edhe dy anëtarë, Mali i Zi dhe Bosnja, si dhe Kosova e Serbia në cilësinë e vendeve vëzhguese.
Arkeologjia nënujore në Shqipëri
Associated Press shkruan sot për pasuritë nënujore të Shqipërisë. Duke e cilësuar bregun shqiptar më pak të eksploruarin në botë, media në fjalë sjell në vëmendje përvojat e disa zhytësve të RPM Nautical të cilët kanë konstuar pasurinë e nëndetit në vendin tonë. Ekziston frika e grabitjeve tani që vendi ka hapur rrugën për turizmin, pasi autoritetet nuk kanë kapacitete për të mbikëqyrur edhe në këtë drejtim. Në çdo rast, artikulli i shkurtër bashkë me disa foto nga nëndeti në Sarandë janë një formë e mirë për të tërhequr vëmendjen edhe në këtë drejtim deri më tani të shpërfillur.
Korea e Jugut teston raketat kundër bunkerëve
“Shpresa për raporte të reja me SHBA, vdiq. Trump do ta largojnë nga detyra”
Vendosja e sanksioneve të reja ndaj Rusisë nga SHBA, ka tensionuar marrëdhëniet mes të dyja vendeve, edhe kështu shumë të brishta. Në një deklaratë të publikuar në rrjetet sociale, kryeministri rus, Dimitry Medvedev shkruan se me aktin e fundit, SHBA ka hapur luftë të plotë tregëtare dhe se marrëdhniet nuk shpresë se do të përmirësohen.
Genetika i jep fund debatit 100 vjeçar/Minoikët dhe mikenasit, popullsi me të njëjtën origjinë
Një studim i gjerë mbi AND-në e banorëve të periudhës minoike dhe asaj mikenase, respektivisht në Kretë dhe në gadishullin grek, hedh dritë mbi origjinën e përbashkët të këtyre dy popujve, që ishin themelues të dy qytetërimeve të periudhës neolitike.
Mallra dhe ushqime të falsifikuara, 5% e importeve të BE-së
5% e importeve që hyjnë në Bashkimin Europian janë mallra dhe produkte të falsifikuara, imitime të firmave dhe markave të njohura në veshje dhe ushqime. Në shumicën e kategorive të mallrave të konsumit, bizhuteri, kozmetike apo lodra, përqindja e produkteve të imitimuara është shumë më e lartë se sa pritej, sidomos nëse krahasohet me vëllimin e importeve ligjore nga e njëjta kategori e produkteve
Pezull rinovimi i traktatit të miqësisë Shqipëri-Greqi
Ministria e jashtme përshëndeti marrëveshjen e nënshkruar mes Maqedonisë dhe Bullgarisë për fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim, duke e cilësuar si një hap të duhur e të nevojshëm për marrëdhëniet mes dy vendeve dhe rajonit në përgjithësi. Ministri Ditmir Bushati shkruan në reagimin e tij se “kjo marrvëeshje bazohet edhe në kontributin e vazhdueshëm të popullit shqiptarë në Maqedoni por edhe faktorit politik shqiptarë atje” duke uruar të dy qeveritë për modelin e bashkëpunimit dhe vendosjen e marrëdhënieve të mira fqinjësore në rajon.
Ministri serb i Mbrojtjes: Po armatosemi sepse po armatosen të gjithë. Ushtria për luftë është
Ministri i Mbrojtjes së Serbisë Aleksander Vulin ka bërë sot disa komente rrethe strategjisë ushtarake serbe dhe armatosjes së vendit. Sipas Vulin armët dhe ushtritë janë bërë për luftë dhe jo për paqe, duke shtuar se me dokumentin e ri që do të publikohet në fund të vitit do të zbardhen kërcënimet që vlerëson ushtira dhe përgjigjet ndaj tyre. Ai ka shtuar se nuk ka ushtri në botë që të disponojë burime njerëzore, struktura të mjaftueshme, që të përballojë e vetme sfidat që I shtrohen për zgjidhje. Sipas tij përgatitja ushtarake kërkon angazhimin e të gjithë shoqërisë.