Basha: Tahiri ka fakte që implikojnë Ramën
PS ka vendosur një status neutraliteti ndaj Tahirit, pas përgjimeve në dosjen Habilaj ku përmendet emri i ish-ministrit të Brendshëm. As mbrojtje dhe as distancim i qartë, qëndrim që hamendësihet se është i kushtëzuar nga marrdhënia e Edi Ramës me ish-ministrin e tij, njëkohësisht edhe drejtues i Partisë Socialiste të Tiranës.
BE kërcënon Korenë e Veriut
Liderët e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian do t'i kërkojnë Koresë së Veriut t'i japë fund planeve të saj për të blerë armë bërthamore dhe raketa balistike. Udhëheqësit e vendeve të bllokut do të diskutojnë vendosjen e sanksioneve edhe më të rrepta se ato të vendosura nga OKB.
Sipas njoftimit, thuhet se Këshilli Europian do t'i kërkojë Penianit të "braktisë programet për blerjen e armëve bërthamore dhe raketave balistike në mënyrë të plotë, të verifikueshme dhe të pakthyeshme".
Halli i Ramës të dalë i paprekur nga kjo histori*
Një “dru të shtrembër në mesin tonë” e ka etiketuar Edi Rama, Saimir Tahirin, i gatshëm tashmë t’i japë një shtyrje drejt sharrës së drejtësisë, njeriut që deri dje ishte simboli i luftës kundër krimit dhe krenaria e “policisë që duam”.
Ditë të zeza për policinë
12 drejtues dhe punonjës së policisë së Elbasanit u liruan dhe shkarkuan nga detyra për ngjarjen e 18 Shtatorit në Elbasan, mes të cilëve edhe zv/drejtori Gjergj Oshafi, makina e të cilit u godit nga një automjet i blinduar që dyshohet se u godit nga Suel Çela, dhëndri i kryetarit të bashkisë së Elbasanit, Qazim Sejdini. Ishte vetë kreu i Policisë së Shtetit Haki Çako që lajmëroi masat disiplinore dhe pranoi dështimin e plotë të strukturave të policisë së këtij qyteti.
Deklarata e Çakos
4.5 ton droga e Babicës
4.5 ton rezultoi droga e kapur të mërkurën në mbrëmjenë Babicë të Vogël në Vlorë. Spas Prokurorisë, droga i përkiste grupit të Habilajve. Operacioni u drejtua nga Prokuroria e Krimeve të Rënda bazuar në përgjimet e kryera nga Shërbimi Infirmativ Shtetëror përgjatë 1 viti pa përfshirjen e policisë lokale.
Se i takon me qitap: Ku ka humbur Haki Çako?
Dosja “Habilaj”, deri ku shkon skandali i radarëve
Zbardhja e dosjes “Habilaj” dhe përgjimet ambientale lënë të kuptohet se grupi i trafikantëve që dyshohet se mbante lidhje me ministrin Tahiri, kishte nën kontroll edhe struktura policore që monitoronin radarët e sallave operative në Vlorë e Durrës.
Serbia rehabiliton establishmentin ushtarak të përfshirë në krime lufte në Kosovë
pBeogradi zyrtar ka rehabilituar establishmentin e vjetër ushtarak duke përfshirë në listat e lektorëve të akademisë ushtarake edhe njerëz që janë dënuar nga Gjykata e Hagës për krime lufte në Kosovë.
Mes personave që hyjnë në akademi është edhe Vladimir Lazareviç, por edhe gjeneralë në pension, anëtarë të Partisë Radikale si Bozidaf Deliç si dhe shefi i tanishëm i Shtabit të Ushtrisë, Ljubisa Dikoviç. Ministri i Mbrojtjes, Alexandër Vulin deklaroi se vendimi synon ndër të tjera edhe të korrigjojë një padrejtësi që sipas tij është bërë ndaj këtyre ushtarakëve.
Djali i Gaddafi-t kthehet në politikë
Shumë libianë e konsiderojnë si shpresën e vetme për sjelljen e paqes në vendin e tyre. Ka patur raporte të shpeshta, se Saif al-Islam, djali i udhëheqësit libian, Muamar Gaddafi, kishte lënë Libinë, por kjo nuk është e vërtetë. Ai mban kontakte me udhëheqësit e vendit, përfaqësuesit e fiseve të ndryshme, duke u përpjekur të gjejë një zgjidhje politike për krizën e vazhdueshme dhe për të pajtuar palët kundërshtare shkruan Sputnik duke cituar avokatin e familjes Gaddafi
Rama: Rrëshqitëm në gabime, por luftën do ta fitojmë
Kryeministri vijon të komentojë nga rrjetet sociale situatën politike ku ndodhet vendi pas përgjimeve të dosjes Habilaj dhe zhvillimeve politike që lidhen me krijimin e Frontit të Ri opozitar, PD-LSI. Një parashtrim i gjatë që merret me më shumë me aspektin moral të opozitës në luftën kundër krimit të organizuar dhe kanabisit, dhe pak me përgjgjësitë që ai ka personalisht për këtë situatë.
