Të miqësohesh dhe jetosh me hienat

Postuar në 12 Gusht, 2017 16:40

Në qytetin Harar në Etiopi, i riu Abbas Yusuf, ka trashëguar nga i ati talentin e zbutjes dhe bashkëjetesës me hienat, një kafshë që nuk pranohet shpesh nga njerëzit.

Qeveria teknike, mburojë e PD-së për enturazhin e saj në drejtësi

Postuar në 12 Gusht, 2017 12:13

Pikëpyetjeve për qëndrimin në qeveri të ministrave teknikë të Partisë Demokratike nuk u ka dhënë asnjëherë përgjigje të qartë kryetari i saj, Lulzim Basha, ndërsa kryeministri bën sikur nuk e ka mendjen për bashkejetesën verore me ata që i quajti gardianë të zgjedhjeve deri në 26 qershor. Argumenti është se ministrat teknikë po përgatisin një raport për zgjedhjet, por nga ana tjetër konsumojnë dhe akte që nuk kanë të bëjnë vetëm me teknikalitete, por me mbrojtje politike për njerëz të sistemit të drejtësisë.

Cilët janë politikanët europianë që mbështesin Maduron?

Postuar në 12 Gusht, 2017 10:39

Në listën e gjashtë mbështetësve fanatikë të presidentit të Venezuelës, Nicolas Maduro, renditen udhëheqë politikë nga vende të Europës. Revista  Politico veçon kryeministrin grek, Aleksis Tsipra, që sipas saj ishte një nga politikanët e paktë evropianë që kishin shkuar në varrimin e Hugo Chavez.  "Dikur e cilësonte Venezuelën si një model antikapitalist dhe kolegët e tij thonë se Chavez është një nga heronjtë e tij, edhe për arsyen se ka lindur në të njëjtën ditë me të (28 korrik)", shkruan revista. 

‘Diplomacia e shuarjes së zjarreve’, si potencial në përmirësimin e marrëdhënieve me Greqinë

Postuar në 12 Gusht, 2017 10:11

Shpesh herë interpretimi i marrëdhënieve ndërkombëtare bazohet thelbësisht në dimensionin e materializmit, se sa tek aspektet simbolike dhe spirituale të popujve respektivë. Edhe për sa i përket pjesës teorike, disponimi i fuqisë ushtarake dhe ekonomike vlen më shumë se sa marrëdhëniet ndëretnike, tregu, apo parimi se ‘arti bashkon dhe nuk ndan’.

Korea e Veriut: Kanë aplikuar për t’u mobilizuar, 3.475 milionë njerëz

Postuar në 12 Gusht, 2017 10:07

Tensioni mes Koresë së Veriut dhe SHBA mbetet i lartë dhe askush nuk mund të thotë me siguri nëse lufta nuk është më çështje e këtyre ditëve apo jo. Agjencia koreano jugore, Yonhap, referon gazetën e Koresë së Veriut, Rodong Sinmun, sipas të cilës aplikimet për t’’u mobilizuar kanë arritur në shifrën e 3. 475 milionë njerëzve. Mes tyre ka punëtorë, studentë, pensionistë, një masë e madhe kjo që do ta kthente luftën në një përplasje me pasoja shkatërrimtare. Duket se acarimi i Phenianit ka ardhur pas miratimit më 5 gusht të sanksioneve të reja nga Këshilli i Sigurimit në OKB.

Skica e "Der Spiegel" për përplasjen e Trump me Kim Jong Un

Postuar në 12 Gusht, 2017 09:06

Zbardhet misteri i zhdukjes së Jimmy Hoffas?

Postuar në 11 Gusht, 2017 22:35

42 vjet pas zhdukjes misterioze të sindikalistit të njohur amerikan, Jimmy Hoffa, një ekspert i krimit të organizuar në universitetin e Arizonës në SHBA, ka dalë me tezën se ai është vrarë në në një shtëpi në Bloomfield Hills.  Hoffa është një personazh publik që ka lënë gjurmë në jetën publike amerikane, drejtimi prej tij i sindikatës së kamionistëve(Teamsters) njohu kulmin me 1.5 milionë anëtarë, por siç është dokumentuar tashmë, ai u vu në kontakt me krimin e organizuar.

Pergamenët e Detit të Vdekur hedhin dritë mbi botën e lashtë hebraike

Postuar në 11 Gusht, 2017 19:38

Shenjat e alfabetit në pergamenët e Detit të Vdekur hapin një dritare të re në botën e lashtë hebraike. Me pak ndihmë nga gruaja e tij, studiuesi Alexey Yuditsky zëvendësoi një fjalë për një tjetër dhe mori një mësim për dëbimin e njeriut nga Kopshti i Edenit.

Zjarri në Muzinë, dy avionët grekë ndihmuan edhe në Follorinë

Postuar në 11 Gusht, 2017 17:36

Disa media raportuan tërheqjen nga operacionet për shuarjen e zjarreve në jug të vendit të dy avionëve grekë Canadair, duke ngritur pikëpyetje mbi urdhërin e tërheqjes së tyre. Pikëpyetje që nxisin aludime mbi atë që fshihet pas një vendimi të tillë, por që mjafton të shohësh raportimet e mediave fqinje për të kuptuar se nuk bëhet fjalë për ndonjë akt sabotazhi, por për një kordinim të operacioneve në të dy vendet.

Dy artistë, dy shpirtra binjakë dhe një palë atlete që po "bëjnë" gjeopolitikën europiane

Postuar në 11 Gusht, 2017 15:50

Revista “Shenja” që botohet në Maqedoni hapet këtë numër me titullin: “Fenomeni Rama”. Në foto qendrore kryeministri i Shqipërisë i cili gëzon suksesin e padiskutueshëm e të qenit lajmi ndër shqiptarë. Përtej kësaj, vijnë lajme dhe propagandë shtesë që ngatërrojnë miletin në analiza dhe fantazi të cilat vetëm sa provojnë se janë pre e provokacionit që është showman politik Rama. Në shkrimin e gjatë, autori Rizvan Sulejmani  kulitivon bindjen se atletet e bardha të kryeministrit të Shqipërisë kanë një domethënie gjeopolitike të caktuar.

Pages

Subscribe to ResPublica RSS