"Serbia nuk hyn në NATO me Vuçiç president. Më pas nuk e di"
Tri ditë më parë Radio Evropa e Lirë njoftonte zhvillimin e stërvitjes së parë ushtarake të NATO-s në territorin serb. Sipas kësaj medieje, stërvitja REGEX -2018 do të zhvillohej në Serbi, si pjesë e praktikës në vende të tjera. Mirëpo sot, ministri serb i Mbrojtjes, Aleksandër Vulin ka hedhur poshtë këto zëra, duke sqaruar se stërvitja në fjalë është një nismë rajonale dhe ajo nuk ka të bëjë me NATO-n.
Një libër me përralla nga fëmijët e refugjatëve sirianë
Në përrallën "Princesha e Udhëtimeve", heroina ka tre dëshira: të udhëtojë nëpër toka të huaja, të takojë miq të rinj dhe të ndajë pasuritë e saj me njerëzit që takon. Në fund të udhëtimit, Princesha Amira jep kurorën e saj dhe ndërton shtëpinë e saj në Greqi mes familjeve të refugjatëve që kanë ikur nga lufta e Sirisë, duke ndihmuar fëmijët të gjejnë prindërit e humbur dhe të kthehen një ditë në jetën që kanë lënë pas
Tillerson, 20 minuta në telefon dhe dy urdhëresa për Ramën
Zyra për shtyp e qeverisë ka shpërndarë një njoftim mbi një telefonatë të kryeminstrit Rama dhe sekretarit amerikan të Shtetit Rex Tillerson. Biseda që zgjari 20 minuta sipas zyrës për shtyp të kryeministrisë u ndal në pritshmëritë e qeverisë amerikane ndaj Partisë Socialiste, pritshmëri që përmblidhen në dy porosi apo urdhëresa, luftën kundër korrupsionit dhe krimit.
Sulme dhe akuza edhe për situatën e zjarreve. Basha kujtohet për të folur përmes RD-së
Gazeta “Rilindja Demokratike” është hapur sot me një titull akuzues për ministren e Mbrojtjes Mimi Kodheli, për shëprdorim fondesh. Sipas gazetës zyrtare të PD-së, Kodheli ka shpenzuar 1 miliardë lekë për zyra dhe 300 milionë për shuarjen e zjarreve. Mbulimi vizual i shkrimit është edhe më goditës dhe parqet ministren në një foto plazhi krah zjarreve.
Ministrja ka reaguar duke bërë një paralajmërim në profilin e vet në Facebook:
Një pyetje të lutem: Ti do shkruash kujtime që të na rrëfesh si i njohe këta që të njohën?
PS: Po ke gjë, na shkruaj në shaptilografisti@gmail.com .
Reformim i partive përpara zbatimit të reformës në drejtësi
Hileja e reformës në drejtësi është zbuluar tashmë qartë. Ajo kamuflon nevojën për reformism të sistemit politk duke u kthyer në një alibi për atë që ka ndodhur deri më tani në Shqipëri dhe duke stigmatizuar në bllok një kategori të tërë. Në një takim të organizuar nga Instituti për Bashkëpunim dhe Zhvillim, me temë “Kontributi i Shoqërisë Civile në Progresin e Demokracisë”, e ka ku ka marrë pjesë edhe Delegacioni i BE-së në Shqipëri, është vënë theksi në disa çështjet që duhen trajtuar.
Hungari, program patriotizmi në shkolla
Ndërgjegje të fortë kombëtare dhe gatishmëri më të madhe për mbrojtjen e atdheut dëshiron të injektojë tek të rinjtë kryeministri hungarez Viktor Orban, i cili e udhëzoi Ministritë e Punëve Sociale dhe Mbrojtjes për të krijuar një program të ri arsimor "patriotizmi dhe mbrojtje të atdheut".
Video/Krijimi i Regjencës më 1943. Në pamje, Lef Nosi, Bedri Pejani dhe Xhaferr Deva
Lef Nosi, Bedri Pejani dhe Xhaferr Deva, në vitin 1943. Video me rastin e krijimit të Regjencës Shqiptare. Nën pushtimin gjerman në Tiranë, më 14 shtator 1943 mbahet i ashtuquajturi Kuvendi Kombëtar që e shkëputi Shqipërinë nga Italia dhe e shpalli shtet të pavarur dhe neutral. Një akt formal i urdhëruar nga Gjermania naziste që kishte në realitet pushtetin në Shqipëri.
Deklasifikimi/Grushti i shtetit në Iran u propozua nga britanikët
Në qershor të këtij viti, Departamenti amerikan i Shtetit deklasifikoi 1007 faqe dokumentacion sekret që preknin aktivitete të CIA-s, NSA-së mes të cilave mediat veçuan dokumentet që kishin të bënin me rrëzimin Mohammad Mosaddeq në Iran në vitin 1953. Siç rezultonte nga publikimet, SHBA ka qenë shumë e pasigurtë në operacionin e ndërmarrë asokohe, zyrtarët e CIA-s madje urdhëruan anullimin e tij, për shkak se nuk dëshironin që roli I SHBA të ekspozohej sidomos në kushtet kur Mosaddeq reagoi përmes ushtrisë.
Arti i fotomontazhit dhe shkrepjeve të mbivendosura
I Lindur në 1934 Jerry Ouelsman konsiderohet si themeluesi i fotomontazhit në shekullin e 20 në Amerikë. Interesi i tij për fotografinë nisi që në moshën 14 vjeç në duke fiksuar një botë që kapet lehtësisht nga objektivi i aparatit..
Ouelsman prodhon imazhe komplekse me negative të shumta dhe përpunim kaotik të imazheve. Ai përdordymbëdhjetë zmadhime në të njëjtën kohë për të prodhuar fotot përfundimtare dhe ka një arkiv të madh të negativëve të fotografive. Gjithashtu, ai nuk mban më shumë se një aparat fotografik me vete.