Axhendë e një “kryetari” jo mision i një opozite

Postuar në 17 Gusht, 2017 12:58

Ministrat teknikë të propozuar nga Partia Demokratike thuhet se kanë përpiluar një raport për zgjedhjet e 25 qershorit. Publikimi përkon me largimin e tyre nga detyra, një akt që konfirmon se perspektiva e bashkëqeverisjes ashtu siç e premtonte Lulzim Basha më 18 maj nuk qëndron më. Në raport flitet për banda të armatosura, blerje masive vote e të tjera tregime zgjedhore shqiptare, të zakonshme në 27 vjet. Opozita formale e Shqipërisë i ka njohur zgjedhjet dhe po ikën nga pushteti ku kërkoi të ngecte, me një përpjekje për të njollosur zgjedhjet.

Testi i gjakut zbulon kancerin para se të shfaqen simptomat

Postuar në 17 Gusht, 2017 12:06

Hulumtuesit kanë ndërmarrë një hap të madh drejt zhvillimit të një prove që mund t'u tregojë njerëzve nëse kanë kancer para se të shfaqin simptomat e para. “Testi i gjakut zbuloi praninë e sëmundjes tek shumica e njerëzve të prekur nga katër llojet më të shpeshta të kancerit: atë të gjirit, zorrës së trashë, kancerit të mushkërive dhe ovarianëve”- deklaroi ekipi i Universitetit Johns Hopkins.

Liderja e të djathtës ekstreme australiane performon me burka në senat

Postuar në 17 Gusht, 2017 10:30

Drejtuesja e të djathtës ekstreme në Australi Pauline Hanson ka veshur burka në sallën e seancave të senatit Australian. Akti i saj ka provokuar reagime dhe ministri George Brandis ka bërë thirrje që të shmangen fyerjet ndaj grupeve të ndryshme. Sipas tij këto veprime mund të prekin rreth 500 mijë australianë që klasifikohen si aderues të besimit islam. Hanson është e angazhuar në ndalimin e burkës në mjedise publike, por Brandis ka deklaruar prerë se kjo gjë nuk do të ndodhë.

Binjakët ballkanikë: Ju pyetëm, nuk thatë asgjë. Do vendosim vetë - por përgjegjësinë do ta ndajmë me ju

Postuar në 17 Gusht, 2017 10:16

 Deutsche Welle, seksioni shqip, publikon sot një shkrim për nismën e presidentit serb, Aleksandër Vuçiç, për dialog të brendshëm për Kosovën. Personat që prononcohen për këtë çështje janë analistë serbë dhe sipas tyre, Vuçiç, po konsumon një manovër taktike nën ombrellën e një sipërmarrje me tone hollivudianë. Veçojmë këtë prononcim  të Dushan Janjiç nga Forumi i Beogradit:

Kurora britanike në pasigurinë e madhe nga ikja e Elisabetës dhe ardhja e Charles

Postuar në 17 Gusht, 2017 09:34

Mosha e thyer e mbretëreshës Elisabetë në Briataninë e Madhe ka nxitur debatin për të ardhmen e kurorës britanike. Frika nga rotacioni në fron është e madhe, të paktën këtë raporton revista e përmuajshme britanike, “Prospect”.  Duke cituar burime “nga zemra e familjes mbretërore”, revista përcjell shqetësimin më të madh të saj: ngjtijen në front ë Princit Charles, që konsiderohet si kërcënimi më i madh për monarkinë që nga abdikimi i vitit 1930.

Shteti serb nuk regjistron fëmijët shqiptarë në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë!"

Postuar në 17 Gusht, 2017 08:27

Njohja e dinjitetit të lindur dhe e të drejtave të barabarta e të patjetërsueshme të të gjithë anëtarëve të familjes njerëzore është baza e lirisë, drejtësisë dhe e paqes në botë”-është një paragraf i Konventës  mbi të Drejtat e Fëmijëve, të miratuar nga Asambleja e Përgjithshme e Organizatës së Kombeve të Bashkuara më 20 nëntor 1989, ku ndër të tjera thotë: “Në bazë të kësaj konvente specifikon se: “ Shtetet Palë angazhohen të respektojnë të drejtat e përmedura në këtë Konventë dhe t’ia garantojnë ato çdo fëmije, që përfshihet në juridiksionin e tyre, pa asnjë lloj dallimi, p

Gërmuam o Tare gërmuam, po as qenin e ngordhur nuk gjetëm!

Postuar në 16 Gusht, 2017 21:25

Nuk ka ditë që të mos ketë një lajm për zbulime arkeologjike në botë. Teknikat e reja jnë një arsye, por edhe popullimi intensiv është një tjetër. Vende ku më parë njeriu kalonte rrallë tani janë gërmuar, janë prekur, tjetërsuar për të nxjerrë në pah pasuri të fshehura. Kjo ndodh si në vende me qytetërime shumë të vjetra dhe të mirëeksploruara, ashtu edhe në vende të reja. 

Dalai Lama: Ëndërroj që selia e NATO-s të jetë në Moskë

Postuar në 16 Gusht, 2017 21:03

Dalai Lama ëndërron që shtabi politik i NATO-s të jetë në Moskë. Ai e ka zbuluar këtë në një intervistë për gazetën ruse Kommersant, intervistë e cila po citohet gjerësisht. 
 “E kam përmendur edhe më parë një ide që mund të jetë një ëndërr boshe, por nëse NATO do të vendoste shtabin në Moskë, kjo mund të minimizonte keqkuptimet e rusëve", tha ai. 
Duke vijuar më tej, lideri shpirtëror tibetian ka shtuar jo pa ironi se kam frikë se "pas këtij sugjerimi nuk do më lënë të shkoj në Amerikë". 

Më në fund PD tërheq ministrat nga qeveria

Postuar në 16 Gusht, 2017 16:06

Pas afro tre muaj bashkëqeverisje me Partinë Socialiste dhe Lëvizjen Socialiste për Integrim, ministrat teknikë të Partisë Demokratike kanë bërë gati dorëheqjet të cilat prititet t’i zyrtarizojnë të enjten. Akti formal i largimit nga qeveria të ministrave të opozitës erdhi menjëherë pas përfundimit të raportit për strandartin e zgjedhjeve. Ministrat teknikë të Partisë Demokratike u bënë pjesë e kabinetit Rama, pas marrëveshjes së 18 majit  si garanci për të monitoruar administratën gjate fushates dhe standartin e zgjedhjeve të 25 qershorit.

Për çfarë vlen kjo?

Postuar në 16 Gusht, 2017 14:46

Ka disa raportime nga se në pikat e kalimit doganor të Shqipërisë policia shqiptare nuk po lejon kalimin e shtetasve shqiptarë pasaporta e të cilëve skadon brenda 3 muajve nga data e paraqitjes në kufi. Nuk jepet asnjë arsye për këtë sjellje që duket se buron nga një urdhër i policit Haki Çako, për masat e kontrollit në kufi. Pa arsye dhe pa ndonjë sqarim, qytetarë që raportojnë këtë gjë, thjesht kthehen me interpretimin personal se “nuk u lamë të kalonim sepse dyshonin se mos nuk kthehemi më”.

Pages

Subscribe to ResPublica RSS