Intervista/ Erdogan, partner jo i besueshëm për SHBA. Për ushtrinë amerikane nuk ka asnjë alternativë përveç kurdëve

Postuar në 14 Gusht, 2017 21:45

"Uashingtoni nuk e konsideron më Rexhep Tajip Erdoganin si një partner të besueshëm", thotë në një intervistë me "Kathimerini". Profesor Henri Barki është një nga njohësit kryesorë të Turqisë, me ndikim në vendimmarrjen amerikane, ish-anëtar i Këshillit të Planifikimit të Politikave në Departamentin e Shtetit dhe deri kohët e fundit projekt menaxher për Lindjen e Mesme në Woodrow Wilson Center në Uashington.

Si e shikon qeveria e Presidentit Trump Turqinë?

Në supermarketet e Zvicrës, ushqimet e para me bazë insektesh (Video)

Postuar në 14 Gusht, 2017 20:36

Në raftet e shumë supermarketeve në Zvicër nga 21 Gushti  në dispozicion të klientëve do të vihen produktet e para që kanë si bazë të tyre  insektet. Bëhet fjalë për Burger që përmbanjë insekte me bazë miellin, krimba orizi, perime dhe erëza, por edhe insekte makaronash. 
Siç shpjegoi zëdhënësi i Agjencisë Federale të Sigurisë së Ushqimit Zvicra është vendi i parë në Evropë që lejon konsumin e insekteve. Nga 1 maji në Zvicër hahet dy lloje  insektesh, karkalecat, dhe krimbat e miellit. 

Gazeta pranë Erdoganit: SHBA po përgatitet të sulmojë Turqinë. PKK-ja do të zëvendësojë ISIS

Postuar në 14 Gusht, 2017 19:19

Turqia e Erdoganit po ecën e vendosur drejt kultivimit të bindjes së SHBA janë armike e vendit dhe se amerikanët synojnë minimin e rolit të këtij vendi në Lindjen e Mesme. Si përherë në vëmendje vjen çështja kurde dhe mbështetja që SHBa jep për militantët kurdë që në finale është projekt për shkëputjen e zonave të Kurdistanit nga Turqia.

Pornhub: Ja çfarë përzgjedhjesh ka nga vizitorë nga Korea e Veriut

Postuar në 14 Gusht, 2017 18:51

Një nga faqet më të njohura online të industrisë pornografike, Pornhub, raporton për vizita në faqe nga Korea e Veriut.  Në një shkrim të vetin të para një muaji, faqja në fjalë, e cila vizitohet nga 80 milionë vizitorë në ditë, shkruan se nga Korea e Veriut, Google Analitycs jep të dhëna për disa mijëra vizita në ditë. Nacionalitetet më të kërkuara nga vizitorët e Koresë së Veriut, një vend që e ka të ndaluar pornografinë e çdo lloji, janë kategori si: kineze, mongole, japoneze, koreane, suedeze dhe indoneziane. Sa për kategoritë ato janë: japoneze, aziatike, Big Tits dhe Cartoon.

Kolera në Jemen/Të prekur 503,484 njerëz. Të vdekur 1,975

Postuar në 14 Gusht, 2017 15:01

Ujërat e zeza "lagin" brigjet e Sarandës

Postuar në 14 Gusht, 2017 12:59

"Report Tv" informon se ujërat e zeza kanë shpërthyer pranë hotel "Butrintit" si pasojë e një tubacioni të çarë. Ky është rasti i dytë pas atij të Ksamilit.

Opozitë që mbahet pas pushtetit

Postuar në 14 Gusht, 2017 12:53

Qëndrimi i Lulzim Bashës në krye të Partisë Demokratike, përmes një procedure që legjitimoi formalisht vazhdimësinë e tij si kryetar i opozitës dhe konfirmimin si palë në  marrëveshjen e 18 Majit, duket se ka një konsensus që përmbush interesa të vogla politike, të cilat përputhen me pushtetin ndonëse shfaqen si përfaqësues të zërit opozitar. Është Fatmir Mediu, deputet i dalë nga listat e PD-së në zgjedhjet e 25 Qershorit që e sheh si të natyrshëm një bashkëpunim me kryeministrin Rama për çështje që sipas tij kanë të bëjnë me interesat e vendit.

Pas 27 vjetësh/Kosta Barjaba: Emigrimi, mundësi emancipimi, jo akt dëshpërimi

Postuar në 14 Gusht, 2017 12:42

Kosta Barjaba, një njeri i afërt me Partinë Socialiste dhe autor I një libri dhe disa artikujve për emigrimin e shqiptarëve, i kthehet kësaj çështjeje sot përmes një shkrimi në gazetën “Panorama”(http://www.panorama.com.al/shtetezimi-i-emigracionit/). Shkrimi pason një valë debati mediatik të degraduar, që mori shtysë nga një shënim në profilin e vet në Facebook të Agim Hushit.

Çfarë sugjeron sociologu Barjaba për dukurinë e emigrimit të shqiptarëve që ai në librin e vet e quan IKJE?

Kissinger: Rënia e Shtetit Islamik çon në një Perandori të Iranit

Postuar në 14 Gusht, 2017 10:46

Henry Kissinger, diplomat, ish-ministër dhe këshilltar për sigurinë kombëtare, i njohur edhe si arkitekti i politikës së jashtme në periudhën 1969-1977, ka ndjekur me shqetëism zhvillimet në Lindjen e Mesme, luftën e forcave aleate dhe disfatën e Shteti Islamik. Dhe ajo çfarë e shqetëson më shumë është rënia e shumëlakmuar e të vetë-vetëquajturit "Kalifati Islamik", që sipas tij do të krijonte premisat  për forcimin e një "perandorie radikale Iranit" dhe zgjerimin e territoreve të Teheranit.

Për një "i": Intervista e rreme e ish-shefit të MI6 që u kontrabandua përmes "The Guardian"

Postuar në 14 Gusht, 2017 10:19

Një intervistë e ish-shefit të shërbimeve sekrete britanike John Scarlett u qarkullua dy ditë më parë online në një faqe që kishte url dhe pamjet grafike identike me gazetën “The Guardian”. E përgatitur me kujdes, intervista synonte të kontrabandonte te lexuesi perëndimor një narrativë ruse për ngjarjet e Gjeorgjisë dhe Ukrainës, duke ia faturuar ato ish-shefit të shërbimit britanik. Zbulimin e këtij lajmi të rremë e ka bërë Peter Pomerantzev, por atë e ka sjellë në vëmendje Anne Applebaum.

Pages

Subscribe to ResPublica RSS