Jo vetëm çështje bandash! (Video)

Postuar në 24 Tetor, 2017 14:03

Sajmir Tahiri doli sërish në një konferencë për të sqaruar edhe njëherë pozicionin e tij mbi kërkesën për arrestim nga Prokuroria. Ish-ministri i Brendshëm paraqiti një dokument të prokurorisë së Katanias, që sipas tij vërteton se ai nuk ka qenë nën hetim nga autoritetet italiane.

Sipas Tahirit, kjo është një provë e vogël e pastërtisë së tij  përballë akuzave që i quajti baltë politike të atyre që "duan të justifikojnë llumin e vjedhjeve e vrasjeve në 25 vjet të qëndrimit të tyre në politikë"

Mbi atë që po ndodh në Butrint

Postuar në 24 Tetor, 2017 12:28

Për skandalin e  një ndërtimi privat, banal  brenda zonës arkeologjike te Butrintit specialistet dhe opinioni publik reagoi drejt. Por  për të ardhmen është i dobishëm argumentimi shkencor dhe juridik që Ministria e Kulturës të mos lajthitë përsëri. Në këtë rast nuk kanë rëndësi emrat, por ka rëndësi ana juridike e gjërave, pasi çështja e ndërtimit të një objekti jashtë kritereve në Butrint nuk ishte një nismë shtetërore, por nisma e një privati për të bërë diçka në një territor të mirëfilltë arkeologjik. Butrinti është një qytet i mirëfilltë, tërësisht arkeologjik, që quhet qytet i vdekur

Yee mesazh Serbisë: Nuk e luani dot rolin e balancuesit

Postuar në 24 Tetor, 2017 10:59

Ministri serb i Mbrojtjes Aleksandër Vulin ka reaguar ndaj deklaratave të zyrtarit të lartë të Departamentit Amerikan të Shtetit, Hoyt Brian Yee, bërë gjatë samitit ekonomik të Beogradit. Yee ka përsëritur se SHBA nuk e kupton se për cilën arsye punonjësit e Qendrës Humanitare Ruse në Nish duhet të kenë imunitet diplomatik kur kjo nuk është normë ndërkombëtare.

Tre studentët që zbuluan “Dieselgate”

Postuar në 24 Tetor, 2017 10:58

Skandali i emetimeve të naftës që i kushtoi Volkswagen 25 miliard euro u zbulua nga një treshe e studentëve të universitetit Virxhinias Perëndimore.

Arvind Thiruvengadam dhe Hemanth Kappanna janë nga India, ndërsa Marc Besch është nga Zvicra. Bashkangjitur me Universitetin e West Virginia është një institut për hulumtimin e emetimeve, ndoshta jo fusha e studimit ku një 30 vjeçar mund të aspirojë për një karrierë në inxhinierinë automatike.

Shqipëria, në fazën e varfërisë së moderuar

Postuar në 24 Tetor, 2017 09:55

Autoritetet qeveritare në Shqipëri dhe Banka Qëndrore flasin vazhdimisht për rritje ekonomike, por fakt është se varfëria ekstreme është rritur dhe krahasuar me vendet e rajonit mbetemi ndër ekonomitë më të dobëta me përqinjde relativisht të lartë të personave që kanë të ardhura të ulëta.

Banka Botërore në raportin “Migration and Mobility”, raportoi se në Shqipëri 6.3% e popullsisë së vendit (181,225 persona) jeton me tre dollarë në ditë këtë vit, ndërsa më shumë se 20 mijë e 300 persona jetojnë me 1.9 USD dollarë në ditë.

"BE-ja nuk ka mësuar asgjë nga luftërat në ish-Jugosllavi"

Postuar në 23 Tetor, 2017 22:37

Shkrimtarja Slavenka Drakulić, e njohur për librat e saj për konfliktin në ish-Jugosllavi, ka folur për gazetën spanjolle “El Confidencial” ku shtjellon situatën e pazakontë jugosllave në prag të shpërthimit të luftës. Më shumë se çdo gjë, intervista ndihmon për të kuptuar një nacionalizëm që duket se ka ngulitur klishe të veta, stereotipe, kuptimi i të cilave e bën më të kuptueshëm keqkuptimin e vazhdueshëm në Ballkan.

Eri, ku je?

Postuar në 23 Tetor, 2017 22:24

Modestia e Erion Veliajt ka kapërcyer çdo kufi. Edhe një ditë që e pati  pushim nuk e bëri të madhe. Themi e bëri pushim sepse për herë të parë pas dy vitesh nuk u shfaq në ekrane për të folur për punët lart e poshtë në Tiranë me mëngë të përveshura apo lopata në duar. 

Ai vetë ka thënë që punon 24 orë në ditë pa pushim dhe nga sa kuptohet duhet të jetë dikush tjetër që i ka mbushur mendjen të bëjë një ditë pushim, për më tepër që mileti ka me ç'të englendiset tani që Tahiri po numëron petalet me dilemën "më fusin në burg, nuk më fusin në burg".

Konferenca Ipeshkvnore mohon përfshirjen apo dijeninë për meshën e Labovës së Kryqit

Postuar në 23 Tetor, 2017 18:05

Në datën 21 tetor në Kishën e Labovës së Kryqit u shfaqën disa priftërinj katoliëk që meshonin para disa besimtarëve. Fotot e aktivitetit u hodhën në rrjetet sociale nga përfaqësues të Institutit të Monumenteve të Kulturës. Ngjarja provokoi reagimin e Kishës Ortdhodhokse Autoqefale të Shqipërisë e cila akuzonte IMK-në.

Banesat Sociale, Bashkia e Tiranës do të nxjerrë në rrugë 70 familje

Postuar në 23 Tetor, 2017 15:32

Shtrëngesat e Bashkisë së Tiranës, për të paguar sa më shpejt, i kanë detyruar 70 familje në Shkozë që të dalin nga banesat sociale. Banorët shprehin shqetësimet e tyre për kameran e TemA TV, ndërsa shtojnë se pamundësia ekonomike është shkaku i mospagesave të qerave.

Tre komplekset e pallateve sociale në Shkozë po zjejnë këto ditë nga shqetësimet e banorëve, të cilët duhet të paguajnë detyrimet, ndryshe do të gjenden në mes të 4 rrugëve. Në të 20-a shkallët jetojnë 370 familje, por vetëm 70 prej tyre klasifikohen si debitorë të këqinj.

Veneto dhe Lombardia “pro” autonomisë

Postuar në 23 Tetor, 2017 13:46

Në referendumin që u mbajt të dielën u votua 95% në favor të zgjerimit të autonomisë për rajonin e  Lombardisë, ndërsa 98 % për atë të Venetos.

Pages

Subscribe to ResPublica RSS