Më në fund PD tërheq ministrat nga qeveria
Pas afro tre muaj bashkëqeverisje me Partinë Socialiste dhe Lëvizjen Socialiste për Integrim, ministrat teknikë të Partisë Demokratike kanë bërë gati dorëheqjet të cilat prititet t’i zyrtarizojnë të enjten. Akti formal i largimit nga qeveria të ministrave të opozitës erdhi menjëherë pas përfundimit të raportit për strandartin e zgjedhjeve. Ministrat teknikë të Partisë Demokratike u bënë pjesë e kabinetit Rama, pas marrëveshjes së 18 majit si garanci për të monitoruar administratën gjate fushates dhe standartin e zgjedhjeve të 25 qershorit.
Për çfarë vlen kjo?
Ka disa raportime nga se në pikat e kalimit doganor të Shqipërisë policia shqiptare nuk po lejon kalimin e shtetasve shqiptarë pasaporta e të cilëve skadon brenda 3 muajve nga data e paraqitjes në kufi. Nuk jepet asnjë arsye për këtë sjellje që duket se buron nga një urdhër i policit Haki Çako, për masat e kontrollit në kufi. Pa arsye dhe pa ndonjë sqarim, qytetarë që raportojnë këtë gjë, thjesht kthehen me interpretimin personal se “nuk u lamë të kalonim sepse dyshonin se mos nuk kthehemi më”.
Trump: Vendim i mençur i Kim Jong Un
Nga kërcënimet për zjarr dhe furi të paprecedentë, presidenti amerikan Donald Trump ka kaluar në mesazhe vlerësuese për mençurinë e Kim Jong Un dhe Koresë së Veriut. Përmes një mesazhi në profilin e vet në twitter, Trump shkruan se “Kim Jong Un dhe Korea e Veriut morën një vendim shumë të mençur dhe të mirëarsyetuar për të mossulmuar ishullin e Guam”. “E kundërta do të kishte qenë kaatastrofike dhe e papranueshme”, shkruan Trump.
Udhërrëfyesit dhe fanarët*
h. Sulejman ef. Rexhepi
Më rastisi para do kohe të bisedoj me një diplomat të huaj që shquhet si njohës i mirë i zhvillimeve në Ballkan. Ai në veçanti e njihte mirë çështjen shqiptare, përfshirë këtu edhe raportet në mes të shqiptarëve brenda trungut islam, si edhe marëdhëniet në mes të shqiptarëve muslimanë dhe atyre jo muslimanë. Ishte kënaqësi e veçantë të dëgjosh një të huaj që kishte analizuar deri në detaje skenën tonë politike dhe fetare, raportet ndërnjerëzore, mentalitetin tonë, zakonet, doket…
Turqia rihap çështjen e kufirit detar më Greqinë
Ministri i Punëve të Jashtme, të Turqisë Mevlüt Çavuşoğlu, ka rihapur debatin në lidhje me kufirin detar me Greqinë. Shefi i diplomacisë turke, në përgjigje të një pyetje në parlamentin turk, tha se mes Turqisë dhe Greqisë ka një numër të problemesh të ndërlidhura në Egje. "Mes problemeve është statusi i disa ishujve të Egjeut dhe fakti që nuk ka kufij detare të përcaktuar nga një marrëveshje ndërkombëtare mes Turqisë dhe Greqisë, e cila të jetë në fuqi”- argumentoi në mënyrë specifike Mevlut Çavusoglu.
Lulzim Higuita dhe punësimi i Edmond Spahos
Ku ka humbur Luli? Luli, Basha, kryetari i PD-së. Ai i shkriri nga zhegu. Thonë që ka ikur me pushime dhe nuk tregon se ku. E sigurtë është se ka marrë vulën me vete, të cilën nuk ja beson kush.
Lulit i ka ikur zëri, edhe goja. Në pranverë na shurdhoi, nuk kishte ditë pa u ushtruar si solist protestash në agoranë ambulatore.
Ndahet nga jeta Ylli Popa
Është ndarë nga jeta në moshën 87 vjeçare Ylli Popa, akademik dhe mjek. Ai u lind në Elbasan në vitin 1930 dhe u diplomua në Bukuresht. Me ardhjen në Shqipëri ai drejtoi katedrën universitare të biokimisë dhe më pas katedrën e terapisë spitalore. Studoi në Moskë në vitet 1958-1961 për të themeluar më pas në Shqipëri shkollën e kardiologjisë. Ylli Popa është bashkëautor i botimeve universitare “Leksione të Krdiologjisë” dhe “Kardiologjia”. Po kështu Popa ishte pjesë e grupit të mjekëve të Enver Hoxhës.
“Viktori nuk ka vdekur. Ai ka shkuar për një cigare”. Roku i Viktor Tsoit dhe fundi i Bashkimit Sovjetik
Kur flitet për Mikhail Gorbaçovin të vjen ndërmend Perestrojka dhe Gllasnosti, fundi i Bashkimit Sovjetik dhe i Luftës së Ftohtë. Por reformat e tij patën jehonë në jetën e ish-Bashkimit Sovjetik, një vend i cili kreu eksperimentin më të madh social që njerëzimi ka njohur ndonjëherë. Jehona e ndryshimit të Perestrojkës preku edhe jetën e njerëzve, të artit ku spikat 28 vjeçari Viktor Tsoi, i panjohur thuajse fare për publikun shqiptar, që asokohe shihte vetëm drejt Perëndimit.
Malet e Skraparit "vishen me minifund"
Kreu i departamentit të Mjedisit në PD, Jamarbër Malltezi, ka publikuar disa fotot nga malet e Skraparit, ku siç shihet zjarri ka asgjësuar një pjesë të madhe të pyjeve.