Rritja ekonomike në BE, Rumania në vend të parë. Bullgaria dhe Kroacia në nivele të mira. Italia dhe Greqia në fund
Mesatarja e rritjes ekonomike në Bashkimin Europian rikththehet në 2.2% në zonën euro dhe 2.3% si mesatare e të gjitha vendeve anëtare. Kjo konsiderohet si shenjë e ringritjes nga kriza që mbërtheu kontinentin që nga viti 2009. Sipas raportimit të Eurostat ka një deiferencë të qartë mes Europës Qendrore apo Veriore me atë Jugore, çka rikonfirmon problemin e thellë të ndarjes ekonomike në union. Përjashtim bën vetëm Rumania me 5.7%.
Deklarata lufte nga Athina drejt Turqisë
Një ditë pas deklaratave të ministrit të Jashtëm turk, Mevlut Caushoglu se zona e disa ishujve të Egjeut ka status të kontestueshëm dhe se mes Turqisë e Greqisë nuk ka një marrëveshje për ndarjen e kufijve detarë, ka reaguar ashpër presidenti grek Prokopis Palvlopulos.
Axhendë e një “kryetari” jo mision i një opozite
Ministrat teknikë të propozuar nga Partia Demokratike thuhet se kanë përpiluar një raport për zgjedhjet e 25 qershorit. Publikimi përkon me largimin e tyre nga detyra, një akt që konfirmon se perspektiva e bashkëqeverisjes ashtu siç e premtonte Lulzim Basha më 18 maj nuk qëndron më. Në raport flitet për banda të armatosura, blerje masive vote e të tjera tregime zgjedhore shqiptare, të zakonshme në 27 vjet. Opozita formale e Shqipërisë i ka njohur zgjedhjet dhe po ikën nga pushteti ku kërkoi të ngecte, me një përpjekje për të njollosur zgjedhjet.
Testi i gjakut zbulon kancerin para se të shfaqen simptomat
Hulumtuesit kanë ndërmarrë një hap të madh drejt zhvillimit të një prove që mund t'u tregojë njerëzve nëse kanë kancer para se të shfaqin simptomat e para. “Testi i gjakut zbuloi praninë e sëmundjes tek shumica e njerëzve të prekur nga katër llojet më të shpeshta të kancerit: atë të gjirit, zorrës së trashë, kancerit të mushkërive dhe ovarianëve”- deklaroi ekipi i Universitetit Johns Hopkins.
Liderja e të djathtës ekstreme australiane performon me burka në senat
Drejtuesja e të djathtës ekstreme në Australi Pauline Hanson ka veshur burka në sallën e seancave të senatit Australian. Akti i saj ka provokuar reagime dhe ministri George Brandis ka bërë thirrje që të shmangen fyerjet ndaj grupeve të ndryshme. Sipas tij këto veprime mund të prekin rreth 500 mijë australianë që klasifikohen si aderues të besimit islam. Hanson është e angazhuar në ndalimin e burkës në mjedise publike, por Brandis ka deklaruar prerë se kjo gjë nuk do të ndodhë.
Binjakët ballkanikë: Ju pyetëm, nuk thatë asgjë. Do vendosim vetë - por përgjegjësinë do ta ndajmë me ju
Deutsche Welle, seksioni shqip, publikon sot një shkrim për nismën e presidentit serb, Aleksandër Vuçiç, për dialog të brendshëm për Kosovën. Personat që prononcohen për këtë çështje janë analistë serbë dhe sipas tyre, Vuçiç, po konsumon një manovër taktike nën ombrellën e një sipërmarrje me tone hollivudianë. Veçojmë këtë prononcim të Dushan Janjiç nga Forumi i Beogradit:
Kurora britanike në pasigurinë e madhe nga ikja e Elisabetës dhe ardhja e Charles
Mosha e thyer e mbretëreshës Elisabetë në Briataninë e Madhe ka nxitur debatin për të ardhmen e kurorës britanike. Frika nga rotacioni në fron është e madhe, të paktën këtë raporton revista e përmuajshme britanike, “Prospect”. Duke cituar burime “nga zemra e familjes mbretërore”, revista përcjell shqetësimin më të madh të saj: ngjtijen në front ë Princit Charles, që konsiderohet si kërcënimi më i madh për monarkinë që nga abdikimi i vitit 1930.
Shteti serb nuk regjistron fëmijët shqiptarë në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë!"
“Njohja e dinjitetit të lindur dhe e të drejtave të barabarta e të patjetërsueshme të të gjithë anëtarëve të familjes njerëzore është baza e lirisë, drejtësisë dhe e paqes në botë”-është një paragraf i Konventës mbi të Drejtat e Fëmijëve, të miratuar nga Asambleja e Përgjithshme e Organizatës së Kombeve të Bashkuara më 20 nëntor 1989, ku ndër të tjera thotë: “Në bazë të kësaj konvente specifikon se: “ Shtetet Palë angazhohen të respektojnë të drejtat e përmedura në këtë Konventë dhe t’ia garantojnë ato çdo fëmije, që përfshihet në juridiksionin e tyre, pa asnjë lloj dallimi, p
Gërmuam o Tare gërmuam, po as qenin e ngordhur nuk gjetëm!
Nuk ka ditë që të mos ketë një lajm për zbulime arkeologjike në botë. Teknikat e reja jnë një arsye, por edhe popullimi intensiv është një tjetër. Vende ku më parë njeriu kalonte rrallë tani janë gërmuar, janë prekur, tjetërsuar për të nxjerrë në pah pasuri të fshehura. Kjo ndodh si në vende me qytetërime shumë të vjetra dhe të mirëeksploruara, ashtu edhe në vende të reja.
Dalai Lama: Ëndërroj që selia e NATO-s të jetë në Moskë
Dalai Lama ëndërron që shtabi politik i NATO-s të jetë në Moskë. Ai e ka zbuluar këtë në një intervistë për gazetën ruse Kommersant, intervistë e cila po citohet gjerësisht.
“E kam përmendur edhe më parë një ide që mund të jetë një ëndërr boshe, por nëse NATO do të vendoste shtabin në Moskë, kjo mund të minimizonte keqkuptimet e rusëve", tha ai.
Duke vijuar më tej, lideri shpirtëror tibetian ka shtuar jo pa ironi se kam frikë se "pas këtij sugjerimi nuk do më lënë të shkoj në Amerikë".