Iraku thirrje kurdëve të “fshijnë” referendumin
Dy ditë pas referendumit për pavarësi të organizuar nga autoritetet kurde në veri të Irakut, parlamenti irakian miratoi një rezolutë që i bën thirrje kryeministrit Haider al-Abadanit për të dërguar trupa në qytetin e kontestuar të Kirkukut dhe të mbajë në mbikqyrje puset e naftës.
Kirkuk i përkiste territorit të qeverisjes lokale kurde, por u qeveris nga Bagdadi deri në verën e vitit 2014, kur ra në duart e shtetit islamik. Luftëtarët kurdë (Peshmerga) e çliruan atë, duke i penguar xhihadistët që të kapnin puset e naftës.
Tjetër skandal me Policinë e Shtetit
Policia përfshihet në një tjetër skandal pas ngjarjes së Elbasanit, ku nguroi të arrestojë dhëndrin e kryebashkiakut Qazim Sejdni për sulmin ndaj makinës së zv/drejtorit Gjergj Oshafi. Ish- shefi i Krimeve të Rënda në Tiranë dhe i njësisë Operacionale të Policisë së Tiranës Dritan Xhindoli, u vetëdorëzua në policinë e Durrësit, pasi ishte në kërkim ndërkombëtar.
Nisin testimet e Concord-it të Ri (Video)
Agjencia hapsinore NASA dhe kompania Lockheed Martin kanë investuar deri tani rreth 390 milionë dollarë në një projekt për ndërtimin e një avioni komercial që mund të transferojë pasagjerë nga Nju Jorku në Londër për vetëm tre orë! Aktualisht po kryhen prova me Concord-in e ri në miniaturë, ndërsa fluturimet e para pilot të avionit të quajtur QueSST mund të bëhen në vitin 2021. QueSST është më pak i zhurmshëm se Concorde, një nga arsyet kryesore që avioni u hoq nga qarkullimi.
Kullat, qendrat e reja tregëtare dhe opozita që bën sikur nuk kupton*
Lexova para disa ditësh një lajm që buron nga revista ekonomike “Monitor”, e cila, duke iu referuar agjencisë ndërkombëtare të real estate “Collier International”, zbulon se Shqipëria paska 235 m² sipërfaqe qendrash tregtare për çdo 1000 banorë, çka tejkalon edhe vende si Gjermania, Franca, Italia Spanja. Duke u nisur nga kjo e dhënë, komentohej bumi i lejeve të ndërtimit që po jep së fundmi dyshja Rama-Veliaj, si për kulla të larta e pallate banimi, si për ndërtimin e qendrave të reja tregtare.
Italia shtyn për legjislaturën tjetër reformën e nështetësisë
Një në çdo 10 nxënës në Itali është i huaj. Ka klasa në shkolla ku prezenca e të huajve shkon deri në 50% apo e kalon këtë shifër. Gazeta “Repubblica” e cila trajton çështjen e nxehtë të jus soli, nocioni që njeh qytetarinë duke marrë për kriter vendlindjen, sjell disa foto nën titullin: “Nga Torino në Palermo. Në shkolla jus soli është realitet” për të kujtuar se realiteti është i tillë që kërkon normim ligjor.
Ndërron jetë Mr. Playboy
Ndërron jetë në moshën 91 vjeçare themeluesi i Playboy, Hugh Heffner, njeriu që qëndroi pas revistës më të famshme erotike, shoqëruese për burrat e shumë brezave. Ai u lind më 9 prill 1926 në Çikago dhe u bë miliarder pasi vuri në jetë idenë e krijimit të Playboy në vitin 1953.
Rekordi i 2016-ës/Pasuria e milionerëve arriti në 63.5 trilionë dollarë
Milionerët vijojnë të shtohen në një botë përherë e më dinamike dhe të ndërlidhur ekonomikisht. Një raport i firmës këshilluese “Capegemini” sjell disa të dhëna mbi pasurimin e individëve apo kompanive në pjesë të ndryshme të botës për vitin 2016 dhe për përqendrimin e pasurisë në shifra absolute.
BE forcon kufijtë e brendshëm
Komisioni Europian ka propozuar dje disa ndryshime ligjore që prekin lëvizjen e lirë në hapësirën Schengen. Përmes një deklarate për shtyp, Komisioni njofton shtetet anëtare për masat që propozohen për të shmangur në maksimum kërcënimet për sigurinë publike.
Duke iu referuar neneve 25 dhe 27 të Kodit Kufitar të Schengen, Komisioni rekomandon që afati për ushtrimin e kontrolleve të brendshme, pra në kufijtë mes shteteve anëtare të zgjatet nga 6 muaj në një vit. Duke patur të drejtën e shtyrjes 3 herë në maksimumin e kohës së aplikimit të kësaj mase deri në 2 vjet.
Schaeuble, viktima e parë e zgjedhjeve gjermane
Wolfgang Schaeuble duket se është viktima e parë e rezultateve elektorale në Gjermani. Media të ndryshme njoftojnë se grupi parlamentar i CDU-CSU ka kërkuar që Schaeuble është propozuar për president i Bundestagut, në mënyrë që portofoli i ministrit të Financave, mbajtur deri më tani nga 75 vjeccari, do të kalojë për partnerët e FDP-së në koalicionin e ri qeverisës.