Parkim nëntokësor në Parkun e "7 xhuxhave"
Bashkia e Tiranës njoftoi hapjen e tenderit për rikoncpetimin e parkut tek Rruga e Elbasanit i njohur si “7 xhuxhat” si dhe ndërtimin e një parkimi me dy kate nëntokë. Sipas revistës Monitor, fondi limit i llogaritur në shpalljen e Bashkisë është rreth 2 milionë euro.
Në total parkimi do të garantojë 146 vende për automjete dhe kjo argumentohet me faktin që zona është njëra prej më të frekuentuarave dhe me trafik më të lartë në kryeqytet.
Mistifikime dhe fiasko
Poet amerikan, përkthyes dhe kryeredaktor i New Poetry in Translation, Brian Sneeden nga Universiteti i Connecticut-it ishte ftuar në Festivalin e Letërsisë në Orllan të Kosovës, për çka edhe shkroi përshtypjet dhe përsiatjet në World Literature Today.
Kush ka realisht interes që regjimi i TVSh-së të mos ndryshojë?
Qeveria ka zyrtarizuar synimin që të përfshijë në regjimin e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar edhe ato që deri më sot quhen “biznese të vogla”. Të tilla janë ato që përjashtohen nga ky regjim nëse kanë një xhiro poshtë 5 mln lekë. Kryeministri e argumentoi kështu arsyen e këtij vendimi:
Dimitrov: Identiteti maqedonas nuk është kërcënimim për fqinjët
Ministri i Jashtëm i Maqedonisë, Nikolai Dimitrov i është kundërpërgjigjur në një fare mënyre deklaratave të Athinës se qëndrimet irredentiste të Tiranës e Shkupit minojnë perspektivën europiane të tyre.
Në një intervistë për gazetën greke "Kathimerini" Dimitrov thekson se ekziston një identitet "maqedonas" në të dy anët e kufirit që nuk kërcënon askënd, ndërkohë që ai beson se kontaktet që kanë filluar midis Athinës dhe Shkupit gjatë disa muajve të fundit do të jenë të frytshme.
Nuk ka vetting para parasë. Dyshime serioze mbi prokurorin e Gjykatës së Hagës
Kryeprokurori i Gjykatës Ndërkombëtare të Krimeve, Luis Moreno Ocampo është përfshirë në një skandal që e vendos atë përballë akuzave për korrupsion, konflikt interesi, mitmarrje etj., duke njollosur rëndë imazhin e këtij institucioni. Ocampo, një ish-avokat nga Argjentina, që nisi karrierën dhe mori emër pas proceseve të viteve ’80 kundër përfaqësuesve të Juntës ushtarake në vemdin e tij, drejtonte një zyrë me 300 punonjës, të cilët kishin për detyrë të kapnin dhe nxirrnin para drejtësisë njerëzit e kërkuar për krime kundër njerëzimit.
Trump, deklaratë pas takimit me krerët ushtarakë: Qetësi, para stuhisë
Presidenti amerikan Donald Trump vazhdon të mbajë lart stekën e deklaratave publike kur vjen pun ate çështjet ushtarake. Konkretisht, pas një takimi me krerët e ushtrisë amerikane, Trump pozoi në një foto të përbashkët duke përcjellë edhe një mesazh:
Komiteti Shqiptar i Helsinkit: Mungesë transparence për vettingun nga disa institucione
Komiteti Shqiptar i Helsinkit kapublikuar sot një raport të shkurtër mbi gjetje të pjesshme të organeve ndihmëse të vettingut. Të tilla janë Drejtoria e Sigurisë së Informacionit të Klasifikuar, Inspektoriati i Lartë për Deklarimin, Kontrollin dhe Verifikimin e Pasurisë, Këshilli i Lartë i Drejtësisë, Prokuroria e Përgjithshme. Sipas Komitetit tri institucionet e para “i janë përgjigjur pjesërisht kërkesës për informacion të KShH-së, mbi mbarëvajtjen e deritanishme të këtij procesi”.
Serbia, përgjegjëse kryesore e krizave në Ballkanin Perëndimor. Draftrezoluta e NATO-s provokon reagime nga Beogradi
Mediat serbe raportojnë sot për një fërkim që ka ndodhur për draft rezolutën që do t’I paraqitet Asamblesë Parlamentare të NATO-s që do të mbahet në Tbilisi të Gjerogjisë në datat 07-09 tetor të këtij viti. Sipas këtyre informacioneve, në tesktin fillestar të draftit, hartuar nga britaniku Richard Benyon, thuhej se Serbia është përgjegjësja kryesore për tensionet në raportet mes Beogradit dhe Prishtinës, por edhe shkaktare e krizave në këtë pjesë të Europës, pra në Ballkan.
Kisha e Skocisë: Hebrejtë nuk kanë asnjë të drejtë të veçantë mbi tokën e Izraelit
Kisha e Skocisë ka publikuar së fundmi një raport, titulluar “Trashëginia e Abrahamit? Një raport mbi “tokën e premtuar””, përmes të cilit mohon ndonjë privilegj të veçnatë të hebrejve mbi tokën e Izraelit. Dokumenti është përgatitur për Asamblenë e Kishës së Skocisë që do të mblidhet brenda dy javëve. Në raport u sugjerohet krisitianëve se “nuk duhet të mbështesin ndonjë pretendim nga hebrejtë, apo ndonjë popull tjetër për një të drejtë hyjnore, apo ekskluzive për të zotëruar një territor të caktuar”.
"E ka bërë piktori në kokë të tij"
Kryebashkiaku i Tepelenës, Tërmet Peçi, sqaron për Fiks Fare psenë e "ikonës" së Edi Ramës në qendrën multifunksionale të qytetit.