Xhamitë e Turqisë, përpjekje për të minuar identitetin kombëtar shqiptar (Video)
David L. Phillips, Drejtor i Programit për Ndërtimin e Paqes dhe të Drejtave në Institutin e Studimit të të Drejtave të Njeriut të Universitetit Columbia, thotë në një intervistë për televizionin "Koha" në Kosovë se financimi nga Turqia me 44 milionë dollarë i xhamisë së Prishtinës, është një përpjekje për ta minuar identitetin kombëtar shqiptar dhe për ta kufizuar ndikimin amerikan në këtë rajon.
Erdogan ka financuar me 33 milionë dollarë edhe xhaminë e Namazgjasë në Tiranë, ku dhe mori vetë pjesë në inagurimin e fillimit të punimeve.
Skandali i Butrintit/Letër zyrtare UNESCO-s nga Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore
Më poshtë deklarata e Forumit për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore për ndërtimin në Butrint:
Është i njëjti personazh!
Partia Demokratike dha një tjetër shfaqje donkishoteske mesa duket nga nevoja për të konfirmuar veten si opozitë dhe kryetarin si lider. Por ajo që prodhoi ishte deklarata manekine e kryetarit të saj, Lulzim Basha që i bëri thirrje popullit të marrë në dorë fatet e parlamentit.
Në thelb shumë zhurmë për asgjë nga i njëjti njeri që bërtiste dhe ulëriste në çadër duke kërkuar që njerëzit të çoheshin për të shpuar gomat e zyrtarëve, ndërsa më pas i hodhi krahun kryeministrit dhe firmosën një marrëveshje që mbetet pazar për aq kohë sa nuk bëhet publike.
Luli, lër mustaqe dhe na pri!
E dini kush është politikani që e ka përdorur më shpesh togfjalëshin “paqe sociale” këto vitet e fundit? Mua më kujtohet sepse engledisjen me pulitikën e kam si biçim detyrimi. Ky është Ilir Meta, shkëlqesia e tij, Presidenti që na gënjeu të gjithëve se do na jepte nga një kallash pas zgjedhjeve. Prit për kallash, hiç Meta. Me siguri që tani si Komandant i Përgjithshëm i FA-së, po i ruan në depo. Një mendje ma thotë se do marrë me konçesion kombinatin e Poliçanit dhe pastaj do t’i demontojë aty për t’I dhënë punë vetes. Po edhe pa plan nuk ecet.
Lajmshitësi Veliaj, pa skrupuj; inauguron thertoren e 5 viteve më parë (Video)
Zyra për shtyp e Erion Veliajt shpërndau këtë të enjte materiale video mbi hapjen e të parës thertore publike nga Bashkia e Tiranës në zonën e Vaqarrit. Një projekt që sipas Bashkisë, përveçse do të disiplinojë situatën me konsumin e mishit në Tiranë, do të shmangë ndotjen e mbi të gjitha do të ofrojë informacion për mishin e kontrolluar dhe të certifikuar nga Bashkia e Tiranës.
Kazuo Ishiguro - fituesi i Nobelit për Letërsi për vitin 2017
Shumica(klikimet) përcakton Faktin/Akuza dhe ankesa ndaj Youtube për ngjarjen e Las Vegasit
Edhe masakra e Las Vegasit mplekset në lojërat e botës dixhitale dhe politikat e Google. Gazeta “The Guardian” raporton se të mbijetuarit e masakrës ku mbetën të vrarë 58 njerëz dhe u plagosën 500 të tjerë, por edhe familjarë të viktimave janë shumë të irrituar me platformën “Youtube”, e cila sipas tyre ka promovuar videot që e cilësojnë ngjarjen një mashtrim. Miliona klikime mbi disa video që kanë vetëm pak ditë që janë postuar, pasi edhe ngjarja është shumë e freskët.
Zbulime të reja arkeologjike pranë anijes ku u gjet mekanizmi i Antikytheras
“Teser” opozitari për Lulzim Bashën nga Gramoz Ruçi
Lulzim Basha është përjashtuar sot nga punimet e seancës plenare të Parlamentit për shkelje të Rregullores. Në materialet video që u shpërndanë, tregohet Basha që kërkon me këmbëngulje mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve për të diskutuar reformën zgjedhore, futjen e saj në rend të ditës, pas kërkesës për debat që sipas tij, ka depozituar opozita. Kreu i seancës. Gramoz Ruçi, ka refuzuar kërkesën duke argumentuar se Konferenca e Kryetarëve nuk ka atribute mbi një seancë që ka nisur. Por ky është vetëm aspekti teknik i përballjes që çoi në përjashtimin e inskenuar të Bashës.
Debat për tekstin e Gjeografisë së Shqipërisë në Parlamentin grek
Në Greqi është kthyer në çështje politike problemi me tekstet mësimore të shkollave në Shqipëri që prekin tema të karakterit historik dhe gjeografik. Dy vendet kanë ngritur prej vitesh një komision të përbashkët për rishikimin e teksteve dhe pastrimin e libra e shkollore nga përcaktimet irredentiste apo përmbajtjet me frymë nacionaliste.