Cigaret tradicionale, kërcënim për shëndetin publik

Postuar në 25 Shtator, 2017 11:16

Përhapja e epidemisë së duhanit është një problem kombëtar me pasoja të rënda për shëndetin publik, që kërkon bashkëpunimin më të gjerë ndërsektorial të mundshëm në një reagim efektiv, të përshtatshëm dhe gjithëpërfshirës në nivel vendi, duke reflektuar shqetësimet e komunitetit ndërkombëtar rreth pasojave shkatërruese shëndetësore, shoqërore, ekonomike dhe mjedisore të konsumimit të duhanit dhe ekspozimit ndaj tymit të duhanit në shkallë botërore. Faktet shkencore kanë konstatuar qartë se konsumimi i duhanit dhe ekspozimi ndaj tymit të duhanit shkaktojnë vdekje, sëmundje dhe paaftësi.

Biografia e Gorbachev, paradokset e liderit të fundit sovjetik

Postuar në 25 Shtator, 2017 10:44

Në tetor 1985 një përfaqësues i partisë komuniste nga Kazakistani ngjitet në podiumin e sesionit të Komitetit Qendror të PKBS dhe fillon lavdet ndaj sekretarit të ri të përgjithshëm të partisë. Anëtarët e Komitetit Qendror i përgjigjen lavdërimit me duartrokitje të forta. Sekretari i Përgjithshëm, i cili e konsideron një sjellje të tillë relike të papranueshme të kultit stalinist, ndërpret folësin dhe i kërkon të ndalojë lavdërimet. Në këtë moment anëtarët e Komitetit Qendror ngrihen në këmbë me duartrokitje edhe më të stuhishme për sekretarin e Përgjithshëm.

Nisin votimet për referendumin e Kurdistanit

Postuar në 25 Shtator, 2017 09:28

Merkel merr mandatin e katërt, tkurret CDU/CSU

Postuar në 24 Shtator, 2017 18:37

Gjermanët i besojnë një mandat të katërt kancelares Angela Merkel. Eksit Pollet nxjerrin fituese partinë e saj, ndërsa pas më shumë se 50 vjetësh në parlament futet partia e ekstremit të djathtë AFD. Sipas rezultateve paraprake kristian-demokratët  e Angela Merkel kryesojnë  me një përqindje prej 32.5% ose 9% më pak se zgjedhjet e kaluara.  Social Demokratët e Martin Schulz renditen të dytët me 20%, ndërsa partia e ekstremit të djashtë AFD hyn në parlament pas më shumë se 50 vjetësh duke mbledhur 13.5% të votave.

Bosch: Shengeni, Holanda të skualifikojë dosjen e Shqipërisë

Postuar në 24 Shtator, 2017 17:36

Ish – ambasadori i OSBE-së në Tiranë, deri së fundmi ambasador I Holandës në Kosovë, Robert Bosch, thotë se situata e krimit shqiptar në Holandë është serioze. Por kjo nuk duhet përgjithësuar dhe nuk duhet shoqëruar me rivendosje të vizave. Përmes një interviste përcjellë nga shërbimi mediatik pranë qeverisë, Top-Channel, Bosch ka “skualifikuar” dokumentin e policisë holandeze që sugjeronte për Ministrinë e Jashtme të atij vendi rikthimin e vizave për shqiptarët.

Skandal me ministrin grek të Mbrojtjes, kapet në kazino

Postuar në 24 Shtator, 2017 16:47

Furtunë politike kanë shkaktuar në Greqi, disa foto të ministrit grek të Mbrojtjes, Panos Kammenos në një prej kazinotë e Londrës kohët e fundit.Të gjitha partitë e opozitës kërkojnë sqarime me tone të larta ministrit dhe madje nënkryetari i Demokracisë së re, Adonis Georgiadis Demokracia e Re flet për  përgjegjësi penale të z. Kammenou.

Konfikti pritet të kulmojë të hënën në mëngjes në parlament, ku  pritet të fillojë puënën komisioni hetimor ndaj ministrit të Mbrojtjes për një bisedën të tij me një të dënuar për drogë.

Çmim tavan për tregtimin e ujit të pijshëm

Postuar në 24 Shtator, 2017 12:03

Për sa kohë qytetarëve nuk iu sigurohet uji i pijshëm në banesat e tyre, është e nevojshme që autoriteti kompetent vendimmarrës (qeveria), të vendosë çmim tavan të detyrueshëm për t’u aplikuar, deri në këtë nivel, por jo më shumë, në tregtimin e tij nga çdo njësi tregtare (mini, super, hipermarket, qendër tregtare, dyqan artikujsh ushqimorë etj.), përjashto ato me objekt aktiviteti ekonomik si: bare, restorante, hoteleri, diskoteka, qendra argëtimi e të tjera.

Shyqyr që ka ca thagma në Itali...

Postuar në 24 Shtator, 2017 11:56

Kryetari i Bashkisë së Amarice në Itali, Sergio Pirozzi deklaron se në qytetin që ai drejton nuk ka mbërritur asnjë euro e vetme nga 33 milionë që u mblodhën pas tërmetit të 24 gushtit 2016. Paratë u mblodhën nga italianët që u solidarizuan me qytetin e shkatërruar dhe banorët që mbetën pa shtëpi. 2 euro secili për të ndihmuar banorët e Amatrice, Açumoli, Arquata apo Pescara del Tronto, ndërkohë që në një stil menaxhimi tipik italian, paratë u çuan për të ndërtuar një rrugë çiklistike në zonën e Marche.

Trump mund të vizitojë Serbinë

Postuar në 24 Shtator, 2017 11:18

Mediat serbe njoftuan së fundmi se presidenti amerikan Donald Trump mund të vizitojë Serbinë. Kreu i shtetit serb, Aleksandër Vuçiç, u tha mediave se Trump e kishte pranuar ftesën e bërë dhe me gjasë një vizitë do të kryhet. Të njëjtat lajme kanë përcjellë edhe media të ndryshme greke, sipas të cilave zv.presidenti Mike Pence ka përcjellë për zyrtarët grekë premtimin se Trump do të vizitojë edhe Greqinë.

Aston Martin Valkyrie, në shitje për 2.6 mln dollarë (Foto+Video)

Postuar në 24 Shtator, 2017 00:04

Valkyrie është hypermakina që Aston Martin dhe Red Bull do të kenë gati në 2017 me një çmim prej 2.6 milionë dollarësh.

Specifikimet janë me të vërtetë joreale dhe prekin apo edhe tejkalojnë makinat e F1. Me një motor 6.5-litërsh Cosëorth  me 1 000 kuaj fuqi i shoqëruar me një sistem hibrid, ai do të arrijë 320 km në 10 sekonda, ndërsa shpejtësia e tij përfundimtare do të jetë mbi 402 km / h. 150 modelet e para janë shitur.

Pages

Subscribe to ResPublica RSS