"The Guardian" del nga "X": Platformë toksike!

Postuar në 13 Nëntor, 2024 20:38

Gazeta britanike “The Guardian” ka mbyllur llogarinë e vet në rrjetin “X”, ose më saktë nuk do të postojë më përmbajtje të sajat aty. Përmes një deklarate gazeta sqaron arsyet e këtij bojkoti:

Ne mendojmë se përfitimet e të qenit në X kapërcehen tashmë nga aspektet negative dhe burimet mund të përdoren më mirë në promovimin e gazetarisë sonë gjetkë

Tre Ilirët

Postuar në 13 Nëntor, 2024 14:38

Shkruan sot Ilir Yzeiri:

Dje u shfaq një nga skenat më të zymta dhe më barbare në hapësirën publike. Në Komisionin hetimor për sterilizimin ishin ftuar për të dëshmuar bashkë me dy të ndaluarit e tjerë edhe ish-ministri i shëndetësisë, aktualisht i ndaluar, Ilir Beqja. Ardhja e tij në sallën e Kuvendit, me pranga në duar, ishte një skenë e trishtuar për fatin e tij, por edhe për cilindo që e shihte atë. Në perceptimin kolektiv dhe në doktrinat e moralit njerëzor, të burgosurit janë kategoria e dobët që ngjall keqardhje, dëshpërim e të bën të mendohesh thellë

Për çfarë "na duhet" Trump? ShBA nuk mund dhe nuk do duhej ta hiqte non grata-n ndaj Berishës

Postuar në 13 Nëntor, 2024 11:13

Të krahasohemi me Kosovën se nuk vlejmë 104 vjet shtet sa mburremi.

Në pritje të ndryshimeve politike në ShBA, me të cilat po merret e gjithë media kryesore dhe Europa, nga Kosova kemi dy interpretime apo qëndrime: së pari se qevëria e Kosovës ka deklaruar se nuk e mbështet idenë e shkëmbimit të territoreve me Serbinë dhe së dyti se dy prej emrave të zgjedhur nga Trump, Marco Rubio për Sekretar Shteti dhe John Ratclife për drejtor të CIA-s, janë njohës dhe afër çështjes së Kosovës.

Trump shkund çdo gjë. Elon Musk merr emërimin, Pete Hegseth te Mbrojtja, Ratclife te CIA

Postuar në 13 Nëntor, 2024 04:15

Pete Hegseth do të jetë Sekretari i Mbrojtjes në administratën Trump. Hegseth vjen nga karriera ushtarake dhe së fundmi drejtonte një program për ushtrinë në Fox News. 

Elon Musk dhe Vivek Ramsawamy do të drejtojnë Departamentin e Efiçencës Qeveritare. Sapo ka marrë emërimin, Musk ka deklaruar se nga 428 agjenci federale mjaftojnë 99,  një operacion i thellë. 

John Ratclife do të jetë drejtori i ri i CIA-s. Ai ka qenë drejtor i NSA-së për i vit dhe cilësohet si partizan i Trump.

Shko shikoje "sy më sy" Ilir Beqajn të kuptosh nëse ka ngrënë dardhat e tua!

Postuar në 12 Nëntor, 2024 19:03

Sot u panë ca pamje kur ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj, u çua me pranga në Komisionin Hetimor Parlamentar për të dëshmuar për koncesionin e sterilizimit. Pamje të bukura, demokratike, interesante. Iliri nuk ka humbur asnjë kile, ndonëse teorikisht ka ca halle. Çështja është tjetërkund. Gjatë diskutimit në komision, shumica socialiste, më saktë ata deputetët e PS-së që lehin për kryetarin, nuk kanë pranuar që në komision të dëshmojë Edi Rama dhe Vilma Nushi, përfituesja e koncesionit.

Dorëhiqet kreu i Kishës Anglikane, Justin Welby

Postuar në 12 Nëntor, 2024 15:40

Kryepeshkopi i Canterburry, Justin Welby, ka dhënë dorëheqjen nga posti, për shkak sipas tij “të trishtimit pas dështimit për të siguruar një hetim të duhur rreth akuzave për abuzim nga një vullnetar në kampet verore të Kishës dekada më parë”. Kërkesa për dorëheqjen e tij erdhi pas publikimit të raportit javën e kaluar që konfirmonte se ai nuk kishte marrë masat e duhuara për të ndalur një person që përshkruhet si abuzuesi serial në Kishën e Anglisë.

Gjykata Kushtetuese rikonfirmon sekuestron mbi bazën detare të Sarandës

Postuar në 12 Nëntor, 2024 15:14

Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën e shoqërisë “Marina Bay Saranda”, mbi heqjen së sekuestros për bazën detare në qytetin bregdetar. Pasi humbi procesin në të trija Shkallët, shqoqëria në fjalë iu drejtua Kushtetueses, e cila vendosi ta rrëzojë këtë kërkesë. Me këtë vendim, Baza detare e Sarandës do vijojë të mbetet nën sekuestro derisa SPAK të përfundojë hetimet.

Baza detare e Limionit u sekuestrua me vendim të GJKKO në shkurt të vitit 2023, pas kërkesës së SPAK me arsyetimin se privatizimi i saj kishte cënuar operacionalitetin e forcave detare.

Zgjedhjet e parakoshme në Gjermani, më 23 shkurt

Postuar në 12 Nëntor, 2024 13:47

Në Gjermani do të mbahen zgjedhje të parakohshme më 23 shkurt. Ndonëse deri më tani ishte diskutuar një datë nga fundi i marsit, dakordësia mes socialdemokratëve dhe kristiandemokratëve ka afruar datën me një muaj.

Data përfaqëson një kompromis mes qëndrimit të kancelarit Scholz për të zhvilluar zgjedhjet në fund të marsit dhe kërkesës së kreut të kristiandemokratëve Friedrich Merz që zgjedhejt të mbaheshin më 19 janar.

Video/Akte dhune në Amsterdam. Spekullime në mediat sociale për provokim nga Mossad-i izraelit

Postuar në 11 Nëntor, 2024 23:50

Në mediat sociale po raportohen akte dhune në Amsterdam. Djegie e një tramvaji dhe sulme. Disa llogari flasin për "të rinj afrikanoveriorë dhe të Lindjes së Mesme", por shumë prej komentuesve i cilësojnë sulmet si provokim të Mossad-it.

Konservatorët: Të rishikohet Akti për të Drejtat e Njeriut! Ka transferuar pushtetin e parlamentit te gjykatat

Postuar në 11 Nëntor, 2024 20:20

Ish-Sekretari për Çështjet e Brendshme në Britaninë e Madhe dhe lider i Torëve, Lordi Howard, ka kërkuar rishikimin e Aktit për të Drejtat e Njeriut, që u propozua nga Tony Blair, pasi sipas tij ai ka provokuar një transferim të pushtetit nga Parlamenti te gjykatat dhe ka sjellë një ndryshim në kulturën juridike.

Pages

Subscribe to ResPublica RSS