Në mbrojtje të ndërhyrjes ANTILIGJORE në tjetërsimin e Bazës Detare të Sarandës

Postuar në 30 Dhjetor, 2024 15:02

Sot kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, gjatë konferencës për fundvitin është pyetur edhe për veprimet e Shefqet Kastratit dhe Artan Dulakut në Bazën e Limionit në Sarandë. Shikojeni me vëmendje surratin e Edi Ramës gjatë pyetjes në fjalë. Ngadalësoni videon për të kuptuar sëkëlldinë e këtij njeriu që drejton sot qeverinë e Shqipërisë. Përveç injorancës së qëllimshme kur shprehet me ironi se “siguria jonë nuk ka mbetur tek ajo bazë”, z.

Tha që "kthehem për dy ditë". Publikohet bileta e kthimit më 17 janar

Postuar në 30 Dhjetor, 2024 14:44

Erjon Veliaj, ose Erion Veliaj, sipas biletës së avionit kthehet në Tiranë më 17 janar. Të paktën këtë thotë bileta që publikohet nga MCN Tv. Shtetasi në fjalë ka ikur nga Tirana më 28 dhjetor dhe kthehet më 17 janar. 20 ditë qëndrimi në Ëashington, nëse i përmbahemi asaj që është publikuar. Ndërkohë në një replikë të tijën ndaj Sali Berishës, shtetasi Veliaj deklaronte se do të kthehej për dy ditë në Tiranë.

Ndërron jetë Jimmy Carter

Postuar në 30 Dhjetor, 2024 00:06

Ka ndërruar jetë në moshën 100 vjeçare ish-presidenti amerikan, Jimmy Carter. 

Carter, presidenti i 39-të i Shteteve të Bashkuara, shërbeu vetëm një mandat (1977-1981) dhe fitoi çmimin "Nobel" për Paqen për rolin e tij në konfliktin izraelito-egjiptian. Ndershmëria përcakton rolin dhe suksesin e tij në politikë: pas mandatit të Guvernatorit të Georgia-s në vitin 1971, ai merr mandatin e Presidentit të ShBA. 

Shkuljani dhëmbët!

Postuar në 29 Dhjetor, 2024 18:42

Të nderuar qytetarë, sot kur jemi në prag të Vitit të Ri, dua t’ju marr pak sekonda kohë për t’ju uruar të gjithëve nga zemra festa të gëzuara, suksese dhe mbarësi për ju, për familjen tuaj dhe për të gjithë të afërmit. Festat e fundvitit janë një kohë e jashtëzakonshme reflektimi, dashurie dhe bashkimi për të gjithë

Kështu nis ndër të tjera urimi i shtetasit Erjon Veliaj, shpërndarë sot në media dhe rrjete sociale.

Nuk ka qeveri tranzitore. Në Serbi po organizohet një revolucion

Postuar në 29 Dhjetor, 2024 16:27

Kryeministri i Serbisë, Milos Vuçeviç ka dekalruar se në vend ka një përpjekje për të organizuar një revolucion me ngjyra. Në një intervistë për Tv Pink, Vuçeviç ka deklaruar se nuk do të ketë asnjë qeveri tranzitore për të zëvendësuar qeverinë e tij, që mund të lëvizet vetëm përmes zgjedhjeve.

Refuzimi i parë nga Rusia për plnet e Trump rreth Ukrainës

Postuar në 29 Dhjetor, 2024 16:17

Propozimet e deritanishme të Donald Trump për krizën në Ukrainë, duket se nuk japin një zgjidhje të përhershme dhe as priten mirë në Rusi. Në një intervistë për agjencinë “Tass”, ministri i Jashtëm rus, Sergey Lavrov, ka komentuar propozimet e bëra nga ekipi i Trump duke theksuar refuzimin e parë rus.

Ne sigurisht që nuk jemi të kënaqur me propozimet e bëra nga përfaqësues të ekipit të presidentit të zgjedhur të SHBA për të shtyrë anëtarësimin e Ukrainës në NATO për 20 vjet dhe për dislokimin e një kontigjenti paqeruajtësish britanikë dhe europianë në Ukrainë

Filani që po u poftiset edhe fëmijëve tanë

Postuar në 28 Dhjetor, 2024 19:21

Ka dhënë një intervistë kryeministri I Shqipërisë, Edi Rama, për “Zëri i Amerikës”. Mes komenteve të shumta që tashmë janë të mirënjohura, z. Rama ka paralajmëruar shqiptarët me një lajm të lumtur:

Turqit e "Baykar" blejnë kompaninë aeronautike italiane, "Piaggio"

Postuar në 28 Dhjetor, 2024 18:04

Kompania turke, Baykar, e njohur më së shumti për prodhimin e dronit “Bayraktar” – TB2, ka blerë së fundmi kompaninë italiane të prodhimeve ajrore, “Piaggio Aereo”. Agjencia italiane, “ANSA”, raporton se PA ka qenë nën “administrim të jashtëzakonshëm” që nga viti 2018 dhe aktualisht kalon në pronësi turke, pasi ka marrë aprovimin e botës italiane të biznesit.

Rinisja e kompanisë është e siguruar

Shtete të tjera do të tërheqin njohjen e Kosovës

Postuar në 28 Dhjetor, 2024 17:49

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç, ka paralajmëruar se disa vende të Afrikës, Azisë dhe Amerikës Latine do të tërheqin njohjen e Kosovës.

Rusia pranon përgjegjësinë për incidentin e avionit azer të rrëzuar në Kazakistan

Postuar në 28 Dhjetor, 2024 15:45

Kremlini ka pranuar zyrtarisht përgjegjësinë për incidentin tragjik me një avion civil të linjës azere, AZAL. Agjencia e lajmeve “Tass” bën me dije se presidenti i vendit, Vladimir Putin, ka kërkuar ndjesë për incidentin tragjik, gjatë një telefonate me homologun e tij azer, Ilham Aliyev përmes të cilit ka përcjellë edhe “ngushëllimet më të sinqerta” familjeve për faktin se avioni u rrëzua dhe u godit në hapësirën ajrore ruse.

Pages

Subscribe to ResPublica RSS