Ikje dhe Mosbesim
Sot paradite u njoftua një deklaratë e kryeministrit Rama, e cila nuk kishte ndonjë arsye politike për t’u mbajtur. Si një njeri i shumë punëve dhe edhe i më shumë interesave, z. Rama nuk ia ka më ngenë, por as midenë konferencave me gazetarë. Ai ka zhdukuar nga qarkullimi pozicionin e Zëdhënësit, këshilltarit dhe zhvillon mitin personal përmes aurës së gjithëpushtetit dhe podcasteve në të cilat i shkon kushdo.
TikTok i shtohet tensioneve mes Francës dhe Algjerisë
Francës i ka dalë "një problem i ri" në politikën e jashtme: Algjeria. Ministria e Jashtme e kësaj të fundit ka hedhur poshtë akuzat për fushatë dizinformimi, provokuar nga një incident deportimi të një influenceri të TikTok-ut.
59 vjeçari u ndalua nga autoritetet franceze në Montpellier pasi postoi video në TikTok. U kthye në Algjeri, por ai nuk u pranua në Algjeri dhe u kthye sërish në Francë.
Mbyllin rubinetin edhe azerët, Serbia kalon në përdorim të rezervave të gazit
Serbia përballet këto ditë me një presion në rritje që lidhet me sanksionet amerikane për kompaninë kryesore të gazit, NIS. E përfshirë në lidhje interesi me Gazprom-in rus, kompania përfaqëson një ndër asetet më me vlerë të vendit dhe një instrument stabiliteti ekonomik.
Sloganet e partive politike dhe mesazhet– si do të ndikojnë në fushatën zgjedhore?
Sloganet e bëra publike nga partitë politike për zgjedhjet e shumëpritura të 9 shkurtit ofrojnë një pasqyrë të qëllimeve dhe strategjive të tyre. Gjithashtu këto slogane shfaqin dallimet e thella në porosinë dhe besueshmërinë e këtyre partive. Këto slogane nuk janë vetëm fraza të thjeshta marketingu politik; ato synojnë të përçojnë identitetin dhe prioritetet e secilës parti.
Danimarka ofron baza për SHBA në Groenlandë pas kërcënimeve për aneksim
Presioni duket se ka ecur. Mediat e ndryshme raportojnë se autoritetet daneze kanë kontaktuar me presidentin e zgjedhur të SHBA, Donald Trump, të cilit i kanë dhënë garanci se janë të gatshëm të diskutojnë rritjen e pranisë amerikane në Groenlandë.
Sipas raportimeve në media, autoritetet daneze kanë siguruar Trump se shqetësimet e tij të sigurisë, mund të adresohen pa kaluar në aneksime territoriale.
Zuckerberg kërkon ndihmën e Trump për gjobat në BE
Drejtuesi dhe pronari kryesor i kompanisë META, Mark Zuckerberg, ka kërkuar nga presidenti i ri amerikan, Donald Trump që të mbrojë kompanitë amerikane të teknologjisë nga gjobat e Bashkimit Europian. Zuckerberg është shfaqur në podcastin e Joe Rogan, përmes të cilit ka bërë disa komente që me gjasë shkojnë në favor të një lobimi pranë presidencës Trump.
Pensionohen 47 drejtuesit më të lartë të ushtrisë greke, Dendias: Kemi më shumë se SHBA
Ministria e Mbrojtjes së Greqisë ka vendosur pensionimin e 47 ushtarakëve të lartë, përfshirë kreun e ushtrisë, Inspektorin e Përgjithshëm të Ushtrisë, kreun e Marinës dhe të Forcave Ajrore.
Mund të duken si të papritura, por këto janë një hap i vendosur që pasojnë vendime për bashkimin e njësive ushtarake dhe vënien në jetë të një Strukture të re të Forcës, aprovuar nga Parlamenti dhe Këshilli Kombëtar i Mbrojtjes
Hollandezët e Dreyfus Company ofrohen për të blerë 21% të aksioneve të Portit të Selanikut
Një firmë hollandeze, LeonidsPort B.V, e themeluar nga anëtarë të familjes Louis-Dreyfus, kanë paraqitur pa kërkim një ofertë për të blerë 21% të Autoritetit Portual të Selanikut.
"Ëndërroj, pra Jam" - 100 vjet Surrealizëm
Tensione diplomatike mes Serbisë dhe Bosnjes. Beogradi cilëson si provokim vizitën e Kurtit në Sarajevë
Beogradi dhe Sarajeva janë përfshirë në një lloj tensioni diplomatik që ka mbërritur në deklarata reciproke. Pjesëmarrja e zyratrëve të lartë të shtetit serb më 9 janar në atë që njihet si Dita e Republikës Srpska, ka sjellë një notë zyrtare nga Sarajeva, e cila e quan antikushtetuese aktin në fjalë. Përkundër këtij veprimi, Beogradi ka reaguar me një deklaratë zyrtare duke dalë në një çështje për të cilën deri më tani ka mbajtur një heshtje artificiale.