Rama korrigjon talljen/Ishulli i Sazanit do quhet ishulli "Donald Trump"

Postuar në 03 Tetor, 2025 02:03

 

Shakaja e kryeministrit për presidentin Donald Trump.ka rrëshkitur drejt një incidenti të rëndë diplomatik. E nisur me idenë për të rënë në sy, ajo është interpretuar si tallje për Trump, i njohur si person që i merr personalisht mufkat e lëshuara ndaj tij.

Burime për “ Kripura” bëjnë me dije se z. Rama i kanë tërhequr vëmendjen miqtë e huaj për shakanë e pavend për të cilën nuk mund ta ndihmojë askush.

Ndryshimi i rendit ndërkombëtar, fitorja strategjike e Rusisë: Askush nuk na dikton si do marrim frymë!

Postuar në 02 Tetor, 2025 23:42

Nëse ka një fitore strategjike të Rusisë me luftën e Ukrainës ajo është me gjasë vetëm një: Ndryshimi i rendit ndërkombëtar dhe kalimi drejt një bote multipolare. Kjo lihet pak a shumë të kuptohet nga fjala e presidentit të Federatës ruse, Vladimir Putin, në Forumin Valdai, që është një mjedis ku diskutohen gjerësisht çështjet e politikës dhe sigurisë ndërkombëtare.

Duke vlerësuar paqëndrueshmërinë e mjedisit aktual global dhe ndryshimet e shpejta në të, Putin ndër të tjera ka cilësuar se:

SHBA deklaron gjendjen e luftës formale me kartelet e drogës

Postuar në 02 Tetor, 2025 22:32

Presidenti amerikan Donald Trump e ka cilësuar një luftë formale atë ku SHBA është përfshirë me kartelet e drogës. Përkufizimi zbulohet nga një memo konfidenciale e raportuar nga rrjeti “ABC” në SHBA, që i është qarkulluar disa komiteteve të Kongresit. Vendimi ka pasoja juridike pasi për shumë ekspertë ekuivalentimi i trafikantëve dhe karteleve me kundërshtarin në fushëbetejë nënkupton eliminimin e trajtimit dhe mbrojtjes juridike civile.

Presioni ndaj Serbisë

Postuar në 02 Tetor, 2025 19:13

Në një intervistë për gazetën “Izvestia” në Rusi, ambasadori i Serbisë, Momçillo Babiç, ka sqaruar perceptimin serb mbi ndikimet e aktorëve të huaj në Ballkan. Sipas tij, Britania e Madhe, Gjermania dhe disa figura në Washington, po ushtrojnë presion mbi Serbinë. Sanksionet mbi kompaninë e naftës, NIS, nisën me administratën Biden dhe vazhdojnë. Ndërkohë që sipas Babiç, Londra dhe Parisi kanë si synim kryesore shkëputjen e Beogradit nga Rusia duke e shtyrë atë t’I bashkohet sanksioneve.

Presidenti dekreton zgjedhjet në Tiranë mbi një VKM të pezulluar. Injoron Gjykatën Kushtetuese

Postuar në 01 Tetor, 2025 16:44

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka dekretuar pak më parë 9 nëntorin si ditë të zgjedhjeve të pjesshme lokale. Ai i është referuar nenit 92 dhe 93 të Kushtetutës që i jep Presidentit kompetencën e dekretimit të datës së zgjedhjeve. Në dekret, Begaj ka përfshirë edhe zgjedhjet në Tiranë. Në arsyetimin e vet(https://www.syri.net/politike/825168/dekreti-per-tiranen-begaj-me-bindi-...) Presidenca sqaron ndër të tjera se:

Drejtësia duhet të zbatohet edhe për rastin "Zdromsi"

Postuar në 01 Tetor, 2025 14:05

Më në fund edhe Erjon Veliaj, qenia që drejton Bashkinë e Tiranës, ka prodhuar një debat të mirëqenë. Dhe ai debat i intereson të gjithëve. Ky është debati sesi duhet dhe për çfarë shkarkohet një I zgjedhur në pushtetin vendor. Tashmë për Veliajn ka një vendim të Këshillit Bashkiak, një vendim të Këshillit të Ministrave, ka edhe një ankesë të tijën në Gjykatën Kushtetuese që ka njoftuar zyrtarisht regjistrimin e saj.

Gjykata Kushtetuese e Kosovës kërkon ripërsëritje për zgjedhjen e nënkryetarit të Kuvendit

Postuar në 30 Shtator, 2025 16:23

Gjykata Kushtetuese ka vendosur që seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës nuk ka përfunduar, pa zgjedhjen e nënkryetarit serb. Kushtetuesja po ashtu ka obliguar deputetët që të kryejnë edhe çështjen e zgjedhjes së nënkryetarit nga ky komunitet brenda 12 ditësh, sipas afatit nga aktgjykimi i shkuar.

Video/Me foshnjen në Parlament

Postuar në 30 Shtator, 2025 16:14

Deputetja e PS-së, Ilva Gjuzi ka marrë foshnjen me vete në seancën konstituuese të Komisionit Parlamentar për Burimet Natyrore, Infrastrukturën dhe Zhvillimin rural. 

Musk propozon Grokipedian

Postuar në 30 Shtator, 2025 16:00

Biznesmenti Elon Musk njofton se është duke krijuar Grokipedia.

Do të jetë një përmirësim masiv krahasuar me Wikipedian

shkruan Musk në rrjetin “X”.

Në një seri postimesh dhe ripostimesh të përdoruesve të tjerë, Musk ka nisur një fushatë diskreditimi të rrjetit të njohur enciklopedik online që akuzohet për njëanshmëri. Në një intervistë me Tucker Carlson, themeluesi i Wikipedias, Larry Sanger pranon se në hartimin e artikujve të enciklopedisë ka një kategorizim të burimeve duke folur madje për një listë të zezë.

Video/Jeni të gjithë mashtruesa! Qytetari mësyn këshillin bashkiak të Vlorës

Postuar në 29 Shtator, 2025 14:28

Pages

Subscribe to ResPublica RSS