Trupat izraelite hyjnë në Liban, shënjestra e vërtetë mbetet Irani
Izraeli ka nisur në Liban atë që e quajti ofensivë tokësore e kufizuar. Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) njoftuan nisjen e "sulmeve tokësore të lokalizuara dhe të shënjestruara bazuar në inteligjencën e saktë kundër objektivave dhe infrastrukturës terroriste të Hezbollahut" në fshatrat afër kufirit Izrael-Liban.
Rivaliteti i mjeshtrave të mëdhenj të Rilindjes në një film të ri
Gjatë Rilindjes, Firence gëlonte nga mashtrimi dhe korrupsioni. Ishte vendi që kërcënohej dhe shantazhohej nga Cesare Borgia dhe sundohej sipas këshillave të vetë Niccolò Machiavelli-t. Megjithatë, brenda këtij qyteti që nuk mund t’i zihej besë, tre nga emrat më të mëdhenj të artit luftuan për të krijuar vepra me bukuri të jashtëzakonshme.
Bektashistani si basti i fundit i Edi Ramës
E kam thënë me kohë që Republika e Shqipërisë është katandisur në psikiatrinë private të Edi Ramës. Mirëpo, kur vjen puna tek dalldia e fundit e kryeministrit, lexuesi dhe çdo qytetar shqiptar më mirë t’i druhet kurës kundrejt kësaj dalldie, sesa vetë simptomës apo përmbajtjes. Se në përmbajtje propozimi i Edi Ramës nuk është gjë tjetër përveçse një halucinacion i shpifur, i shkaktuar sa nga injoranca e tepërt, ashtu edhe nga ndonjë efekt i mundshëm drogash apo ilaçesh.
Një luftëtar për Shqipërinë
Nuk dihet pse qëlloi që në momentin kur në Parlament po vërviteshin karriget e protestës për Salianjin, ose po digjeshin, të dilte përpara një shkrim i Ben Blushit i 13 shtatorit me titullin: A duhet të armatoset Shqipëria?
Netanyahu premton rrëzimin e pushtetit në Iran
Sulmi tokësor i izraelit ndaj Hezbollahut në Liban duket se ka nisur në formën e operaconeve të rikonjicionit dhe neutralizimit të bazave operative të grupit shiit. Mediat raportojnë për hyrje të ushtarëve izraelitë në tunelet e Hezbollahut në jug të Libanit, shenjë kjo e përgatitjes për sulmin qendror. Tunelet janë ndërtuar afër Linjës Blu që ndan të dyja vendet.
Putin mobilizon 130 mijë trupa të reja për fushatën e vjeshtës
Presidenti rus, Vladimir Putin ka dekretuar mobilizimin e 130 mijë trupave të reja në fushatën e vjeshtës. Mosha e mobilizimit është 18-30 vjeç dhe nuk bëhet fjalë për rezervistët. Me dekretin vjen edhe çmonilizimi i atyre që kanë përmbushur termat e detyrimit ushtarak.
Numri i trupave ka qenë një ndër problemet kryesore për Rusinë në mes të konfliktit me Ukrainën, por duket se kjo pengesë është tejkaluar tashmë.
Ekstremi i djathtë fiton zgjedhjet në Austri
Partia e Lirisë (FPÖ) e ekstremit të djathtë të Austrisë siguroi fitoren në zgjedhjet e përgjithshme për herë të parë në historinë e saj me 29% të votave në zgjedhjet e së dielës (29 shtator), duke paralajmëruar një "epokë të re" për Austrinë.
Rreth 78% e elektoratit të Austrisë votuan duke nxjerrë fituese FPÖ, e ndjekur me dy pikë më pas nga partia e kancelarit Karl Nehammer. Edhe pse fitorja është e qartë, FPÖ nuk mund të qeverisë pa koalicion.
Kjo fitore nënkupton hapjen e një dere për një "epokë të re", tha Herbert Kickl, lideri i FPÖ.
Gjergji Pula në kërkim të një medaljeje personale në emër të Shqipërisë
A mund t'i mbijetojë konservatorizmi liberal riformatimit të së djathtës?
Konservatorizmi, shkruante filozofi i ndjerë Roger Scruton, u shfaq në botën moderne si "një lloj përgjigjeje, po, por..." ndaj liberalizmit. Konservatorët, vërente ai, besojnë, ashtu si liberalët, në rëndësinë e tregut të lirë, të pronës private dhe të zgjedhjeve individuale. Ata besojnë gjithashtu në rëndësinë mbizotëruese të komunitetit dhe traditës si vendosjen e kufijve për shtrirjen e individualizmit. Liberalizmi, për Scruton, kishte kuptim "vetëm në kontekstin social që mbron konservatorizmi".
Turqia drejt BRICS
Turqia ka paralajmëruar se do të bëhet pjesë e organizatës BRICS, të cilën e ka argumentuar me pozicionin e vet srategjik. Kreu i Parlamentit Numan Kurtulums ka deklaruar gjatë një interviste për agjencinë ruse, “TASS” ai ka theksuar se pjesëmarrja turke në BRICS, duhet parë si mundësi komunikimi.