Kroaci/Ligj kundër mbishkrimeve në varret e kohës së luftës 1991-1995

Parlamenti kroat ka miratuar të mërkurën në ligj për varrezat sipas të cilit imponohet zhvendosja e mbishkrimeve të vëna në varre të ndërtuara mes viteve 1991-1995 të cilat vlerësohen fyese. Mbishkrimet vihen në përballje me “rendin kushtetues” duke theksuar se janë jashtëligjore mbishkrimet e vendosura gjatë “pushtimit dhe riintegrimit paqësor” dhe që “përmbajnë simbole që mund të fyejnë moralin dhe ndjenjat e qytetarëve”. Fjala është për mbishkrime që glorifikojnë të rënët serbë në luftë.
Mediat theksojnë se ligji shënjestron varret e ndërtuara sidomos pas 30 majit 1990, dita e pluralizmit parlamentar në Kroaci dhe pikënisja e pavarësisë nga Jugosllavia. Ligji referon pasojat e këtij momenti, kur serbët që në atë kohë përfaqësonin 12.2% të popullsisë deklaruan krijimin e Republikës së Krajinës, çka çoi në luftë.
Varret e kësaj lufte dhe konteskti e marrëdhënieve të tanishmes mes Serbisë dhe Kroacisë, mesa duket ka risjellë problemet, teksa ligji në fjalë u u jep të drejtë qytetarëve që të raportojnë për çdo mbishkrim që bie ndesh me rendin kushtetues. Ligji u jep familjarëve kohë deri në 30 ditë për të ndryshuar apo hequr mbishkrimin, përndryshe aplikohet gjobë 1000-5000 euro. Përfaqësues të pakicës serbe shprehen se ligji kthen në politike një çështje komunitare, ndërkohë që edhe aktorë të tjerë kroatë shprehen se ligji ekzagjeron një problem që nuk është aq i dukshëm.
Add new comment