Dritat e Beogradit kanë rëndësi rajonale

Postuar në 18 Janar, 2025 21:11

 

Duket se opozitarizmi në Ballkanin Perëndimor ka ende shpresë. Shpresa sot është strehuar në Serbi. Nuk po hyjmë në kualifikimin e pikëpamjeve politike apo ideoogjike të opozitës së atjeshme, por për aftësinë e dëshmuar në galvanizimin e një fryme që po e detyron Aleksander Vucic, këtë akrobat të dy botëve, këtë realist të duruar të të gjitha punëve që përtej suksesit në rehabilitimin e pozicionit ndërkombëtar të Serbisë, ritmit ekonomik dhe rivlerësimit të saj gjeopolitik, ka gozhduar frymëmarrjen e shpresës se gjërat mund të ndryshojnë.

Europa po shkon drejt krizës energjetike

Postuar në 18 Janar, 2025 19:03

Kryeministri hungarez, Viktor Orban, e ka cilësuar situatën e fundit energjetike në Europë, si alarmante. Sipas tij aktualisht vendimet e Ukrainës për të ndërprerë tranzitin e gazit rus, përafrojnë një krizë energjetike.

Në ditët e fundit janë raportuar zhvillime alarmuese në fushën e furnizimit me energji të Europës. Ukrainasit bllokuan gazsjellësin që ushqen Hungarinë me gaz, ndërkohë që administrata amerikane ka vendosur sanksione që kanë provokuar rritje të çmimeve të energjisë në Europë. Europa po shkon drejt një krize energjetike

Po ky?!

Postuar në 18 Janar, 2025 18:00

Ka reaguar sot ministri i Brendshëm, tri ditë pasi një efektiv policie u hodh nga një pallat. Siç u fol në media, dhe pati akuza të hapura, polici në fjalë u hodh pasi kishte ndaluar djalin e Samir Manes dhe për këtë shkak i ishte ushtruar presion i madh nga eprorët që e çuan në aktin në fjalë. 

Franca shkon drejt krizës buxhetore dhe financiare

Postuar në 18 Janar, 2025 14:30

Franca po shkon drejt një krize ekonomike dhe financiare dhe politika nuk po bën dot asgjë për këtë. Një ndër ekonomistët më të njohur në botë, Olivier Blanchard, dikur një ndër ekonomistët kryesorë të Fondit Monetar Ndërkombëtar, thotë se qeveritë e Francës kanë dështuar të balancojnë buxhetin.

Ne nuk po bëjmë absolutisht asgjë që na duhet

citohet ai.

Marrëveshja e Gaza-s erdhi nga presioni i Trump mbi Izraelin

Postuar në 17 Janar, 2025 18:02

Kush e diktoi marrëveshjen e re mes Izraelit dhe HAMAS-it?

Në SHBA ka një lloj gare për të marrë meritat e kësaj që u arrit. Presidenti i zgjedhur Donald Trump, ka rendur të deklarojë se ishin qëndrimet e tij që përshpejtuan e madje detyruan HAMAS-in të ulet në negociata, ku pika kyçe ishin pengjet.

Rusia dhe Irani firmosin traktat të partneritetit strategjik

Postuar në 17 Janar, 2025 13:39

Rusia dhe Irani firmosin sot Traktatin e Partneritetit Strategjik Gjithpërfshirës që sipas njoftimeve mediatike do t’i japin një shtysë të re bashkëpunimit në të gjitha fushat. Në këtë kuadër, presidenti Iranian, Massoud Pezeshkian ka udhëtuar drejt Moskës ku është takuar me homologun e vet Vladimir Putin. Vetë fakti i firmosjes në Kremlin flet për raportet e forcës mes dy vendeve, sidomos pas humbjeve strategjike masive të Iranit në Lindjen e Mesme: Siri, Liban, Gaza.

Marrëveshje 100-vjeçare mbrojtjeje Britani e Madhe-Ukrainë

Postuar në 16 Janar, 2025 22:45

Kryeministri britanik Keir Starmer ka firmosur një marrëveshje 100-vjeçare partneriteti me presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskiy në atë që Associated Press e quan “pjesë e një shoë europian të mbështetjes dhe premtimeve për të ndihmuar Ukrainën që të përballë Rusinë”.

Ne jemi me ju jo vetëm sot apo nesër, këtë vit apo tjetrin, por për 100 vjet – shumë më pas sesa kjo luftë e tmerrshme të ketë mbaruar dhe Ukrainë të jetë e lirë dhe e begatë sërish

Akuza: Ndaloi djalin e Samir Manes, drejtuesit i bënë presion, polici tentoi vetëvrasjen!

Postuar në 16 Janar, 2025 21:31

Ngjarja e një polici të hedhur nga një pallat në Tiranë zbulon një situatë të rëndë në këtë vend që po e bën sigurinë e jetës çështje urgjente. Në një diskutim në MCN Tv, gazetarja Klodiana Lala ka akuzuar hapur Policinë e Shtetit për krijimin e një gjendjeje presioni ndaj punonjësit Azbi Spahiu, që çoi mandej në aktin e tij. Arsyeja: polici rrugor ndaloi në një aksident automobilistik djalin e Samir Mane, biznesmenit të njohur për lidhje të forta deri në majën e qeverisë dhe të opozitës.

Ndërron jetë David Lynch

Postuar në 16 Janar, 2025 20:18

Ka ndërruar jetë në moshën 78 vjeçare regjizori David Lynch.  I njohur për filma si “Mulholland Drive”, “Blue Velvet” dhe “The Elephant Man”, Lynch dallohej për stilin e vet kinematografik cilësuar si surrealist.

Ai la gjurmën e vet edhe në video muzikore, promocione të shtëpive të njohura të modës, ndërkohë që ka qenë regjizori dhe skenaristi i ekranizimit të serialit “Dune”, i shumëpopullarizuar. Në SHBA ai arriti ndoshta kulmin e njohjes me serialin “Twin Peaks” në vitet ’90, të cilin e ripunoi më 2017.

Saksoni, një neonazist i dënuar ndryshon gjininë për të vuajtur dënimin në burgun e grave

Postuar në 16 Janar, 2025 19:57

Sven Liebich, një neonazist nga Saksonia, i dënuar me 18 muaj burg për nxitje të urrejtjes dhe shpifje, ka ndryshuar gjininë dhe emrin në një akt që shihet si përpjekje për të ndryshuar destiacionin e vuajtjes së dënimit. Media të ndryshme në Europë referojnë rastin që ka bërë një farë përshtypje për shkak të llojit të mbrojtjes së ndërmarrë nga i dënuari.

I shfaqur me një mjekër pak më të gjatë, Liebich citohet të jetë shprehur se:

Kam frikë nga diskriminimi

Pages

Subscribe to ResPublica RSS