Tirana, zgjatim i Izraelit. Reagim vetëm për pengjet izraelite. Spiropali flet për përpjekje të Trump, jo një PLAN
Ministrja e Jashtme e Shqipërisë, Elisa Spiropali, ka reaguar sot si zyrtarja e vetme e qeverisë për dakordësinë e Hamas-it për lëshimin e pengjeve. Spiropali ka deklaruar se:
Kandidati për ambasador të SHBA në Serbi: Më bllokoi Deep State
Mark Brnoviç, i nominuari i SHBA për ambasador në Serbi, ka deklaruar tërheqja e kandidaturës së tij lidhet me veprimet e të ashtuquajturit Shteti i Nëndheshëm.
Dua të falenderojë presidentin Trump për nominimin, por procesi u zvarrit, u bë e qartë se burokratët e shtetit të nëndheshëm nuk duan dikë me sfondin time tik, politik dhe fetar që të shërbejë në Serbi
citohet ai nga “Serbian Times”.
ShBA tërheq ambasadorin e propozuar për në Serbi
ShBA kanë tërhequr ambasadorin e propozuar për në Serbi, Marko Brnoviç, një republikan nga Arizona. Lajmi raportohet nga mediat serbe që referojnë Komitetin për Marrëdhëniet me Jashtë në Senatin amerikan.
Nuk jepen arsye të tërheqjes por Serbia ka të hapur me ShBA çështjen e sanksioneve ndaj kompanisë NIS.
Brnoviç u propozua në muajin mars.
Macron flet për degjenerimin e demokracisë, Merz: Qendrat e pushtetit po lëvizin
Kancelari gjerman, Friedrich Merz ka deklaruar me rastin e 35 vjetorit të bashkimit të dy Gjermanive se sfidat që përjeton sot kontinenti po vënë në diskutim vetë sistemin demokratik.
Qendrat e pushtetit në botë po lëvizin në një shkallë të tillë që nuk janë parë që nga fundi i Luftës së Ftohtë. Një aks i shteteve autokratike që sfidon rendin liberal në botë po sfidon direkt demokracitë perëndimore. Kjo është arsyeja pse ne duhet të rifitojmë aftësinë tonë për të mbrojtur lirinë tonë
Rama korrigjon talljen/Ishulli i Sazanit do quhet ishulli "Donald Trump"
Shakaja e kryeministrit për presidentin Donald Trump.ka rrëshkitur drejt një incidenti të rëndë diplomatik. E nisur me idenë për të rënë në sy, ajo është interpretuar si tallje për Trump, i njohur si person që i merr personalisht mufkat e lëshuara ndaj tij.
Burime për “Të Kripura” bëjnë me dije se z. Rama i kanë tërhequr vëmendjen miqtë e huaj për shakanë e pavend për të cilën nuk mund ta ndihmojë askush.
Ndryshimi i rendit ndërkombëtar, fitorja strategjike e Rusisë: Askush nuk na dikton si do marrim frymë!
Nëse ka një fitore strategjike të Rusisë me luftën e Ukrainës ajo është me gjasë vetëm një: Ndryshimi i rendit ndërkombëtar dhe kalimi drejt një bote multipolare. Kjo lihet pak a shumë të kuptohet nga fjala e presidentit të Federatës ruse, Vladimir Putin, në Forumin Valdai, që është një mjedis ku diskutohen gjerësisht çështjet e politikës dhe sigurisë ndërkombëtare.
Duke vlerësuar paqëndrueshmërinë e mjedisit aktual global dhe ndryshimet e shpejta në të, Putin ndër të tjera ka cilësuar se:
SHBA deklaron gjendjen e luftës formale me kartelet e drogës
Presidenti amerikan Donald Trump e ka cilësuar një luftë formale atë ku SHBA është përfshirë me kartelet e drogës. Përkufizimi zbulohet nga një memo konfidenciale e raportuar nga rrjeti “ABC” në SHBA, që i është qarkulluar disa komiteteve të Kongresit. Vendimi ka pasoja juridike pasi për shumë ekspertë ekuivalentimi i trafikantëve dhe karteleve me kundërshtarin në fushëbetejë nënkupton eliminimin e trajtimit dhe mbrojtjes juridike civile.
Presioni ndaj Serbisë
Në një intervistë për gazetën “Izvestia” në Rusi, ambasadori i Serbisë, Momçillo Babiç, ka sqaruar perceptimin serb mbi ndikimet e aktorëve të huaj në Ballkan. Sipas tij, Britania e Madhe, Gjermania dhe disa figura në Washington, po ushtrojnë presion mbi Serbinë. Sanksionet mbi kompaninë e naftës, NIS, nisën me administratën Biden dhe vazhdojnë. Ndërkohë që sipas Babiç, Londra dhe Parisi kanë si synim kryesore shkëputjen e Beogradit nga Rusia duke e shtyrë atë t’I bashkohet sanksioneve.
Presidenti dekreton zgjedhjet në Tiranë mbi një VKM të pezulluar. Injoron Gjykatën Kushtetuese
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka dekretuar pak më parë 9 nëntorin si ditë të zgjedhjeve të pjesshme lokale. Ai i është referuar nenit 92 dhe 93 të Kushtetutës që i jep Presidentit kompetencën e dekretimit të datës së zgjedhjeve. Në dekret, Begaj ka përfshirë edhe zgjedhjet në Tiranë. Në arsyetimin e vet(https://www.syri.net/politike/825168/dekreti-per-tiranen-begaj-me-bindi-...) Presidenca sqaron ndër të tjera se:
Drejtësia duhet të zbatohet edhe për rastin "Zdromsi"
Më në fund edhe Erjon Veliaj, qenia që drejton Bashkinë e Tiranës, ka prodhuar një debat të mirëqenë. Dhe ai debat i intereson të gjithëve. Ky është debati sesi duhet dhe për çfarë shkarkohet një I zgjedhur në pushtetin vendor. Tashmë për Veliajn ka një vendim të Këshillit Bashkiak, një vendim të Këshillit të Ministrave, ka edhe një ankesë të tijën në Gjykatën Kushtetuese që ka njoftuar zyrtarisht regjistrimin e saj.
