Dorëhiqet për marrëveshje financiare joetike kryeministri i Lituanisë
Kryeministri lituanez Gintautas Paluckas është detyruar të japë dorëheqjen në dritën e një skandali për “marrëveshje joetike financiare”. Paluckas ka njoftuar personalisht aktin duke shtuar se do të lërë edhe postin e kryetarit të Partisë Socialdemokrate.
Stërvitja e parë e përbashkët mes ushtrisë serbe dhe asaj kineze
Pjesëtarë të Brigadës së Operacioneve Speciale të Ushtrisë serbe kanë zhvilluar së fundmi një stërvitje të përbashkët me homologë të Ushtrisë kineze në Provincën Hebei në Kinën Veriore. Stërvitja 10-ditore u përqendruar në përdorimin e mjeteve të reja si dronë në taktikat e luftimit urban.
Akses i paautorizuar në Kadastrën digjitale greke, skandali hetohet nga BE
Gazeta greke “Kathimerini” raporton për një incident të rëndë me regjistrin kadastra digjital në vend. Sipas saj, në 18 muajt e fundit ka patur parregullsi dhe ndërhyrje të paautorizuara në regjistrin digjital të titujve të pasurisë çka ka vënë në lëvizje Zyrën e Prokurorit Europian.
Tërmet i magnitudës 8.7 godet Kamçatkën në Rusi
Një tërmet me magnitudë 8.7-8.8 ka goditur rajonin e Kamcatkës në Lindjen e Largët të Federatës Ruese. Shërbimi i Unifikuar Gjeofizik i Akademisë Ruse të Shkencave e ka cilësuar goditjen si “një ngjarje të jashtëzakonshme” dhe tërmetin më të fuqishëm që nga viti 1952.
Autoritetet kanë paralajmëruar për pasgoditje të forta ndërohë që është raportuar gjenerimi i tsunamit që ka prekur vetë gadishullin rus, Japoninë dhe bregun perëndimor të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Rënie e kriminalitetit në vitin 2024 me 3.5%
Në prill të këtij viti, INSTAT publikoi statistikat e krimeve dhe drejtësisë penale për vitin 2024. Sipas këtij publikimi, për vitin që lamë pas në Shqipëri janë evidentuar 32 653 vepra penale, ose 3.5% më pak sesa në vitin 2023. Numri i autorëve ishte 40 057, ose 1.4% më shumë sesa në vitin 2023.
Numri i procedimeve penale u rrit me 3.4% ndërkohë që numri i të burgosurve ishte 4 491, ose 13.1% më pak sesa në vitin 2023.
Nëse do shohim grafikun e përpiluar me këtë rast, bie në sy rritja e krimeve kibernetike, që reflekton një prirje të përgjthshme globale.
2019-2024, 10 mijë prona të shitura zyrtarisht në Shqipëri
Nga një shikim i shpejtë në mediat online, mund të vihet re se ndërtimi i kullave, apo zonave rezidenciale zë vend qendror. Aq e fortë është vëmendja mbi këtë sektor, saqë në një aspekt të krijohet përshtypja se ndërtimi dhe turizmi janë të vetmet fusha ku ekonomia e Shqipërisë punon. Pyetjes se kush blen dhe kush investon është përpjekur t’i japë një përgjigje së fundmi edhe kryeministri Edi Rama, që teksa paralajmëroi të mos aplikohet më parablerja dhe blerja me klering, vuri në dukje se ndërtimi në Shqipëri ka ardhur paralel me një përmirësim rrënjësor arkitektonik.
Rajoni i Korçës, harmonia dhe keqkuptimet fetare
Një intervistë e historianit Petrit Zeneli për historinë e krahinës së Vakëfeve dhe konfliktet fetare në rajonin e Korçës që janë injoruar gjerësisht nga historiografia.
Ambasadori i Rusisë: Ngricë në raportet me Shqipërinë
Më poshtë një intervistë e ambasadrit të Federatës Ruse në Tiranë, Alexey Zaytsev, dhënë për MCN TV/
Pak ditë më parë kancelari i ri i Gjermanisë F.Merz njoftoi se nuk do të ketë më kufizime në furnizimin me armë të Ukrainës dhe përdorimin e tyre. Çfarë do të thotë kjo për rendin europian dhe atë ndërkombëtar?
Mbi identitetin greko-shqiptar
Dimitris Christopoulos, profesor i shkencave politike në Universitetin Panteion, në një intervistë për gazetarin Nikos Janopulos, analizon identitetin hibrid.
Tani është koha e drogës
Disa vite më parë qarkullonte një statistikë sipas të cilës në vitet e tranzicionit, pra të themi një 20 vjetësh pas ’90-s, konfliktet e pronësisë kishin shkaktuar mbi 8000 viktima. Një shifër që është sa provokacion tragjik i legjislacionit, aq edhe i idesë se të gjithë jemi pronarë, diku apo dikur.