Vlora Hyseni fshihet nga SHISH

Postuar në 26 Nëntor, 2026 16:30

Vlora Hyseni është fshirë nga memoria e Shërbimit Informativ Shtetëror. Mjafton një vizitë në faqen online të këtij institucioni, ose më saktë të rrangallave që kanë mbetur aty, për të kuptuar se Hyseni, shpallur dikur ylli i inteligjencës, mungon në kategorinë e “Drejtuesit e SHISH në vite”.

Ajo figuron vetëm në rubrikën “Media” me vizita e saj në vende të ndryshme, ndërkohë që në faqe mungon edhe një biografi e drejtorit të ri me mbiemër Hasani.

Në faqen e Shërbimit mungon me aq sa mund të shihet, një rubrikë për raportin vjetor të institucionit që sillet prej dekadash sikur administron sekrete të metafizikës dhe jo sikur është një agjenci gjysmë policore, e gjysmë xhandarmërie që nuk ka më asgjë në dorë veçse të nxijë jetën e ndonjë qytetari pa krah.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.