Dështon projekti franko-gjerman për avionët e gjeneratës së re
Përpjekja franko-gjermane për të ndërtuar një gjeneratë të re avionës ushtarakë ka dështuar. Kjo është pranuar në një telefonatë mes presidentit francez Emmanuel Macron dhe kancelarit gjerman, Freidrich Merz që kanë rënë dakord se kompanitë e përfshira në nismën në fjalë, nuk janë në gjendje të vazhdojnë bashkëpunimin.
Projekti i quajtur Sistemi Ajror i Ardhshëm i Luftimit nisi në vitin 2017 është frenuar për shkak të mosmarrëveshjeve të mëdha mes francizes Dassault dhe gjermanes Airbus Defence për çështjen e drejtimit të projektit. Projekti në fjalë ka angazhuar edhe Spanjën dhe supozonte të zëvendësonte Eurofighter gjerman dhe Rafale të Francës deri në vitin 2040.
Nga ana e vet pala gjermane ka lënë të hapur mundësinë e bashkëpunimit për dronët dhe sistemet cloud të luftimit.

Add new comment