S'ka si deti ynë. Nuk ka as si Fevizu në fakt me shokë, ndaj nuk do shkelur
Blendi Fevizu ka nisur avazin e agjentit publicitar. Deti është perlë,- thotë ai. Nuk ka det si ky në mbarë botën,-vazhdon më tej në një videomesazh në rrjetet sociale.
Peeeeeerrrrlë, peeeeeeeeerrlë. Dëgjohet gazetar-moderator e të tjera çfarë është ai.
Sa ka nisur sezoni dhe llokoçitje të tilla tenxheresh me fasule do dëgjojmë gjatë. Problemi është se ky harron se në ato vende nuk të shkohet pikërisht se has ca si ky që nuk honepsen jo vetëm nga forma e kokës dhe ecja, por edhe vektori kulturor i ekzistencës. Si qeshin, si duken, si ashtu e si kështu.
Dhe në fakt, si ky, pra një gjë si ky vështirë se gjen gjetiu.

Comments
Mu kujtua nje barcalete ( nga
Mu kujtua nje barcalete ( nga ato te sajuarat) ne nje reviste humoristike te kohes se diktatures, ku vihej ne tallje regjimi i Zogut. Nje kapterr hypur mbi mushke bashke me xhandar Sefedinin qe e ndiqte pas po venin diku. Kapteri kishte nge dhe i fliste papushim; xhandar Sefedini i lodhur nga rruga ia kthen: zotrote je maj mushkes, prandaj flet kaluar! Keshtu eshte edhe me Fevzon. I gjithe "pasioni" per te bere emisione te gjata e pothuaj te perditshme, i gjithe "pozitiviteti" i tij ndaj lloj-lloj personazhi, por edhe qasja tejet e relaksuar ( pa nerv) ndaj politikes, e ka nje shkak: pagen stratosferike qe merr per emisionin e tij....
Natyrisht qe as po vjedh as po ben korrupsion, qe te mos keqkuptohem; por kjo eshte arsyeja.
Add new comment