IBAR, ende pa dritë jeshile. Vendet anëtare skeptike

Postuar në 13 Maj, 2026 19:29

Raporti për Piketat e Ndërmjetme IBAR, një mekanizëm kyç në procesin e avancimit të negociatave të Shqipërisë për anëtarësim në Bashkimin Europian, vijon të mbetet i pamiratuar.

Gjatë mbledhjes së zhvilluar të martën në Bruksel nga Grupi i Punës për Zgjerimin dhe Vendet Kandidate (COELA), u diskutua draft-pozicioni i përbashkët për Shqipërinë, por nuk u arrit një dakordësi mes shteteve anëtare.

Raporti është ende i bllokuar për shkak të mungesës së konsensusit politik brenda vendeve anëtare.

Më konkretisht bëhet fjalë për Gjermaninë, Francën, Holandën, Greqinë dhe Polonia, kanë kërkuar informacione shtesë mbi disa çështje, sidomos në raport me funksionimin dhe pavarësinë e sistemit gjyqësor në Shqipëri dhe shtetin e së drejtës.

Aktualisht, perspektiva për miratimin e raportit IBAR në afat të afërt mbetet e pasigurt, duke shtyrë më tej një fazë të rëndësishme të procesit të negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian.

Sipas rregullores, nëse raporti IBAR nuk miratohet, Shqipëria nuk mbyll dot asnjë grupkapitull, duke rrezikuar të mbetet peng për vite me radhë.

Sipas vetë qeverisë, BE ka vendosur 101 kushte që duhen plotësuar që të mbyllën grupkapitujt, nga të cilat 10 kapituj qeveria thotë se është gati me dokumente për t’i prezantuar.

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.