Tre Veliaxhinj që qajnë hallin e Metës

Drejtësia me pesë yje po i ngjan frikshëm asaj të vjetrës
Drejtësia e Robespierre apo ajo e Beccaria-s? Pas skenës së Ilir Metës në kafaz, në cilën anë janë SPAK dhe Shqipëria?
Kur debatoni për drejtësinë, mos kini parasysh politikanët, por qytetarët e thjeshtë
Këto më sipër janë tituj të disa opinioneve të ditëve të fundit që kanë marrë shkas nga pamjet e Ilir Metës. Kanë për autor Skënder Minxhozin, Carlo Bollino dhe Mero Bazen.
Të tre këta janë bërë merak për Metën që në këtë rast është Parimi për një drejtësi me standarde. Spikat Bollino që si gazetar harron se parimi i Beccaria-s për prezumimin e pafajësisë nuk aplikohet shumë në gazetari ku dominon dyshimi dhe supozimi i fajshëm i pushtetit. Prezumimi i pafajësisë është parim rregullues në sistemin e drejtësisë, për një proces të rregullt dhe të drejtë. Por jo parim organizues i medias.
Por megjithatë, të tre këta i bashkon fakti se janë Lalarë, Veliaxhinj, apo si t’i quash. Pra mbështetës të ish-kryebashkiakut Erjon Veliaj, për mbrojtjen e të cilit janë kahil të mbrojnë këdo.
Kaq është e vërteta e këtyre zhurmuesve të bezdisshëm.
s.zaimi

Comments
Ne Shqiperi gjyqin t'a bejne
Ne Shqiperi gjyqin t'a bejne gazetaret. Keta e dine me pare se sa policia se kush do te arrestohet dhe se kur. Ketaxe dine se kush eshte i fajshem dhe se kush eshte i pafajshem.
Pergjat Plandemise se Covid, gazetaret si K Lala folen per nje grup njerezish ( anti lockdown) qe do te arrestoheshin, biles Lala fliste jashte Drejtorise se policise se shtetit. Kemi Ervin Karamucon qe flet per nje grup njerezish qe paguhen nga Irani dhe do te arrestohen, biles ai mburret se u ka pare edhe dosjen.....
Ja kjo eshte Shqiperia, han pa porta. Anal- iste dhe gazetare qe flasin e urdherojne duke "ditur" gjithshka se kush do te arrestohet e se kush duhet te lirohet.
Menxyra e fantazmes Metaj duhet te paguaj per gjithshka, edhe per natyren dhe malin e shenjte te BAba Tomorit qe e ka dhunuar, shperfytyruar, per fshaterat perreth qe i ka kthyer token djerre nga gerryerja e Malit per mermer.
Inshaallah ka fatin e K Hazbiut, sepse cehren ka ka te tij para secte pushkatohej
Jo Beçaria po Bekaria (Cesare
Jo Beçaria po Bekaria (Cesare Beccaria, " Dei delitti e delle pene" vepra se ciles i referoheni)
Add new comment