Ish-kryeministri izraelit: Turqia është Irani i ri
Ish-kryeministri Naftali Bennett përdori skenën e Konferencës së Presidentëve të Organizatave të Mëdha Hebraike Amerikane për të dhënë një paralajmërim të hapur strategjik: "Turqia është Irani i ri".
Bennett tha se ndërsa Izraeli ka përvetësuar mësimet e masakrës së 7 tetorit dhe luftës pasuese në Gaza, një kërcënim i ri rajonal po merr formë - këtë herë nga Ankaraja.
"Në këtë moment, po shfaqet një kërcënim i ri turk", tha Bennett. "Turqia dhe Katari kanë fituar ndikim në Siri, po kërkojnë ndikim diku tjetër dhe kudo në të gjithë rajonin. Dhe nga këtu, paralajmëroj, Turqia është Irani i ri. Erdogan është i sofistikuar, i rrezikshëm dhe kërkon të rrethojë Izraelin. Nuk mund t'i mbyllim sytë përsëri".
Bennett iu rikthye sulmit të Hamasit më 7 tetor, që sipas tij rrëzoi “konceptin strategjik të ndërtuar mbi iluzionin se vetëm mbrojtja do të na mbrojë".
Ai tha se Izraeli nuk duhet t’i lejonte forcat armiqësore të vendosen afër kufijve të tij. "Ne nuk do ta lejojmë Hamasin të rindërtojë raketahedhës ose fabrika armësh pak minuta larg komuniteteve tona. Kurrë më", tha ai. "Ne nuk do të hezitojmë të veprojmë në të gjithë Lindjen e Mesme për të ndjekur armiqtë, për t'i gjuajtur ata dhe për të siguruar një të ardhme."
Bennett akuzoi Ankaranë dhe Dohën për zgjerimin e ndikimit në Siri dhe Gaza dhe për përpjekjen për të ndërtuar atë që ai e përshkroi si një bosht armiqësor sunit. “Turqia dhe Katari po e ushqejnë përbindëshin e Vëllazërisë Islamike që po rritet”, tha ai. “Turqia po përpiqet ta kthejë Arabinë Saudite kundër nesh dhe të krijojë një bosht armiqësor sunit me Pakistanin bërthamor.”

Add new comment