Edi Rama merr pjesë në një konferencë të dominuar nga neonazistët

Gazeta izraelite “The Times of Israel” e cilëson konferencën që nis nesër në Jeruzalem, dedikuar luftës kundër Antisemtizmit si përçarëse. Ftesat e dërguara nga ministri për Diasoprën, Amichai Chikli, cilësuar edhe ky si ministri më polarizues në Izrael, përfshijnë përfaqësues të së djtahtës ekstreme në Europë. Për pasojë njerëz me autoritet si kryerabini brianik Ephraim Mirvis dhe kreu i Lidhjes Kundër Shpifjes, Jonathan Greenblatt kanë joftuar bojkotimin.
Në konferencë do të jenë njerëz si Jordan Bardella ndërkohë që Chikli intepreton se kjo qasje lidhet me nevojën strategjike për të luftuar kundër antisemtizimit përmes aleancës me ato parti që janë kundër islamit radikal. Ministri izraleit i përmbahet idesë se nuk është e djthata ekstreme kërcënim për semitizmin, por Islami radikal. Nga Suedia në Blegjikë, ftesat për konferencën ku merr pjesë nesër edhe Edi Rama, dominohen nga të djathtë dhe parti me origjinë naziste.
Por ministri nuk është vetëm në këtë pozicion. Javën e shkuar Netanyahu priti në takim një anëtar të njohur të Partisë austriake të Lirisë, Harald Vilimsky. Lidhur me këtë takim, kreu i komunitetit hebraik të Austrisë, Oskar Deutsch ka reaguar ashpër, ndërkohë që Netanyahu luan muzikë tjetër:
Qytetërimi judeo-kristian është nën sulm. Kjo është një përpjekje e çuar para jo vetëm nga Islami radikal, por në bashkëpunim me të majtën radikale dhe islamikët të bashkuar në urrejtjen e tyre ndaj Izraelit
shkruajti ai në lidhje me këto akuza.
Kryeministri izraelit e ka cilësuar aleancën me të djathtën ekstreme si të domosodshme për të ardhmen e botës që po hyn sot në një betejë vendimtare. Duhet kujtuar se kur FPO hyri në qeveri në vitin 2000 në Austri, Izraeli tërhoqi ambasadorin nga Vjena. Koha ka ndryshuar, memoria izraelite po ashtu. Holokausti mesa duket ka mbetur në filma.

Comments
Eshte krejt e vertete qe
Eshte krejt e vertete qe rrethi, qe ministri izraelit ka ftuar ne konference, kryesisht eshte me qendrime te djathta apo ultra te djathta, por ama ju jeni duke e pare nga syri opozitar i “The Times of Israel", dhe ata dalin edhe me te djathte. Qe ta perkthejme pak ne kontekstin shqiptar, i bie ta shikosh qeverine e Edi Rames ne Shqiperi sot, me syte e Mero Bazes se 2002. Po te shfletosh gazeten Tema e asaj kohe, gjen pothuajse te njejtat gjera qe thuhen per te njejtin njeri (po merremi me kete tonin meqe e njohim nga afer) sot nga gazeta izraelite e cituar nga ju.
Nuk po e shohim nga syri i
Nuk po e shohim nga syri i Times of Israel. Se kemi marre aty raportimin, jo qendrimet. Antisemitizmi nuk ka asnje lidhje me islamin radikal dhe as me Islamin. Anti-sionizmi po, ndoshta, por ketu po flasim per politike dhe jo racizem.
Antisemitizmi lidhet me te djathten europiane dhe perendimin kryesisht. Edhe ne fjalen e vet ne Parlament ku priste kete avdallin qe kemi kryeminister, Netanyahu nuk gjeti dot shembuj antisemitizmi ne boten arabe. Ai iu referua renies "per fat te keq te disa vendeve europiane ne ndikimin e propagandes". Pra antisemitizmi qe ai shpiku aty serish lidhej me Europen, edhe pse nuk ka antisemitizem ne kete rast, por reagim ndaj nje krimineli.
Te mos harrojme qe Netanyahu arriti deri aty sa ne vitin 2015 deklaroi se madje edhe Hitlerit ia mbushi mendjen per Zgjidhjen Finale Myftiu i Madh i Palestines Haj Amin al-Hussein. Aq sa Merkel u detyrua ta pergenjeshtronte.
Per ta kuptuar edhe me mire se me ke kemi te bejme mjafton te shihet lumturia e Netanyahut pas fjalimit te Ed albanezit qe citonte Sadatin dhe Itzhak Rabin, dy njerez me trashegimine e te cileve Bibi i tij i dashur ka marredhenie te letres higjenike. Madje edhe me trashegimin e Sharon. Por pse te mos qeshesh: Edi e beri adetin. Tha ca fjale duke u dridhur e kaq.
Add new comment