Përplasje mbi efektivitetin e sistemit të ri të hyrjes në BE

Postuar në 12 Janar, 2026 20:17

Sistemi i ri i hyrjes në Bashkimin Europian ka provokuar një lloj përplasjeje mes Komisionit Europian dhe lobit të të aeroporteve në union. Sipas përfaqësuesve të këtij të fundit, sistemi elektronik i hyrjes mund të sjellë diskomfort dhe shqetësim të madh në një pjesë të udhëtarëve.

Megjithatë, një Zëdhënës i KE-së, i cituar nga mediat, është shprehur se zbatimi i pjesshëm i sistemit të ri ka kaluar përgjithësisht pa probleme.

Sistemi që parashikon zëvendësimin e kontrollit të pasaportave me identifikimin elektronik hyn në fuqi më 10 prill. Në nisjen e vet më 10 tetor të vitit të shkuar, sistemi dha probleme në disa aeroporte duke shtuar deri me tri orë kohën e pritjes, një pretendim që është hedhur poshtë nga Komisionit sipas të cilit problemet fillestare janë adresuar.

Megjithatë në Portugali sistemi u pezullua me tre muaj, ndërkohë që probleme janë raportuar së fundmi edhe në Fiumicino të Romës.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.