Zhvendosje masive mjetesh dhe trupash nga ShBA në Britaninë e Madhe

Mediat në Britani raportojnë për një dislokim masiv të mjeteve dhe trupave ushtarake amerikane mes të cilave edhe forcat speciale. AvionëDhjetë C-17 Globemasters kanë zbarkuar në Glouchestershire. Dy AC-130J Ghostrider, të pajisur me topa 30mm, janë vendosur në Sufolk. Në bordin e tyre ka topa 105 mm Howitzer dhe raketa Hellfire.
Vendi i origjinës është baza amerikane Fort Cambell në Kentaki, ku strehohet Regjimenti 160 i Operacioneve Speciale Ajrore, të njohur si Ndjekësit e Natës. Siç lihet të kuptohet nga emri, ata janë helikopterë specialë që përdoren nga Forcat Delta në operacionet që kryhen natën. Ata kanë marrë pjesë në misionin e kapjes së Osama bin Ladenit. Javën që lamë pas, ata patën një rol kyç në operacionin amerikan në Venezuelë, me transportimin e forcave speciale që kapën presidentin Maduro dhe të shoqen.
Spekullimi kryesor që po qarkullon është për një sulm ndaj Iranit për të cilin ka njoftime edhe nga Izraeli. Dy ditë më parë nê disa media i raportua mbërritja e ndihmave ushtarake ruse në Iran

Add new comment