Një arkitekturë e re rajonale e energjisë. Greqia i hap dyert "Chevron", ftesë edhe Turqisë

Postuar në 06 Dhjetor, 2025 13:42

Greqia e ka cilësuar marrëveshjen energjetike me kompaninë amerikane “Chevron” si një tregues të asaj që e quan Arkitekturë të re rajonale të energjisë. Ministri i Mjedisit dhe Energjisë, Stavros Papastavrou, shprehet në një intervistë për “Kathimerini” se me funksionalizimin e Korridorit Vertikal, Greqia shndërrohet në furnizuese të Ukrainës me gazin e lëngshëm të SHBA. sipas tij, të dyja shtetet kanë krijuar një njësi të përbashkët për zbatimin e marrëveshjes, që i jep SHBA akses në tregun ukrainas, pas pezulllimit të furnizimit me gazin rus.

Ministri grek shprehet se Korridori Vertikal u shërben 100 milionë njerëzve, ndërkhë që marrëveshja me Chevron për kërkimet në det në dy blloqe, në Kretë dhe në Peleoponez, i jep Greqisë siguri dhe rëndësi të re strategjike. Greqia ka nënshkruar një marrëveshje në vitin 2019 me SHBA, përmes së cilës synohet të krijohet Qendra Energjetike për Mesdheun Lindor që sipas tij do të përmirësojë dialogun strategjik.

Nisur nga lidhja mes sigurisë dhe energjisë, është e logjikshme të kërkohet te kjo politike dinamike e Greqisë për gazin dhe hidrokarburet, një mjet për të kufizuar hapësirën e veprimit të Turqisë, që kërkon dhe ndjek politika të rishikimit të kufinjve në Egje. Po kështu, Athina është e detyruar të promovojë marrëdhëine preferenciale me SHBA, edhe duke patur parasysh se pak kohë më parë, iu kërkua publikisht anullimi i kontratës koncesionare me Kinën për portin e Pireut. Por në çdo rast, Turqia mbetet një ndër synimet e aleancës me SHBA në këtë sektor, aq sa vetë ministri Papastavrou ka theksuar se:

Ne duam që kjo arkitekturë e re të shërbejë si një ndryshim paradigmatik për rajonin – e tillë që eliminon ekstremet dhe kërcënimet. I takon pra Turqisë të ndjekë këtë model bashkëpunimi, duke lënë pas casus belli dhe “teoritë e zonave gri”

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.