BE-ja duke lypur një status mes të mëdhenjve
Komisioneri Europian për Mbrojtjen, Andrius Kubilius ka vënë në dukje dobësinë aktuale të bllokut përkundër zhvillimeve gjeopolitike që tani janë më dinamike se asnjëherë në Europë.
Në një prononcim për “Politico” Kubilius ka theksuar problemin e madh strategjik të varësisë nga SHBA, që aktualisht nuk mund të parashikohet më dhe as funksionalizohet për interea të Europës. Ndaj siç thotë ai, Europa duhet të nisë të mendojë së qeni e pavarur. Sipas tij befasia e planit 28 pikësh për Ukrainën, propozuar nga SHBA e vendosi Europën në pozitën e spektatorit. I bëri të kuptojë se pavarësisht investimeve të bëra, Bruksesli dhe çdo vend europian nuk kanë më një vend në tavolinën e bisedimeve.
Planet duhet të vijnë nga Brukseli dhe nga Berlini po ashtu
është shprehur ai.
Që ka vazhduar me ton të kujdesshëm:
Ne duhet të kemi mundësinë të diskutojmë dy plane: një që është europian dhe tjetri që ndoshta është përgatitur nga miqtë amerikanë
Ajo që bie në sy është natyra sugjeruese e një komisioneri që e sheh Europën si një entitet që lyp statusin e vet dhe nuk e fiton dot. Duke mbetur një subjekt i fjalëve që me kalimin e kohës asksush nuk e pyet më realisht.

Add new comment