Raketat "Tomahawk" cenojnë raportet SHBA-Rusi. Patrushev flet për agresion të pritshëm të Europës ndaj Rusisë

Vendimi për të dërguar në Ukrainë raketat “Tomahawk” mund të prishin prirjen pozitive mes Rusisë dhe SHBA. Kështu është shprehur presidenti rus, Vladimir Putin që është treguar i kujdesshëm se marrëdhëniet nuk janë të mira, por se ka një prirje që ato të përmirësohen.
Pak ditë më parë, Putin zhvlerësoi rëndësinë e raketave në fjalë, madje edhe të dronëve në teatrin e veprimeve në Ukrainë, duke vënë në dukje se ato nuk sjellin ndryshime. Megjithatë presidenti rus duket se ka ndryshuar mendjen kur ka rimarrë argumentin si varibaël të ecurisë së marrëdhënieve me SHBA.
Nga ana tjetër, Ndihmësi i tij, Nkollai Patrushev, njëkohësisht drejtues i Bordit të Marinës, deklaronte një ditë më parë se ushtria ruse është më e fuqishmja në botë, por se megjithëkëtë ajo nuk do ta përballonte dot një agresion të Europës pa mbështetjen e brendshme.
Add new comment