Ndryshimi i rendit ndërkombëtar, fitorja strategjike e Rusisë: Askush nuk na dikton si do marrim frymë!

Postuar në 02 Tetor, 2025 23:42

Nëse ka një fitore strategjike të Rusisë me luftën e Ukrainës ajo është me gjasë vetëm një: Ndryshimi i rendit ndërkombëtar dhe kalimi drejt një bote multipolare. Kjo lihet pak a shumë të kuptohet nga fjala e presidentit të Federatës ruse, Vladimir Putin, në Forumin Valdai, që është një mjedis ku diskutohen gjerësisht çështjet e politikës dhe sigurisë ndërkombëtare.

Duke vlerësuar paqëndrueshmërinë e mjedisit aktual global dhe ndryshimet e shpejta në të, Putin ndër të tjera ka cilësuar se:

Thuajse asgjë nuk është e paracaktuar. Çdo gjë mund të shpërfaqet në mënyra të ndryshme. Shumëçka varet nga saktësia, synimi, përmbajtja dhe planifikimi I veprimeve të çdo aktori ndërkombëtar…Në një botë shumëpolare, të gjitha vendet duhettë gjejnë pikëtakimi për interesat e tyre. Askush nuk është i disponueshëm të luajë me rregullat e vendosura matanë detit. Marrëdhëniet brenda shumicës globale, prototipi i praktikave politike të domosdoshme dhe efektive në një botë policentrike, bazohet në pragmatizmin dhe realizmin, refuzimin e filozofisë së grupit dhe nga mungesa e detyrimeve të ngurta, të njëanshme të imponuara apo modeleve me partnerë të vjetër dhe të rinj. Mentaliteti i “bllokut” i disa vendeve që synon të aktivizojë një konfrontim, është pa kuptim dhe anakronik

ka thënë ndër të tjera Putin.

Duke e shtyrë më tej këtë argument, presidenti rus ka prekur çështjen e armatimit të Gjermanisë, ndaj së cilës paralajmëroi reagime nga Rusia, ka krahasuar politikën e embargove të BE-së me Bashkimin Sovjetik. Ai ka deklaruar se kulmi i pushtetit perëndimor arriti në fundin e shekullit të 20-të, por nuk ka dhe nuk do të ketë dot sipas Putin:

një forcë të aftë që t’i diktojë botës si të marrë frymë

Elitat sunduese të Europës së Bashkuar vijojnë të ushqejnë histerinë. Duket se lufta me rusët është te dera. Ata përsërisin këtë mantra sërish dhe sërish. Sinqerisht, e ndiej t’ua them: qetësohuni dhe merruni me çështjet tuaja!

Ky mesazh tejkalon konfliktin e Ukrainës, ku Rusia nuk po arrin do të konkludojë me një rezultat të prekshëm në terren. Megjithatë, ai ka katalizuar ndër fakorët e tjerë, ndryshime sistemike në të kuptuarit e sigurisë ndërkombëtare, të aleancave të reja, ka integruar në zona veprimi perëndimore aktorë të paparashikuar si Kina dhe Korea e Veriut, duke zgjeruar emëruesin e krizave që nuk mund të jenë më lokale.

Në konfigurimin tanimë të detyrueshëm të botës si shumëpolare, opsioni i ndikimit politik dhe ekonomike të Rusisë teorikisht rritet sa kohë që ajo mund të veprojë me peshë të shtuar përkundër fqinjëve të vet që sot, me ndryshimet në SHBA, por edhe paaftësinë e menaxhimit të krizave si më parë, janë reduktuar në fiziologjinë e tyre të natyrshme në skenën ndërkombëtare. Megjithatë, ligjësia dhe ritmi për të cilin është entuziast Putin aplikohet edhe për Europën e cila është e detyruar të mësojë, kuptojë, ndryshojë dhe veprojë. Herët apo vonë.

s.zaimi

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.